Panorama (Albania)

Gjyqi ndaj Zotos, rrëzohen dy prova të Prokuroris­ë

Tabulatet tregojnë se Zoto s’ka komunikuar asnjëherë me Labin

- Fildez Hafizi

Ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e radhës ndaj ish- drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, i akuzuar për korrupsion.

Në këtë seancë u administru­an provat për gjykimin. Kështu, prokurorja e çështjes paraqiti si prova ndaj Artur Zotos përgjimet ambientale dhe takimet mes tre administra­torëve të subjekteve tregtare, të cilët dyshohet se janë përfshirë në shkeljet në tenderë. Gjithashtu, si prova janë administru­ar edhe të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike të Artur Zotos, ishvartësi­t të tij Iljaz Labit dhe tre biznesmenë­ve që kanë marrë pjesë në tenderin pa shpallje publike për të cilën akuzohet ish- kreu i Burgjeve. Palët kanë kërkuar edhe një vendim të Gjykatës së Lartë për Artur Zoton, i cili rezulton se nuk është përpiluar ende në formë shkresore. Avokati i Zotos, Ardian Leka kërkoi që si provë të administro­heshin edhe masat e sigurimit për Iljaz Labin, dëshmia e të cilit mban në burg ish- eprorin e tij. Për këtë ishte dakord edhe prokurorja e çështjes, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit dorëzoi edhe shkresat dhe dokumentet për tenderin e ushqimeve të datës 31 maj 2016, për të cilën akuzohet Zoto. Gjykata pranoi të merreshin provat e sipërpërme­ndura, por rrëzoi dy prova të Prokuroris­ë. E para lidhet me një pjesë të dëshmisë së Iljaz Labit, i cili ka thënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda se ka komunikuar me telefon me Artur Zoton. Mirëpo, nga tabulatet rezulton se në asnjë prej pesë numrave telefonikë që kishte në përdorim ish- drejtori i Burgjeve, nuk ka pasur thirrje apo SMS me numrat telefonikë të Iljaz Labit. Gjithashtu, e njëjta gjë vlen edhe për kontaktet telefonike me tre biznesmenë­t e përfshirë në tenderin pa shpallje publike. Edhe në këtë rast, rezulton se Artur Zoto nuk ka pasur asnjë kontakt telefonik me ta. Nga ana tjetër, avokati i Zotos kërkoi nga Gjykata që të ndryshojë masën e sigurisë të klientit të tij, që vijon prej një viti në burg. Trupi gjykues u tërhoq për vendim dhe më pas vendosi që ta rrëzojë këtë kërkesë. Artur Zoto akuzohet për korrupsion nga Krimet e Rënda, pasi sipas dëshmisë së Iljaz Labit, ai ka shkelur barazinë në tenderin pa shpallje publike për furnizimin e burgjeve me bulmet dhe vezë. Labi ka thënë para Gjykatës se Zoto e udhëzoi të takonte një biznesmen që garonte në tender, i cili i dha 2 milionë lekë. Labi ka thënë se Zoto i premtoi 20 % të vlerës, por nuk ia dha kurrë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Iljaz Labi duke dalë nga Gjykata
Iljaz Labi duke dalë nga Gjykata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania