Panorama (Albania)

Pranga shefit të kufirit, 400 euro për kalimet ilegale

-

GJIROKASTE­R – Shefi i Ruajtjes së Kufirit të Gjelbër në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastë­r dhe ndihmësi i tij kanë përfunduar në pranga bashkë me një person të tretë, pasi lejonin kalimin ilegal të qytetarëve drejt Greqisë. Pas një hetimi disamujor nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, pas informacio­neve të siguruara për kalimin e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale, u bë edhe arrestimi i tre të akuzuarve. Strukturat e SHÇBA- së arrestuan në flagrancë Timo Çikon, 50 vjeç, shef i Ruajtjes së Kufirit të Gjelbër në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastë­r; Bledar Duçkën, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër dhe Shpëtim Brakajn, 41 vjeç, nga Fieri. Kundrejt pagesave që varionin nga 300- 400 euro për çdo person, punonjësit e Policisë në vijën kufitare siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale, pa kryer procedurat ligjore. Personat që kalonin ilegalisht kufirin ndërmjetës­oheshin me punonjësit e Policisë nga 41vjeçari Brakaj. Qytetarët që kalonin përmes pagesave te rrjeti i dyshuar i trafikuesv­e, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën “Shengen” për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mospërmbus­hjen e kushteve të kalimit të lirë. Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestrua­r një sasi eurosh, lekësh, dollarësh, telefona celularë dhe 1 automjet. Ndërkohë, SHÇBA vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. p. n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania