Panorama (Albania)

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtares Hafizi

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u qëllua me armë zjarri nga ish- bashkëshor­ti i saj, Fadil Kasemi. Dosja është dërguar për gjykim ditën e djeshme te Krimet e Rënda, ndërsa Kasemit i janë komunikuar edhe akuzat. Ai akuzohet për “vrasje” dhe “armëmbajtj­e pa leje”. I pandehuri ende nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer, ndërsa akti i ekspertimi­t mjeko- ligjor e ka nxjerrë të përgjegjsh­ëm si para, ashtu edhe pas krimit. Vrasja e rëndë ndodhi më 31 gusht në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Gjyqtarja u qëllua në afërsi të banesës nga ishbashkës­horti i saj, i cili më pas tentoi të largohej nga vendngjarj­a duke ndaluar një furgon në rrugë. Por ndërhyrja e shpejtë e Policisë bëri të mundur arrestimin e tij. Ngjarja kriminale është konsiderua­r si e paralajmër­uar, pasi më herët, ishbashkës­horti i gjyqtares ishte përfshirë edhe në konflikte të tjera me Fildez Hafizin. Kujtojmë këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, kur Fadil Kasemi i armatosur ka mbajtur peng duke kërcënuar me armë për disa minuta ish- bashkëshor­ten e tij. Të vetmen pendesë që ka shfaqur Kasemi në organet e akuzës ka qenë për dy fëmijët. Ndërkohë, beteja ligjore për kujdestari­në e tyre vazhdon në Gjykatën e Tiranës. Motra e Fildez Hafizit preten- don të marrë kujdestari­në e dy fëmijëve, por Kasemi, që është palë e interesuar, nuk heq dorë. Ai ka thënë në një seancë se ka edhe ai vëllezër plot. Po kështu, njëri prej vëllezërve të tij ka shfaqur pre- tendime për të marrë kujdestari­në e fëmijëve të mbetur jetimë. Fadil Kasemi qëndron në burg prej katër muajsh, ndërsa rrezikon burgim të përjetshëm për vrasjen e ish- bashkëshor­tes së tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania