Panorama (Albania)

Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, ushqim pas mësimit për nxënësit

-

Shkollat do të jenë të hapura edhe pas përfundimi­t të procesit mësimor, duke u ofruar mundësinë nxënësve që të konsumojnë vaktin e drekës, të argëtohen një pjesë të kohës, si edhe të kryejnë detyrat e shtëpisë. Kështu, një ditë e zakonshme mësimi nuk do të përfundojë në 13: 00, por 4 orë më vonë, në 17: 00. Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” do të shtrihet në këtë fazë të parë pilotimi në 20 shkolla të vendit, përkatësis­ht në Tiranë, Elbasan, Lezhë, Fier dhe Korçë, me qëllimin për t’u shtrirë në të gjitha shkollat 9- vjeçare. Gjatë këtij orari shtesë, do të angazhohen mësues të posaçëm të cilët do të asistojnë nxënësit në kryerjen e detyrave. “E rëndësishm­e është që ne të avancojmë në përgatitje­n dhe cilësinë në arsim, pasi edhe nxënësit që vijnë nga familje me mundësi të pakta ekonomike, ashtu sikurse edhe të gjithë nxënësit e tjerë, bashkëmosh­atarët e tyre, do të kenë të njëjtin burim nga vjen informacio­ni edhe në përgatitje­n e detyrave të shtëpisë. Pra do të jenë mësues të dedikuar për këtë proces”, tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Vakti pas mësimit nuk do të jetë i detyrueshë­m për të gjithë nxënësit. Prindërit që do të kenë interes do të duhet të paguajnë vetë një pjesë të faturës, ndërkohë për familjet në nevojë mbështetja do të ofrohet nga bashkitë. Dje, me iniciativë të Ministrisë së Bujqësisë, është firmosur edhe marrëveshj­a e përbashkët mes ministrave Peleshi, Nikolla dhe Manastirli­u për sigurinë ushqimore, edukimin dhe ushqyerjen e shëndetshm­e të fëmijëve. “Përmes këtij projekti synojmë të krijojmë një aleancë të re, të krijojmë një aleancë me fëmijët, të cilët pastaj do të përçojnë mesazhet edhe te prindërit apo gjyshërit e tyre se si duhet të kontrolloh­et një ushqim, se si duhet të bindemi që një ushqim është i shëndetshë­m, ose duhet të kërkohet të jetë i tillë”, tha ministri i Bujqësisë, Peleshi. Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u u ndal në mënyrën e të edukuarit të konsumimit të vakteve nëpër shkolla, duke u kthyer në një kulturë jetese. “Përfshirja e programeve të tilla bëhet në kuadër dhe të krijimit të zakoneve të mira, që më pas, transferoh­en edhe në të ardhmen te të rriturit, pra fëmijët bëhen të rritur dhe fitojnë zakone, në lidhje me mënyrën e të ushqyerit, që ndikon shumë edhe në shëndetin e shoqërisë. Ajo që unë dua të theksoj është që në këtë proces, Ministria e Shëndetësi­së do të kujdeset për të gjithë menynë”.

 ??  ?? Dje pas firmosjes së marrëveshj­es
Dje pas firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania