Panorama (Albania)

Maskat terror në Shkodër, grabisin 5 mijë euro me armë

-

BURREL- U nis nga Tirana për të shkuar në Burrel. Por gjatë rrugës i grabisin makinën. Ngjarja ndodhi në fshatin Bruç, njësia administra­tive Rukaj, kur është qëlluar me breshëri mbi makinën e një shtetasi me origjinë nga Mirdita. Banorë të këtij fshati njoftuan Policinë e Matit se në vendin e quajtur “Livadhi i Turkut” kanë dëgjuar të shtëna arme rreth orës 10.55. Efektivët e Policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes kanë konstatuar në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën, nga persona ende të paidentifi­kuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit “Volkswagen” me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh. Ll., 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë. Mësohet se drejtuesi i automjetit lëvizte i vetëm dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim. Policia bëri me dije se në vendin e ngjarjes janë sekuestrua­r disa gëzhoja. Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifiki­min dhe kapjen e autorit ose autorëve. Barinj të zonës i thanë Policisë se kanë dëgjuar të shtëna dhe pastaj kanë parë një makinë që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Perlatit. Ndërkohë, i dëmtuari i tha grupit hetimor se ai ka parë vetëm një person të maskuar që ka qëlluar me breshëri. “Në një kthesë më doli përpara një person me maskë në kokë. Mbante një automatik. Qëlloi në drejtim të makinës disa herë. Ma bëri me shenjë të dal nga makina dhe të largohem disa metra. Hyri në makinën time dhe u largua. Unë nuk kam konflikte me askënd”, ka pohuar 42- vjeçari. a. l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania