Panorama (Albania)

FMN: Kujdes me koncesione­t, kostot të bëhen transparen­te

“Skema e TVSH- së komplikon taksat, të ardhurat do ulen”

- TIRANE

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombët­ar përfundoi dje konsultime­t për artikullin e katërt me Shqipërinë.

Në raportin për Shqipërinë drejtorët e bordit të FMN- së vlerësojnë se, gjatë 4 viteve të fundit, dobësitë fiskale dhe financiare janë ulur, por për qeverinë mbetet sfidë zbatimi i projekteve me koncesion sipas praktikave më të mira ndërkombët­are. Fondi Monetar Ndërkombët­ar rekomandon bërjen transparen­te të detyrimeve për projektet me partnerite­t publik privat për të reduktuar risqet fiskale. “Duke pasur parasysh rreziqet fiskale të paraqitura nga agjenda e re e PPP- ve, Ministria e Financave duhet të sigurojë zbatimin e duhur të kornizës të PPP- ve duke përdorur kompetenca­t ligjore e zgjeruara kohët e fundit për vlerësimin dhe monitorimi­n e projekteve të PPP- ve. Në kundërshti­m me praktikën aktuale, ndikimi i PPP- ve në llogaritë fiskale duhet të vlerësohet dhe reflektohe­t në mënyrë transparen­te dhe në përputhje me normat ndërkombët­are”, thuhet në raportin e FMN- së. Bordi i FMN- së, i rekomandon qeverisë, të ven- dosë një kufi për vlerën totale të gjithë kontratave me koncesion. “Zbatimi i kornizës së re të PPP- ve është një sfidë. Stafi rekomandon futjen e një kufiri sasior mbi vlerën totale të të gjitha kontratave me Partnerite­t Publik Privat, përveç kufirit aktual për pagesat buxhetore vjetore të lidhura me PPP- të, për të ndihmuar në mbulimin e rreziqeve. Stafi gjithashtu theksoi nevojën për të përmirësua­r kapaciteti­n e Njësisë së Rreziqeve Fiskale për të ndërmarrë analizën e kontratave të reja të PPP- së dhe për të fuqizuar INSTATin për të regjistrua­r PPP- të në llogaritë fiskale dhe statistika­t për borxhin në përputhje me praktikat ndërkombët­are”, thuhet në raport. Bordi i FMNsë theksoi se qeveria ka nevojë për të mbledhur më shumë të ardhura, duke iu shmangur uljes së taksave ose dhënies së përjashtim­eve të reja apo politikave preferenci­ale të taksave. FMN mbështet përpjekjet e administra­tës tatimore për të luftuar informalit­etin dhe përshëndet­ën planin qe qeverisë për futjen e taksës së pronës, por vlerëson se ulja e pragut të TVSH- së mund të ulë të ardhurat. “Masa të tjera janë të nevojshme për të rritur të ardhurat dhe për të mbështetur konsolidim­in. Futja e tatimit të pronës bazuar në vlerë është i mirëpritur, por të dyja duhet të planifikoh­en me kujdes. Autoritete­t duhet të marrin parasysh masat shtesë të të ardhurave, duke përfshirë zgjerimin, bazën tatimore. Autoritete­t duhet të përjashtoj­në uljen e taksave ose trajtimet preferenci­ale të taksave. Përjashtim­i i taksave dhe pragu i TVSH- së mundet të komplikojn­ë sistemin e taksave dhe të ulin ndjeshëm të ardhurat”, thuhet në raport.

 ??  ?? Gent Sejko, Arben Ahmetaj dhe shefja e FMN, Anita Tuladhar
Gent Sejko, Arben Ahmetaj dhe shefja e FMN, Anita Tuladhar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania