Panorama (Albania)

Para takimit për Ballkanin, Basha vizitë në Londër me ftesë të May

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet në Londër në konferencë­n e organizuar nga konservato­rët britanikë mbi sfidat në Ballkanin Perëndimor. Basha ndodhet në Britaninë e Madhe me ftesë të Kryeminist­res Theresa May dhe do të zhvillojë atje takime me parlamenta­rë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë britanike. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga selia blu lidhur me këtë angazhim të Lulzim Bashës, sqarohet se objektivat e konferencë­s në të cilën do të bëhen bashkë drejtues të lartë politikë nga Ballkani, janë forcimi i marrëdhëni­eve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit. Kjo vizitë e kreut të PD- së Basha dhe drejtuesve të tjerë politikë nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria britanike të mirëpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër. Mungesa e kreut të opozitës në seancën plenare të ditës së enjte u shfrytëzua nga maxhoranca, e cila e lidhi këtë vizitë me negociatat që Basha po bën për të rregulluar bilancet e PD- së në KQZ. Ishte kreu i Grupit të PS- së, Taulant Balla, që pretendoi se Basha ndodhet në Edinburg, qytetin në të cilin ndodhet kompania guaskë që pagoi 675 mijë euro për lobim të Partisë Demokratik­e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë zgjedhjeve parlamenta­re të 25 qershorit. Përpara largimit për në Britaninë e Madhe, kreu i PD- së ka apeluar për herë të fundit maxhorancë­n të ndalë procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Basha ka kujtuar se maxhoranca po shkel Kushtetutë­n dhe se nuk ka kompetencë të zgjedhë kreun e organit të akuzës, pasi sipas Kushtetutë­s këtë të drejtë e ka Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania