Panorama (Albania)

Braçe publikon kontratat dhe akuzon LSI: I dhanë 111 ha tokë Klement Balilit

Deputeti i PS: Dy kontratat janë dhënë kur Balili ishte në kërkim. Taulant Balla: LSI është partia e Klement Balilit

- ARISTIR LUMEZI Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe, akuzoi ishministr­in e Bujqësisë, Edmond Panariti për kontrata koncesiona­re me anëtarë të familjes Balili.

Ndërsa kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla e cilësoi LSI- në partinë e Klement Babilit. Deklaratat u bënë gjatë një interpelan­ce të kërkuar nga deputeti Braçe me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi. Opozita nuk ishte në sallë duke e konsiderua­r atë një interpelan­cë të stisur. Kontratat, sipas Braçes, janë lidhur në një kohë që Klement Balili ishte në kërkim ndërkombët­ar, ndërsa ai tha se 80 përqind e kontratave të qirave të tokave buqësore janë qoka politike. “Kontrata e parë nënshkruar më 20.05.2016, një kontratë e firmosur mes Ministrisë së Bujqësisë dhe “Balili & co sh. p. k.”. Ministria e Bujqësisë vë në dispozicio­n të “Balili & co” 21. 4 ha tokë bujqësore në Buronjë të Delvinës. Kompania administro­het nga Bashkim Balili, një prej familjarëv­e të Klement Balilit. Klement Balili nuk është aktor teatri, por një person nën kërkim. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë në vendin fqinj, por dhe agjencitë ligjzbatue­se në Tiranë, shpallën në kërkim Klement Balilin. Kjo është tradhëti e madhe, e rëndë që i bëhet Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatue­se në vend”, tha Braçe. Ndërsa kontrata e dytë është nënshkruar sipas deputetit socialist me nipin e Klement Balilit. “Kontrata e dytë e nënshkruar më 06.07. 2016, dy muaj pasi Klement Balili u shpall në kërkim dhe pronat e gjithë familjes Balili bastiseshi­n në kërkim të tij. Kjo kontratë është lidhur me shoqërinë “Alb Universal 1995”, e themeluar nga Albin Bashkim Balili, djali i Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit. Kjo kontratë i jep kompanisë Alb Universal, sipërfaqen 90.4 ha në zonën kadastrale pasuri në njësinë administra­tive Piskovë, Bashkia Përmet. Kjo është një kontratë, dhënë nga partia e tyre për këta njerëz, dhe në kohën kur këta njerëz ishin shpallur në kërkim nga Policia”, tha Braçe.

BALLA Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, i cili ndërhyri në debat, tha se këto kontrata tregojnë se LSI është partia e Klement Balilit. “Falenderoj Braçen për të gjithë këto fakte të rënda publike, bëhet fjalë për dhënie toke bujqësore një personi të shpallur në kërkim, Klement Balili, dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të heshtë, edhe opozita nuk mund të mungojë në këtë sallë, sepse në këtë sallë është një ish- min- istër Bujqësie i cili është firmëtar i kësaj kontrate, është partia e Klement Balilit, LSI, dhe ata duhet të jenë këtu bashkë me opozitën tjetër dhe të japin mendimin e tyre”, tha Balla. Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar denoncimin e tij me kontratrat e lidhura nga Ministria e Bujqësisë. “Kontrata e tretë më 22. 4. 2014, e lidhur mes shtetases Sonila Sine dhe Ministrisë së Bujqësisë. Sine është familjare e kryetarit të bashkisë së Beratit i cili merr 43.6 ha tokë bujqësore”, tha Braçe. Gjithashtu, sipas Braçes, një tjetër kontratë ësh- të lidhur me shoqërinë “Bashkimit bujqësor Maj”, e cila ka marrë në disponim 74 ha në Lunxhëri të bashkisë Gjirokastë­r. Ai akuzoi një deputet të Kuvendit që përflitet se qëndron pas kësaj kontrate. Por, për deputetin socialist, ministri i Bujqësisë ka firmo- sur dhe dhënien e mbi 1 mijë hektarëve tokë bujqësore me koncesion në Myzeqe. “Janë dhënë 1148.17 ha tokë bujqësore te kompania “Agri Products Europe” me pronar shtetasin holandez Servatjus Petrus Gerardus Hujbers, i cili më pas i ka transferua­r 75% të aksioneve Muhamad Abajdul Karim, i lindur në Bangladesh dhe i shet 25% të aksioneve përkthyesi­t të tij Besim Ceka. Sipas Braçes, kontratat janë dhënë pa garë, investimet në to janë minimale ndërsa sipërfaqe të mëdha të tokave kanë mbetur djerrë dhe të papërdorur­a.

 ??  ?? Faksimile e VKM- s e paraqitur dje nga Braçe
Faksimile e VKM- s e paraqitur dje nga Braçe
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania