Panorama (Albania)

Nga burgu në burg, sërish në pranga kleptomani Saleo

Pak ditë pasi rifitoi lirinë, vodhi 3 biçikleta në Tiranë

- ETLEVA DELIA Saleo Stojani

Saleo Stojani, kleptomani “i tmerrshëm” i akuzuar për qindra vjedhje që prej moshës 12- vjeçare, është vënë sërish në pranga nga Policia e Tiranës.

Edhe pse burgu i ka hequr disa vite lirie që kur “u rrit” mjaftueshë­m për të mbajtur përgjegjës­i ligjore, vesin për të vjedhur nuk mundi t’ia heqë dot. Vetëm pak ditë pasi rifitoi lirinë dhe doli nga burgu, Saleo, sot 24- vjeçar, u kthye sërish në qeli. Sërish për vjedhje, ashtu si në shumicën e rasteve kur është arrestuar nga Policia. Burimet thanë se ai akuzohet për vjedhjen e 3 biçikletav­e në zonën e tij “të preferuar”, atë që mbulon Komisariat­i nr. 3 i Policisë së Tiranës. Thuajse 90 për qind të vjedhjeve që ka realizuar në kryeqytet, që kur ishte i mitur, i ka kryer në territorin që mbulon ky komisariat. Për shumëkënd ai njihet si i mituri i tmerrshëm që vidhte gjithçka dhe gjithmonë ia hidhte paq, kjo edhe për shkak të mosfunksio­nimit të një institucio­ni riedukimi për të mitur. Madje, edhe pse në moshë të mitur, ai kishte filluar ta mësonte këtë “hile” dhe sa herë që ndalohej pas vjedhjes së radhës, policëve u thoshte: “Do të vjedh prapë sepse nuk më kap ligji. Kur të rritem, nuk vjedh më”. Por Saleo nuk e mbajti këtë “premtim”. Edhe pasi u rrit, u arrestua e u burgos disa herë, ai prapë nuk hoqi dorë nga “vesi” i tij për të vjedhur. Madje, veç akuzës së përhershme që ngrihej ndaj tij, vitet e fundit ai u akuzua edhe për krime më të rënda.

KRIMET Deri në vitin 2010, kur në komunikata­t e Policisë shfaqen emri i Saleo Stojanit, edhe akuza bashkëngji­tur tij ishte ajo e njohur për të gjithë, “vjedhja”. Por arrestimi i tij i radhës, ai i datës 18 tetor 2010, nuk ishte më për këtë vepër penale. Saleo u dyshua se u përfshi në një krim të rëndë, vrasjen e një polici në Vlorë. Për këtë ngjarje ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë, edhe pse kurrë nuk e pranoi se ishte fajtor për këtë ngjarje. Ai pranoi se polici e kishte kapur duke vjedhur në një sallameri në Vlorë, por se nuk ishte autori i vrasjes. E megjithatë, nuk pranoi të tregonte autorin, edhe pse ai ishte arrestuar nga Policia. Për këtë arsye, Saleo u dënua me 1 vit burg për moskallëzi­m krimi. Kur ishte 21 vjeç, në vitin 2014, emri i tij doli sërish në skenë. Edhe këtë herë për një krim më të rëndë se vjedhja. Teksa po vuante dënimin në Burgun e Drenovës, bashkë me të dënuarin Enea Shkoza plagosin rëndë të burgosurin, Dritan Lushka. Ky i fundit u dërgua drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy autorët u dënuan për plagosjen e tij.

 ??  ?? Momenti i arrestimit
Momenti i arrestimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania