Panorama (Albania)

“Llazore”, “drogaxhi”, “hundëmbush­ës”, debati pa mikrofon dje në Parlament

PS AKUZON LSI: I DHA 111 HA TOKE BALILIT KUR ISHTE NE KERKIM

- FATION BINJAKU

Unë jam ky e jam nxënësi i Faik Konicës dhe imzot Nolit. Ata më kanë mësuar si të flas. Nuk jam i madh sa ata, jam shumë më i vogël, por problemi që keni ju me sarkazëm është problemi juaj. Unë nuk i them njeriu siç i thotë Sali sa herë merr fjalën: “injorant, budalla, kriminel”. Këto quhen fyerje, ose më saktë quhen një mënyrë e foluri me sëpatë. Gjuha nuk është sëpatë. Gjuha është thikë. Sa më e mprehtë të jetë thika, aq më thellë pret, por nuk godet tjetrin, godet në funksion të një debati që po bëhet, nuk është personale. Saliu i bën personale

Seanca plenare e ditës së enjte nuk u ka shpëtuar përplasjev­e të forta, madje dhe fjalorit fyes mes deputetëve. Dje, kryetari i Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, përjashtoi nga seanca deputetin e PD- së, Flamur Noka. Sherri nisi për shkak të epitetit që Kryeminist­ri Rama i vendosi Sali Berishës, të cilin e quajti “llazore”, por këtë fakt nuk e ka duruar deputeti Noka, i cili ka tentuar të largojë Kryeminist­rin Rama nga foltorja dhe duke e ofenduar me fjalët “rrugaç”, “drogaxhi”, “hundëmbush­ës”. Por, pas thirrjeve të përsëritur­a, Gramoz Ruçi vendosi ta përjashtoj­ë nga punimet e Kuvendit. Sali Berisha në fjalën e tij ka lëshuar lumë akuzash ndaj Kryem- inistrit Rama për çështjen Tahiri dhe lidhjet e tij me Habilajt dhe Orest Sotën. Ndërkohë ai paralajmër­oi Ramën se Klement Balili do të flasë dhe do të publikojë videot e zyrtarëve të qeverisë. Por Kryeminist­ri Rama i ka quajtur shpifje dhe fantazi akuzat e Berishës. Rama u ka kërkuar demokratëv­e që të lënë mënjanë sherret, por të bashkëpuno­jnë për hapjen e negociatav­e. “Negociatat për anëtarësim, ndërkohë që ju e dini shumë mirë se, në qoftë se na ikën ky stacion për fajin tonë, për problemet që i krijojmë vetes ne këtu, nuk do të thotë që treni do të jetë aty, një muaj më mbrapa, dy muaj më mbrapa, apo 6 muaj më mbrapa”, tha Rama. Por, për Berishën, negociatat nuk hapen pa arrestimin e Saimir Tahirit.

Replikat në Parlament

Sali Berisha: E keni shndërruar këtë Parlament... për respekt të zonjave këtu unë nuk po e them, por merreni me mend vetë këtë fjalë. Dilni e filloni me hipokrizir­a vetëm për të mbuluar Tahirin. A tha ky njeri se s’ka pasur dijeni? A u publikuan raporte, sipas të cilave SHIK- u e kishte informuar për 127 oficerë madhorë të Policisë që merreshin me mbjelljen dhe trafikun e drogës? A tha Tahiri se nuk e njihte Orest Sotën? Pa shkoni merrni pak videon e ditëlindje­s së tij në lokalin e kunatit se si hedh vallen Oresti, si krushk i parë aty. Pa na thuaj pak për ça e çove Spartak Brahon të nesërmen e kapjes së parave te drejtori Policisë Qato?! A e dini se thonë që në makinë me Sotën ka qenë vetë Saimir Tahiri? A e morët vesh se ka çuar Don Agaçion për t’i nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikua­r. A nuk e denoncuam këtu në Parlament?!

Edi Rama: Mos ki asnjë merak, çdo gjë do të shkojë në vendin e vet. Haka do shkojë tek i zoti për të gjithë, mos ki asnjë merak. Këtu do të jemi, do të shikojmë dhe do të flasim prapë. Për sa i përket luftës me krimin e organizuar, me korrupsion­in dhe grupet kriminale dhe luftës për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që detyrën e marrë nga populli e kanë abuzuar, s’kam më asnjë merak, është e padiskutue­shme që këtu do të jemi. Edhe unë, edhe ti, edhe Lulzimi dhe kushdo tjetër. Këtu do të jemi Sali. Besoje këtë. Do të shikojmë dhe do të flasim prapë...

Sali Berisha: Po ore, po. Po Balili të ka në grusht ty. Videon e orgjive të tua në “Santa Quaranta” ua ka dërguar të gjithëve. Balili po flet... Po flet Balili dhe keni për ta dëgjuar shumë shpejt. Balili po i çon që të gjitha me avokat. Balili po negocion për lëkurën e tij, por juve po ju nxjerr lakuriq, siç jeni...

Edi Rama: Është një luftë që zhvillohet me agjenci të superspeci­alizuara që janë në punë Sali. Do të shohim edhe çfarë do t’ju sjellë reforma në drejtësi, edhe çfarë do t’ju sjellë vetingu dhe operacioni “Forca e ligjit”. Dhe investimi në votën e 25 qershorit, këtu do të jemi. Unë kurrë nuk bëj politikë më emra kriminelës­h e me emra krushqish, këtë e ke ti si llazorja më e madhe e vendit historikis­ht. Ty ta kemi lënë, ke bërë edhe kazanin dixhital atje.

Flamur Noka: Ndërprite seancën dhe nxirre përjashta... ( Flamur Noka shkon drejt foltores, gardistët i dalin përpara)

Gramoz Ruçi: Ulu poshtë ti! Edi Rama: Ato historitë e Shkodrës. Flamur Noka: Ndërprite seancën, nxirre jashtë këtë! Gramoz Ruçi: Zoti Noka, ulu poshtë se do të marr masa... Flamur Noka: Ça është ky mo, ça është? Nxirre jashtë, ose edukoje... Gramoz Ruçi: Zoti Noka, mos pengo seancën, tërhiqu poshtë... Edmond Spaho: Merrni masa, nxirreni përjashta ( Ramën). Edi Rama: Unë nuk i thashë as injorant, as idiot, as kriminel. Nuk thashë asgjë nga fjalët që tha ai. Flamur Noka ( Zgjat duart drejt Ramës, gardistët e ndalojnë): Dil përjashta, dil përjashta po të them...! Nxirre përjashta këtë rrugaç! Edi Rama: Unë i thashë thjesht një opinion. Një llazore, më e madhja që ka ky vend. Flamur Noka: Ti je një rrugaç, një drogaxhi, një hundmbushë­s... Edi Rama: Ore, ça është ky...? Flamur Noka: Jam ai që po ta thotë në sy, rrugaç dhe drogaxhi. Gramoz Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen për të 5- tën herë. Po e bëre dhe një herë, do të të përjashtoj nga seanca. Flamur Noka: Mos fol më këtu ore, dil jashtë! Edi Rama: Ore, ça është ky mo? Nga vjen ky mo? Nga ç’pyll e keni sjellë këtë? Flamur Noka: Nga pylli i satëme, po dil përjashta... Edi Rama: Nga ç’pyll ka dalë ky mo? Flamur Noka: Nga pylli i satëme... Edi Rama: Ç’është more ky...?! Nga cili pyll e keni gjetur Sali dhe e ke sjellë në Tiranë këtë? Flamur Noka: Mbylle, mbylle, shko edukohu! Gramoz Ruçi: Zoti Noka, pasi të kam tërhequr vëmendjen... Edi Rama: Tërhiqeni në strofull këtë mo... Nga doli ky mo... Ik se po të thërret Saliu... Gramoz Ruçi: Një minutë, zoti Kryeminist­ër, mos fol... Zoti Noka është e disata herë që po pengon zhvillimin e seancës dhe për përdorimin e fjalëve fyese ndaj folësit, në rastin konkret Kryeminist­rit, të përjashtoj nga seanca. Flamur Noka: Ik o horr, o bandit... Edi Rama: Futeni në strofull këtë... Ik qërohu tani! Gramoz Ruçi: Zoti Noka, përjashtoh­eni nga seanca! ( Ndërpritet seanca) Gramoz Ruçi: Zoti Noka, lironi sallën... Dilni jashtë! Flamur Noka: Kryeminist­ër halabak, ky solli deputetët e drogës, fytyra e krimit...

Edi Rama: Unë jam ky e jam nxënësi i Faik Konicës dhe imzot Nolit. Ata më kanë mësuar si të flas. Nuk jam i madh sa ata, jam shumë më i vogël, por problemi që keni ju me sarkazëm është problemi juaj. Unë nuk i them njeriu siç i thotë Sali sa herë merr fjalën: “injorant, budalla, kriminel”. Këto quhen fyerje, ose më saktë quhen një mënyrë e foluri me sëpatë. Gjuha nuk është sëpatë. Gjuha është thikë. Sa më e mprehtë të jetë thika, aq më thellë pret, por nuk godet tjetrin, godet në funksion të një debati që po bëhet, nuk është personale. Saliu i bën personale. Unë nuk kam gjë personale, fare, po flisnim për një çështje, tha 1001 siç i ka zakon dhe asnjëri nga ju nuk u skandalizu­a. Ai e ka një status.. është e vërtetë që ne jemi kriminelë, ne jemi injorantë... Sali Berisha: Po, sigurisht... Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, mos ndërhy! Edi Rama: Dhe këtë status e ka marrë ky. Unë them llazore, ju hidheni përpjetë. Çfarë është llazorja? Si llazore do të thotë kazan dixhital. Çfarë shqetësohe­ni, çfarë ju prek dhe ju hedh përpjetë. Ai ju vë në pozitë të vështirë edhe juve dhe kjo është e dukshme, por ju merruni me atë... Mos u merrni me debatin...

 ??  ??
 ??  ?? DJE GJATE SHERRIT NE PARLAMENT
DJE GJATE SHERRIT NE PARLAMENT
 ??  ?? Rama dje në Kuvend
Rama dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania