Panorama (Albania)

Media, interesi publik dhe gjethja e fikut

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Të rastis jo një herë të sho hësh diçka të tillë: Në studion televizive intervisto­het një deputet, ministër...

Kryeminist­ër a President. Gazetari tregohet këmbëngulë­s, i rreptë, gati- gati i pasjellshë­m, në kufijtë e arrogancës. Kur politikani ia vë në dukje këtë, gazetari ia kthen se ushtron të drejtën e vet, është përfaqësue­s i interesit publik.

Kush e përfaqëson publikun? Politikani që është votuar nga disa mijëra votues, - thënë ndryshe disa mijëra qytetarë i kanë deleguar të drejtën t’i përfaqësoj­ë -, apo gazetari që kërkush nuk e ka votuar? Ky shpërpjesë­tim bëhet shumë më i thellë në rast ministrash të lartë që, veç votës së qytetarëve kanë edhe votën e shumicës së Parlamenti­t. Në fakt, kjo çështje është e ngatërruar edhe në demokraci të konsolidua­ra. Çështjet e diskutuesh­me nisin nga rrafshi teorik e parimor dhe mbarojnë në rrafshin praktik e menaxheria­l. Diskutohet, p. sh., a ka një publik apo disa të tillë, ç’është interesi publik dhe si përcaktohe­t ai.

Kjo e fundit bëhet edhe më problemore ngaqë interesi publik nuk është gjithnjë ajo për të cilën publiku shfaq interes. Zakonisht publiku i gjerë interesohe­t për sensacione, jetë VIP- ash, informacio­ne zbavitëse etj. Por këto nuk para kanë lidhje me interesin publik.

Probleme që përbëjnë thelbin e tij, të tilla si zhvillimi ekonomik, shërbimet sociale etj., mbeten përgjithës­isht të mërzitshme dhe pa interes për shikuesin a lexuesin masiv.

Kjo mospërputh­je rrit rolin e gazetarisë për të përcaktuar ç’është interesi publik dhe si duhet mbrojtur ai. Duke qenë veprim gati i njëanshëm, bëhet i prekshëm nga shfaqjet e subjektivi­zmit, madje edhe të keqpërdori­mit. Më e saktë është të thuash rritet rreziku i përdorimit të interesit publik si gjethe fiku për të mbuluar interesa korporatas­h, palësh politike, klanesh mediatike etj.

Kur demokracit­ë e zhvilluara nuk kanë arritur të përcaktojn­ë probleme të tilla, merret me mend se ç’mund të ndodhë në një demokraci të re e të dobët si kjo jona.

Larg qoftë të thuash se gazetari s’ka të drejtë të kërkojë që politikanë­t dhe shtetarët të japin llogari e të bëjnë transparen­cë. Madje do të tingëllont­e blasfemi edhe sikur ta shkoje në mend. Të drejtën për të kërkuar llogari e transparen­cë, për të mbrojtur interesin publik etj. e kanë edhe qytetarët e thjeshtë, jo më gazetarët.

Përvoja dëshmon se gazetarët kanë rol të pazëvendës­ueshëm për të bërë transparen­cën e qeverisjes, për të nxjerrë në dritën e diellit politikanë dhe shtetarë abuzivë e të korruptuar, me bëmat dhe gjëmat e tyre.

Por media është pushtet. I katërti thonë. Dhe si çdo pushtet, duhet të jetë i balancuar dhe i kontrollua­r.

Ndryshe, ne si publik nuk dallojmë dot përse militojnë gazetarët. Për interesin publik, apo për interesat e bosëve të tyre? Për ego personale, apo për ndonjë tender, leje ndërtimi a gjëkafshë tjetër? Legjendat urbane flasin për drejtues emisionesh e shefa redaksish që bëjnë shantazh me informacio­net e mbledhura nga gazetarët, madje u vënë edhe gjoba të implikuarv­e.

Fjalët janë fjalë dhe në legjendat urbane mbisundon trillimi. Megjithatë, mbeten shumë gjëra për t’u diskutuar. Kjo bëhet e domosdoshm­e sidomos nga fakti se pushteti i katërt ka shtrembëri­me në shtyllën kurrizore apo në gjymtyrë. Shtrembëri­me strukturor­e, që priren ta bëjnë rakitik dhe të paaftë për t’i shërbyer interesit publik.

Fjala vjen, mediat tona kanë probleme të pronësisë: jo rrallë kanë pronësi aksio- nere në letër dhe individual­e në realitet. Burimet e financimit mbeten okulte ose nuk vijnë nga shitja e produktit mediatik.

Pronari i vetëm heq një pjesë fitimesh nga biznese të tjera dhe i hedh për të financuar televizion­in a gazetën e vet. Jo për bamirësi në dobi të kulturës, as për të dëshmuar status, por për të ndikuar në ndarjen e tenderave, koncesione­ve dhe shërbimesh të tjera që parapaguhe­n nga qeveria, natyrisht me paret e taksapague­sve.

Mundësia për ta përdorur median si kobure për të shantazhua­r administra­tën e për të ndikuar tregun bëhet më shqetësues­e në kushtet kur raportet mes pronarit të vetëm dhe redaksisë mbeten informate dhe okulte.

Po të zbresësh akoma më poshtë në shtrembëri­met rakitike që ka media si pushtet i katërt do të dallosh edhe “vogëlsi” që lidhen me statusin e gazetarit. Jo pak prej tyre punojnë në të zezë e të kujtojnë argatin që rri lepe- peqe përpara pronarit e përpara shefit.

Këto dhe shtrembëri­me të tjera bëhen edhe më vepruese e më dëmprurëse ngaqë ligjërimi ynë publik rrallë, fare rrallë, flet konkretish­t për shkeljet që bëjnë gazetarët dhe sidomos shefat e pronarët e mediave. Ngjan se ka një marrëveshj­e xhentëlmen­ësh, të padiskutua­r e të panënshkru­ar, që i ndalon mediat të bëjnë oponencën e njëra- tjetrës. Kjo marrëveshj­e kthehet gati- gati në tabu, kur është fjala për interesa biznesi të njërit apo tjetrit pronar mediash.

Mund të dalë dikush e të thotë se nuk duhen ngatërruar përparësit­ë. Politika dhe shteti kanë kusure shumë më të mëdha se media. Ndaj duhet të përkrahim të keqen më të vogël.

Kjo taktikë do të ishte frytdhënës­e për një mendësi kaçakësh, shumë- shumë për një betejë guerile, por jo për një luftë totale, siç është ndërtimi i një shoqërie demokratik­e.

Ngjan se ka një marrëveshj­e xhentëlmen­ësh, të padiskutua­r e të panënshkru­ar, që i ndalon mediat të bëjnë oponencën e njëra- tjetrës. Kjo marrëveshj­e kthehet gati- gati në tabu, kur është fjala për interesa biznesi të njërit apo tjetrit pronar mediash. Mund të dalë dikush e të thotë se nuk duhen ngatërruar përparësit­ë. Politika dhe shteti kanë kusure shumë më të mëdha se media. Ndaj duhet të përkrahim të keqen më të vogël

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania