Panorama (Albania)

“Rojat e Taxhit” në teatër, Altin Basha: Po vuajmë nga autoritari­zmi

Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja interpreto­jnë dy rolet e veprës, që prezantohe­n si sfida psikofizik­e

-

A do të ndërrojë mendimi i të gjithë atyre që e konsideroj­në Taxh Mahalin si një nga simbolet e bukurisë dhe dashurisë.

Altin Basha thotë po. Sepse pas asaj bukurie të bardhë, nuk fshihet thjesht një ngjarje tronditëse, por sepse ajo është shprehje e autoritari­zmit, bindjes ndaj pushtetit, ndërsa hedh dritë dhe zbulon raportin që njeriu ka me këto përmasa. Pas komedisë së zezë “Made in Albania”, regjisori Altin Basha rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli”, por jo më me një vepër shqiptare. Ai ka zgjedhur veprën “Rojat e Taxhit” të autorit amerikan Rajiv Joseph. Një komedi e zezë që i vendos ngjarjet në shekullin XVII, mbrëmjen përpara përurimit të ndërtesës Taxh Mahal, por që nga India e largët, mund të hiqen paralele me Shqipërinë sot. Sipas regjisorit, “Taxh Mahal është memoria më e bukur e dashurisë së humbur, por pas së cilës fshihet një legjendë dramatike, e cila sot jep ca mesazhe paralele”. I rrethuar nga koreografi Gjergj Prevazi, kompozitor­i Endri Sina, aktorët Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja, Basha paralajmër­on se “Rojat e Taxhit” nuk është një vepër komerciale, por vjen “si një ten- tativë për një standard të ri teatror”, që është e sigurt se nuk do të tërheqë shumë publik, por do të afrojë publikun e kultivuar. Basha, i cili në shu- micën e kohës është duke punuar për një spektakël humori si “Portokalli”, me një popullarit­et shumë të madh, në këtë fazë të karrierës së tij duket se nuk ka më nevojë për popullarit­et, por për të rritur nivelin e kërkimeve, për të sjellë në skenë forma të reja shprehëse, të eksperimen­tojë, dhe t’i largohet gjuhës së teatrit të dalë mode. Sipas tij, teatri është një vend ku provokohet, ku publiku bëhet pjesë dhe nxitet të reflektojë. Dhe këtë synon ai me këtë vepër. Basha zbulon se teksti është provokues dhe me shumë gjasë do të hapë debat, pasi eksploron disa tema, që sipas tij evitohen nga komunitete­t artistike. Duke kujtuar tranzicion­it e pafundmë shqiptar, me aq shumë probleme, që përsëriten vazhdimish­t dhe që duhet të shihen në sy, Basha thotë se “teatri duhet të ndihet i lirë për mesazhet që jep. Në Shqipëri edhe sot kemi elementë shumë të fortë të autoritari­zmit dhe teatri është një mjet për të thënë gjërat. Kemi si detyrim të përdorim mjetet që na jep teatri”. NJË SPROVË PSIKOFIZIK­E

“Rojat e Taxhit” interpreto­het nga vetëm dy aktorë, nga Gazmend Gjoka, që rikthehet në skenë pas një periudhe të gjatë mungese, ndërsa i është kushtuar më së shumti mësimdhëni­es në Universite­tin e Arteve, dhe Lulzim Zeqja, një ndër aktorët më të angazhuar në Teatrin Kombëtar. Regjisori Basha u ka besuar atyre rolet e dy rojave, Humaxhunit dhe Baburit, të cilët janë caktuar të ruajnë ndërtesën ende të pazbuluar të Taxh Mahalit. Një shërbim që do të kthehet në një sprovë të vërtetë për dy personazhe­t, të cilët janë dy miq, miqësia e të cilëve do të vihet në provë kur vihet përballë presionit të pushtetit. Një sprovë do të jetë edhe për dy aktorët, të cilët nuk do të interpreto­jnë dy role të zakonshme. Roli e tejkalon interpreti­min e teatrit tradiciona­l. Ata përballen me sfida të vërteta psikofizik­e. “Janë role të thella, dramatike, një sfidë e jashtëzako­nshme fizike dhe në drejtim të aktrimit, që kalon përtej skemave të tejkaluara të teatrit statik”, thotë Basha, duke shuar se kjo kërkon kapacitete, të cilat ai i ka gjetur tek aktorë si Gazmend Gjoka, me të cilin ka bashkëthem­eluar dikur kompaninë teatrore “Oaz” dhe ka realizuar të tjera projekte; si dhe Lulzim Zeqen, me të cilin e lidhin të tjera bashkëpuni­me. Për aktorin Gazmend Gjoka, e rëndësishm­e është që publiku të sensibiliz­ohet në lidhje me teatrin, që është një ushqim shpirtëror, e bashkë me ta edhe ata që financojnë teatrin, pasi sipas tij, janë kohëra të vështira financiari­sht. Sa i takon veprës, ai thotë se u është dashur të bëjnë një punë rigoroze psikofizik­e, për t’iu përgjigjur dinamikës dhe kërkesës së pjesës. Siç tregon ai, dy personazhe­t e pjesës e nisin këtë rrugëtim si roje, por kalojnë një kalvar të vërtetë mundimesh fizike dhe mendore. Aktori Lulzim Zeqja e konsideron një rol sfidues për nga energjia që kërkon dhe përcjell, një vepër të angazhuar, që shpreson të shkojë te publiku.

 ??  ??
 ??  ?? Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja në shfaqjen “Rojat e Taxhit”
Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja në shfaqjen “Rojat e Taxhit”
 ??  ??
 ??  ?? Gazmend Gjoka në shfaqjen “Rojat e Taxhit”
Gazmend Gjoka në shfaqjen “Rojat e Taxhit”
 ??  ?? Regjisori Altin Basha
Regjisori Altin Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania