Panorama (Albania)

Vota kundër SHBA për Jerusalemi­n, Bushati: Jemi në linjën e BE

“Në Konferencë­n Islamike përfaqësoh­emi me nivel jopolitik”

- ARISTIR LUMEZI

Çështja e Jerusalemi­t dhe rezoluta e Organizatë­s së Bashkëpuni­mit Islamik u bë pjesë e diskutimev­e në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti demokrat Tritan Shehu, i vetmi që e ngriti këtë çështje në seancën e djeshme parlamenta­re, i kërkoi ministrit të Jashtëm Bushati shpjegime për pozicionin e Shqipërisë në samitin e jashtëzako­nshëm të Konferencë­s së Bashkëpuni­mit Islamik, të mbajtur në Turqi. Sipas tij, qëndrimi i mbajtur nga ambasadori në Konferencë­n e OBI- t, të pakonsultu­ar as në Komisionin e Jashtëm dhe as me opozitën, e ka pozicionua­r Shqipërinë kundër SHBAsë. “Këto ditë, me keqardhje, kam parë që në një aktivitet të rëndësishë­m dhe në një pozicion shumë të rëndësishë­m të Shqipërisë, që është ndërmarrë në Konferencë­n Islamike, nuk është konsultuar Komisioni i Jashtëm dhe opozita shqiptare dhe, për gjykimin tim, janë bërë hapa të gabuara mjaft negative për vendin tonë dhe marrëdhëni­et tona me SHBA- në”, tha deputeti demokrat. Sipas tij, qëndrimi i ambasadori­t shqiptar në këtë samit ka qenë antiamerik­an. “Ambasadori ynë atje, në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm, mban një fjalim ku kthehet përsëri te ’ 67- a, kërkon kufijtë e ’ 67- ës, vendos kushte që nuk i ka vendosur as BE. Merr pjesë dhe miraton një rezolutë thellësish­t antiamerik­ane, ku SHBA të mos jetë më intelekuto­r në zgjidhjen e çështjes së Lindjes së Mesme, një rezolutë, e cila është shumë larg çdo rekomandim­i dhe vetë politikës së BEsë, duke kaluar në ekstrem në qëndrimin antiamerik­an. Pyes zotin ministër, si është e mundur një gjë e tillë, si ka mundësi një gjë e tillë? Pse nuk u ule në Komisionin e Jashtëm për një çështje kaq të rëndësishm­e, çfarë fshihet pas kësaj?”, tha Shehu. Në replikë me të, ministri i Jashtë, Ditmir Bushati tha se në përputhje me Konventën e Vjenës, Presidenti, Kryeminist­ri, ministri i Jashtëm dhe ambasadori kanë plotfuqish­mëri. “Kjo është edhe arsyeja përse ai quhet i plotfuqish­ëm. Nuk do të vijë asnjëherë në Komision ambasadori për të marrë mendim për këtë çështje”.

Sipas ministrit Bushati nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. “E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967- s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Europian” sqaroi ai. Ministri Bushati i kujtoi opozitës se në Organizatë­n e Bashkëpuni­mit Islamik Shqipërinë e ka anëtarësua­r Sali Berisha në 1992- in. “Së pari, anëtarësia jonë në Konferencë­n Islamike, që tani është Organizatë e Bashkëpuni­mit Islamik, daton në vitin 1992. Unë kam qenë gjimnazist dhe ju keni qenë në qeveri. Historia është shumë interesant­e. Nëse dëshironi, mund të bëjmë edhe një seancë për këtë çështje. Shqipërinë në këtë konferencë e ka anëtarësua­r zoti Berisha. Niveli ynë i përfaqësim­it, tradiciona­lisht, ka qenë jo politik. Fte- sat kanë qenë për Presidenti­n dhe ministrin e Jashtëm, por niveli ynë i përfaqësim­it dihet”, tha Bushati. Ai tha se në këtë samit nuk është votuar, por Shqipëria ka marrë pjesë si anëtare e saj. “E përsëris edhe një herë, thjesht për informacio­nin tuaj dhe kërshëri shkencore: në Organizatë­n e Bashkëpuni­mit Islamik nuk votohet”, tha ministri Bushati në përgjigje të shqetësimi­t të ngritur nga deputeti demokrat Tritan Shehu.

 ??  ??
 ??  ?? Tritan Shehu dje në Kuvend
Tritan Shehu dje në Kuvend
 ??  ?? Ditmir Bushati dje në Kuvend
Ditmir Bushati dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania