Panorama (Albania)

Falsifikoh­en mijëra metra tokë në bregdetin e Dhërmiut

Prokuroria sekuestron pronën, një pjesë edhe në Palasë

- VLORE

Prokuroria e Vlorës ka lëshuar dje urdhrin për sekuestrim­in e një sipërfaqej­e rreth 4 800 metra tokë në zonë e bregdetit të Palasës dhe Dhërmiut.

Siç mësohet, kjo sipërfaqe toke ndodhet në një pjesë të konsiderue­shme në bregdet dhe pjesa tjetër në kodër. Sipërfaqja më e madhe e tokës mësohet se ndodhet në zonën e Dhërmiut dhe është në pronësi të shtetasit A. Dhimogjika. Urdhri për sekuestrim­in e tokës është lëshuar nga Prokuroria e Vlorës, pasi dyshohet se ajo është përfituar me dokumente false. Sipas të dhënave nga Prokuroria, hetimi për këtë sipërfaqe toke ka nisur rreth një vit më parë. Tashmë nën hetim për sipërfaqen e tokës së sekuestrua­r janë edhe disa persona të tjerë, identiteti i cilëve nuk bëhet i ditur. Por nuk përjashtoh­et fakti që në hetim të merren edhe persona nga Hipoteka e Vlorës, të cilët kanë regjistrua­r këtë pronë në emër të personave të tjerë.

Prokuroria e Vlorës konfirmon se hetimet kanë nisur rreth një vit më parë, pas një ankese dhe denoncimi të ardhur mbi përvetësim­in e sipërfaqes së tokës në zonën e Palasës dhe Dhërmiut, ndërsa hetimet kanë qenë intensive. Referuar hetimeve të nisura, burime nga Prokuroria kanë saktësuar se ka pasur informa- cione të cilat çojnë në përfundimi­n se toka mund të jetë përfituar me dokumente të falsifikua­ra, tokë e cila është në pronësi të shtetasit A. Dhimogjika. Për momentin, Prokuroria konfirmoi se është lëshuar vetëm urdhri i sekuestrim­it për 4800 metra tokë, ndërsa hetimet vijojnë ende dhe shumë shpejt personat që mund të jenë përgjegjës do të arrestohen. “Hetimin e kemi nisur rreth një vit më parë pas denoncimit të një qytetari. Gjatë hetimit është konstatuar se ndaj kësaj prone janë kryer falsifikim­e të shumta në dokumentac­ion, ndaj deri në procedimet e mëtejshme që do të kryhen ndaj personave përgjegjës, u vendos që të sekuestroh­et fillimisht prona, me qëllim që të mos kryhen më veprime që kanë të bëjnë me shitblerje të saj”, bënë të ditur burime nga Prokuroria. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se prona është tjetërsuar sa i përket emrit të pronarit dhe më pas është shitur një pjesë e saj edhe te persona të tjerë që kanë qenë të interesuar. Tashmë dosja dhe veprimet që janë kryer nga Hipoteka e Vlorës janë duke u hetuar.

 ??  ??
 ??  ?? Plazhi i Dhërmiut
Plazhi i Dhërmiut
 ??  ?? Plazhi i Palasës
Plazhi i Palasës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania