Panorama (Albania)

“Menaxhim i çuditshëm i makinës së Tahirit nga Habilajt”

Dosja italiane: Automjeti “Audi A8” e përfshiu në skandal

-

Në dosjen prej 900 faqesh të Prokuroris­ë së Katanias, për grupin “Habilaj”, veç përgjimeve ku përmendet emri i ishministr­it Saimir Tahiri, edhe prokurori ka bërë një sqarim në lidhje me makinën që Tahiri u kishte lënë në përdorim.

Ai e konsideron si një menaxhim të çuditshëm, përdorimin e makinës “Audi A8”, që rezulton në emër të Tahirit, nga disa persona, që i konsideron kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Në këtë dokument flitet për mënyrën se si ministri Saimir Tahiri u kishte lënë në përdorim makinën vëllezërve Habilaj. “Në këtë rast, Reparti si më sipër, në bazë të kërkesës së Grupit të Njësisë ka dërguar kopje të pasaportav­e të Habilaj dhe Çelaj si dhe të lejes së qarkullimi­t të automjetit me targë AA 003 EY që nga dokumentet rezultonte ‘ Audi A8’ me targë AA 003 GB, regjistrua­r në emër të ‘ Saimir Bashkim Tahiri’, rezident në Tiranë, në ‘ Muhamet Gjollesha’. Nga kërkimi, me anë të burimeve të hapura, vërtetohej se Saimir Bashkim Tahiri ishte ( dhe është akoma aktualisht) ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe menaxhimi ‘ i çuditshëm’ i makinës ‘ Audi’ AA 003 GB nga ana e Habilaj, familjarë të tij, e kishte përfshirë në një skandal që e kishte akuzuar për përplasje mes tyre, të çmuar se janë kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Për të treguar me siguri se makina e përmendur ‘ A8’, bashkë me dokumentac­ionin përkatës që vërtetonin përkatësin­ë e një ministri të shtetit shqiptar, ishte dhënë në përdorim të Habilajve”, thuhet në dosjen e Prokuroris­ë italiane. Ky është një tekst sqarues i prokurorit italian për çështjen “Habilaj” dhe daljen në dritë të emrit të ministrit shqiptar.

PERGJIMET Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i bllokoi pasaportën Saimir Tahirit, pjesë e argumentev­e janë edhe disa përgjime të reja, që janë paraqitur si provë nga Prokuroria. Në përgjimet e realizuara nga drejtësia italiane dhe që janë në dosjen prej 1800 faqesh, janë nënvizuar rastet kur përmendet ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas materialit që është bërë publik nga organi i akuzës, personat e përgjuar e kanë përmendur sërish Saimir Tahirin duke thënë se ai nuk do para, por gjerdanë dhe diamante dhe, sipas tyre, Moisi Habilaj ka shpenzuar 15 mijë euro për një gjerdan që e ka blerë për bashkëshor­ten e Tahirit. Në përgjime, personat e arrestuar në Itali flasin edhe për makinën “Audi A8” dhe mënyrën sesi u ble makina e Tahirit nga Artan Habilaj, që në fakt përdorej nga Moisi Habilaj, e cila sipas të përgjuarve është dhënë me mirëbesim me aq sa ka dashur Tahiri. Prokuroria ka shkëputur një bisedë të përgjuar mes Eneo Sulajt dhe një personi të paidentifi­kuar. Më poshtë përgjimet e reja që ndodhen në materialin e Prokuroris­ë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dosjes italiane
Faksimile e dosjes italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania