Panorama (Albania)

Panariti: Toka iu dha Balilajve me VKM nga Rama

“Doni që të na përfshini dhe ne në kanabizimi­n e vendit”

- Edmond Panariti

Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti akuzoi Edi Ramën se ka qenë ai që ka firmosur për tokën e dhënë Balilajve. Duke folur në Parlament, Panariti tha se çdo gjë është bërë me vendim qeverie.

“Kjo histori, të nderuar qytetarë, ka filluar me një vendim qeverie, vendim të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit, një tokë e cila ishte në administri­min e një shkolle të mesme bujqësore, në varësi të Ministrisë së Arsimit, i hiqet, arsyet i di Qeveria dhe i vihet në dispozicio­n Ministrisë së Bujqësisë për ta administru­ar, e cila nuk është operator ekonomik. Dhe sigurisht do të hapë procedurat e dhënies me qira që investitor­ë të interesuar të marrin pjesë në garë dhe sipas të gjithë kritereve ligjore dhe procedurav­e të parashikua­ra nga ligji, t’i nënshtrohe­n garës dhe të shpallet një fitues”, tha Panariti.

Ai akuzoi socialistë­t se kërkojnë të tërheqin në akuzat për trafiqet dhe LSI- në, ndërsa i kujtoi se për çdo akuzë mund t’i drejtohen Prokuroris­ë. “Bujqësia u kanabizua jo nga Ministria e Bujqësisë, të nderuar zotërinj, ju e dini shumë mirë kush janë aktorët dhe faktorët e kanabizimi­t. Doni të na përfshini dhe ne, e keni gabim, pavarësish­t nga dëshira juaj, është e pamundur. Procedurat janë aty, proceset, ligjet janë aty. Orga- net investigat­ive janë aty, nuk i takon deputetëve të Parlamenti­t të nxjerrin dokumentet, kontratat këtu. Derën e Prokuroris­ë e keni aty. Nuk është Parlamenti vendi ku do të bëhen hetimet dhe investigim­et”, tha ishministr­i Panariti. Ai tha se tokat e dhëna me koncesion kanë qenë toka të refuzuara nga fermerët dhe në gjendje të degraduar, ndërsa për të gjithë procedurën janë shprehur dhe auditet e ndryshme. “Ka ardhur auditi i Ministrisë, ka ardhur Kontrolli i Lartë i Shtetit, megjithatë, aty janë dokumentet. Dhe unë nuk kam asnjë lloj kompleksi dhe asnjë lloj fobie për t’u përballur në qoftë se ju doni t’i hyni kësaj historie, biles çudi si nuk e keni filluar deri tani se ne kemi qenë në Qeveri, ju e dini, ju e keni ditur”, tha Panariti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania