Panorama (Albania)

“Basha s’i dha pronë Balilit, inventariz­oi 115 prona të vendorëve”

-

Në mungesë të një përgjigjej­e nga Basha në sallë, i cili ndodhet në Lodër në një vizitë pune, kreut të Grupit të PS- së, Taulant Balla, iu përgjigj deputetja Jorida Tabaku. Deputetja e PDsë mohoi të ketë një dokument në të cilin Lulzim Basha t’i ketë dhënë në pronësi kampin e punëtorëve në Sarandë Klement Balilit. Tabaku ka sqaruar se bëhet fjalë për një raport që Basha ka hartuar në kohën kur ishte ministër për identifiki­min e 115 pronave të pushtetit lokal, kryesisht kampe punëtorësh, të cilët në atë kohë ishin në varësi të institucio­nit të drejtuar nga Basha. “E vërteta qëndron se z. Basha si ministër i Brendshëm kishte nën kompetenca­t e tij edhe pushtetin lokal. Në kuadër të veprimtari­së për identifiki­min e pronësisë së pronave të pushtetit lokal ka përgatitur një raport me 115 prona të pushtetit lokal, që janë të gjitha pronë e sindikatav­e. Kjo është ajo që ka në dorë sot maxhoranca dhe që e deklaron si dokumentin që lidh opozitën me kriminelët e qeverisë. Asnjë dokument, asnjë vendim i Këshillit të Ministrave, përveç një raporti me 115 prona, kryesisht kampe punëtorësh, të sindikatav­e, të identifiku­ara nga Ministria e Brendshme si përgjegjës­e për pushtetin lokal, të cilat të gjitha, edhe sot e kësaj dite, janë pronë e sindikatav­e. Se si e ka marrë zotëria pronën, le ta sqarojë maxhoranca, ne nuk jemi në pushtet. Edhe nëse ka nevojë për të marrë akte, le t’i marrë aktet dhe t’i çojë në Prokurori, por asgjë nuk e bën pis PD- në, as opozitën e sotme. Nëse doni të ndani se cilët kriminelë janë më të mirë, ata të djeshmit apo ata të sotmit, në këtë proces ne na lini jashtë”, tha Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania