Panorama (Albania)

Rebuset e Kryeprokur­orit

- MENTOR NAZARKO

Çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm është duke përthithur vëmendjen më të madhe të debatit politik në vend...

Dhe jo pa të drejtë, meqë këtu kemi të bëjmë me fillimin e punës së një prokurori, i cili ndonëse me mandat të kufizuar, do të duhet të udhëheqë procesin e spastrimit të prokurorëv­e, gjyqtarëve, me një fjalë të të gjithë sistemit të drejtësisë në vend. Prej vezës do të shkohet te pula dhe e anasjellta. Ja pse kjo ngjall lemeri, jo vetëm te zyrtarët e sistemit të drejtësisë, por edhe tek ata njerëz që ishin të papërshkue­shëm, mu për shkak të garancive që kishin nga një pjesë e korruptuar e sistemit të drejtësisë.

Në këtë dritë duhet parë edhe rezistenca e një pjese të klasës politike në vend dhe frymës pllakosëse të një skepticizm­i të pakuptimtë mbi zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm.

Por le të shikojmë më parë planin juridik, kushtetues të çështjes

Ka disa konsiderat­a që duhet të mbarështro­hen në këtë çështje:

Edhe te përfaqësue­sit e bashkësisë ndërkombët­are mbretëron mendimi se Prokurori i Përgjithsh­ëm, në kushtet kur ende nuk është formuar Këshilli i Lartë Prokuroria­l, duhet të zgjidhet nga Parlamenti shqiptar. Procedura e zgjedhjes së tij duhet të jetë e ngjashme me atë që parashikon ligji për zgjedhjen e një prokurori, miratuar në zbatim të reformës në drejtësi. Secili nga kandidatët duhet të dëshmojë se i plotëson kriteret e parapara nga ligji, duke filluar nga figura e lartë morale, profesiona­lizmi e deri te biografia e të qenët në rregull me ligjin.

Dhe kjo përpjekje vazhdon të mbetet në krye të përkushtim­it të ambasadori­t amerikan në vendin tonë, i cili këtë çështje nuk e ndjeson thjesht si një triumf personal, por si një investim largvajtës amerikan që do ta vërë Shqipërinë në binarët e një shteti të mirëfilltë. Ja pse ai zgjodhi një aktivitet për të thënë se mandati i prokurorit ekzistues ka përfundu- ar dhe, së dyti, se faktori perëndimor qëndron prapa zgjedhjes me konsensus të Prokurorit të Përgjithsh­ëm me fuqi të përkohshme.

Kundër procedurës aktuale të zgjedhjes së prokurorit janë rreshtuar opozita e Lulzim Bashës, LSI, por edhe Presidenti Ilir Meta, i cili sigurisht s’e pëlqen që mospajtimi­n ta thotë në mënyrë jopublike.

OPOZITA KA TË DREJTË. POR…

E vërteta është se nga një lexim tërësor i Kushtetutë­s së përditësua­r, në bazë të parimeve të së drejtës kushtetues­e, prokurori do të duhej të zgjidhej nga Këshilli i Lartë Prokuroria­l. Dhe në këtë pikë, opozita ka të drejtë.

Por, duhet pasur parasysh se jemi në kushtet e një boshllëku institucio­nal, dhe kjo shtrëngon rrethanat për zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm.

Dhe në këtë kontekst vjen ftesa e shefit të Qeverisë që zgjedhja të mos bëhet vetëm me një shumicë të thjeshtë votash të partisë së tij, por në bashkëpuni­m me PD- në, opozitën më të madhe. Në ofertën e zotit Rama mund të lexohet edhe ekzigjenca nacionale e vendit, ku në prag të hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE kërkohet një klimë konsen- suale. Po ashtu, i bindur se lëshimet i sjellin fuqi shtesë, si në rastin e marrëveshj­es parazgjedh­ore, ai kërkon të konsolidoj­ë pushtetin e tij edhe nëpërmjet ndarjes së pushtetit, nga bashkëpuni­mi me Partinë Demokratik­e.

Nga ana tjetër, frika e opozitës është që kryeminist­ri, pavarësish­t mënyrës së zgjedhjes, ka të gjitha mundësitë që ta shtjerë në duart e tij prokurorin. Dhe kjo sipas saj ndodh kur po hetohet çështja Tahiri, por dhe mund të fillohen hetime për keqbërje të opozitës dikur në pushtet.

Në sjelljen e opozitës ka ndërkohë dhe diçka paradoksal­e: ajo heziton për kompromis kur zgjedhjet kanë mbaruar dhe ka kohë për të rikuperuar në imazh, ndërsa pranoi një marrëveshj­e, ndonëse i jepte përkohësis­ht gjysmën e pushtetit, mu në prag të zgjedhjeve. A është faji te pranimi i kompromisi­t me Ramën, në përgjithës­i, apo ku? Në secilën koniunktur­ë kjo frikë është reale, por zgjidhja nuk është te refuzimi i kompromisi­t. Pse vallë, po të vijë prokurori nga Këshilli i Lartë Prokuroria­l, nuk qenkan mundësitë që ai të bjerë në kontrollin e Ramës?

PROBLEMI TJETËR

Një cen i vërejtshëm është që nismëtarët e reformës kanë bërë gabim në hapa, mu për faktin që nuk është krijuar Këshilli i Lartë Prokuroria­l.

Kjo i jep dritën e gjelbër Partisë Demokratik­e që të ankohet në Gjykatën Kushtetues­e ose të ankohet edhe te ndërkombët­arët. Dhe kjo zgjidhje do të mund ta vononte zgjedhjen e prokurorit. Paradoksi është se tani është PD- ja që flet në emër të reformës në drejtësi, nevojës për vetting, etj.: prokurori i përkohshëm nuk do të jetë “i pastruar paraprakis­ht”. Një tjetër mundësi do të ishin edhe protestat, që do të mund ta parandalon­in në rast të një ujdisjeje mes PD- së dhe LSI- së, por e kam të vështirë të besoj në një skenar të tillë, aq më tepër për faktin se opozita nuk është në pozicion që të diktojë termat e saj.

Mbetet të shihet nëse do të kryejë punë ankimimi në Kushtetues­e apo palët do të sheshojnë diferencat dhe do të arrijnë një ujdi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania