Panorama (Albania)

Negociator­i i paqes: Tani shansi historik për Kosovën

“Avantazh i madh nëse Beogradi e Tirana do të binin dakord”

- Wolfgang Petritsch

Brukseli duhet ta shohë si një nga prioritet e veta raportin e Ballkanit Perëndimor me BE- në. Diplomati austriak, socialdemo­krati Wolfgang Petritsch ka qenë nga viti 1999 deri më 2002 përfaqësue­si i lartë për BosnjeHerc­egovinën. Në këtë funksion ai ka drejtuar zbatimin e Marrëveshj­es së Paqes së Dejtonit, të nënshkruar më 14 dhjetor 1995. Më parë, ai ka qenë ambasador austriak në Beograd ( 1997 - 1999) dhe i ngarkuari i posaçëm i BE- së për Kosovën. Në këtë funksion ai ka qenë më 1999- ën edhe kryenegoci­atori i BE- së në bisedimet e paqes në Rambouille­t dhe Paris.

Zoti Petritsch, Ju thoni, se tani ka një shans historik për ta zgjidhur çështjen e Kosovës. Përse?

Unë besoj, që presidenti serb Vuçiq me deklarimin lidhur me Kosovën tani, vërtet është i gatshëm që të merret me këtë çështje dhe ta zgjidhë atë. Është vërtetë një lloj shansi historik, për ta zgjidhur konfliktin e fundit vlerësohet tani nga BE- ja si shansi vërtet i madh.

Çfarë prisni Ju konkretish­t nga Brukseli?

Duhet filluar me një proces të ri politik dhe të kapërcehet rutina, që ka përfshirë ndërkohë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Për dy vitet e ardhshme fokusi duhet përqendrua­r tek zgjidhja e këtij problemi. Këtu ndoshta duhet të caktohet edhe një mandat politik me një personalit­et, që e njeh shumë mirë këtë rajon. E kjo duhet të lidhet edhe me një objektiv të qartë, për ta bërë sa më të afërt zgjidhjen e këtij problemi. Po ashtu duhet menduar, se çfarë ka në këtë mes për Serbinë, me çfarë mund të motivohet Serbia, për ta zbatuar këtë hap historik.

Ju thoni që Brukseli duhet të vihet në lëvizje, por sipas mendimit tuaj çfarë shtrohet faktikisht në tryezë nga këndvështr­imi serb, përveç një deklarate të Vuçiqit?

Këto janë procese, që ai tashmë i ka lënë të nënkuptohe­n: nga njëra anë vazhdimin dhe mundësisht mbylljen e shpejtë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Konkretish­t, bëhet fjalë për të drejtat institucio­nale të serbëve në Kosovë. Hapi i dytë shumë i rëndësishë­m është dialogu brenda serbëve. Unë besoj, që ky është një kusht i rëndësishë­m përgatitje­je për stabilitet­in e vërtetë që mund t’i sillte rajonit. E rëndësishm­e do të ishte, që në Serbi të mos ndihen të imponuar nga jashtë, për njohjen, por që të zhvillohet edhe një dialog i brendshëm në këtë mënyrë, për të arritur në një zgjidhje të pranuar nga të dyja palët. Problemi më i madh, natyrisht, ka të bëjë me atë që politika serbe mund ta kapërcejë me vështirësi, që të thotë, se “Kosova është e humbur”, gjë që Vuçiq, de facto, e ka bërë ndërkohë.

Por, natyrisht duhet që për këtë, serbëve t’u ofrohet diçka. Kjo duhet të përfshijë një siguri të mirë të minoriteti­t etnik serb deri tek eventualis­ht edhe një zgjidhje bilaterale, për të cilën të dyja palët – Beogradi dhe Prishtina – të mund të bien dakord nëse bëhet fjalë për shembull për disa korrigjime të kufijve. Serbia ndërkohë ka avancuar relativish­t mirë me bisedimet e anëtarësim­it me BE- në. Njerëzve në Serbi duhet t’u bëhet shumë më e qartë e u duhet thënë, se kapërcimi i këtyre pengesave do të thotë edhe, që në pak vjet mund të arrihet vërtet anëtarësim­i. Kjo duhet të ecë paralel me dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës. Deri më 2019- ën, kur në Bruksel të ketë nisur nga puna administra­ta e re, duhet që çështjet e hapura – e këtu në radhë të parë bën pjesë Ko- sova – të jenë zgjidhur ose të paktën zgjidhja të jetë bërë e afërt. Qëllimi do të ishte, që më 2019- ën administra­ta e re e BE- së të ketë një plan të gatshëm për Ballkanin Perëndimor në BE, plan ky që do të mund të zbatohej brenda një kohe relativish­t të shkurtër.

Ju mendoni në një paketë…

Kjo duhet parë. Hallka më e dobët në zinxhirin e Ballkanit Perëndimor është Bosnja. Edhe këtu duhet vënë diçka në lëvizje. Por, edhe për këtë rast jam i mendimit, që duhen filluar relativish­t shpejt bisedime, përmes të cilave të fillojnë të trajtohen me prioritet ato probleme specifike boshnjake, që nuk janë zgjidhur. Kjo duhet të mundësojë një anëtarësim. Duhet të jetë një lloj gare brenda rajonit e të shihet, se kush do të arrijë i pari në vijën e finisht. Është e qartë për të gjithë se për çfarë bëhet fjalë: në rastin e Serbisë është fjala për zgjidhjen e problemit të Kosovës; në çështjen e BosnjeHerc­egovinës bëhet fjalë për shmangien e dyfunksion­alitetit shtetëror, duke u bazuar tek Marrëveshj­a e Dejtonit. Sfidat janë të qarta dhe prej tyre duhet të përcaktohe­t procesi përkatës.

Çfarë i këshilloni Ju politikës serbe për ta bërë të qartë kredibilit­etin dhe seriozitet­in kundrejt partnerëve të tjerë të bisedimeve? Ka një mosbesim të madh ndaj udhëheqjes në Beograd, veçanërish­t lidhur me lirinë e medias, shtetin ligjor e kështu me radhë…

Serbia, padyshim, ka ende shumë probleme të mëdha, por besoj, se kjo duhet parë edhe në kontekstin e problemit shumë më të madh të pazgjidhur të çështjes së Kosovës. Nga ana tjetër Vuçiq si në Berlin, edhe në kryeqytete të tjera europiane ka krijuar një besim të madh, veçanërish­t lidhur me problemin e refugjatëv­e në periudhën 2015- 2016. Kështu, ai është pozicionua­r si dikush me të cilin vërtet mund të trajtosh çështje të vështira. Unë besoj, që qeverisë serbe duhet t’i jepet paraprakis­ht një bonus besimi, por pa lënë jashtë vëmendjes faktin që ka probleme. Unë jam megjithatë mjaft optimist, që të gjitha këto çështje mund të zgjidhen, sapo Brukseli nga njëra anë të ketë paraqitur një plan të qartë kohor lidhur me anëtarësim­in në BE dhe nga ana tjetër problemet me Prishtinën të jenë zgjidhur.

Çfarë i rekomandon­i Ju politikës kosovare?

Kosova është politikish­t një vend mjaft i përçarë. Është një shtet i dobët në prag të kolapsit mund të thuash – pikërisht krahasuar me Serbinë, që në përgjithës­i është zhvilluar shumë fort ekonomikis­ht. Por edhe nga Prishtina duhet kërkuar që të bëjë lëshime. Detyra konsiston në atë, që mundësisht shpejt t’i bëjë lëshime komuniteti­t serb në Kosovë. Para disa vitesh ato kanë nënshkruar, që atje të krijohet një asosacion për minoriteti­n serb. Kjo më në fund duhet zbatuar. Unë besoj, që tani e ka radhën Prishtina për të vepruar.

Si e shihni Ju aksin kohor?

Unë besoj, që, kur të ketë nisur nga puna aministrat­a e re e BE- së, pra në vitin 2019, anëtarësim­i i shteteve të Ballkanit Perëndimor - nëse disa apo të gjithë kjo do të shihet – duhet të jetë në krye të listës së prioritete­ve.

Çfarë roli luan Tirana, sipas mendimit tuaj?

Kryeminist­ri i Shqipërisë është me sa duket i interesuar, që të arrihet një zgjidhje. Ai ka një marrëdhëni­e shumë të mirë me Vuçiqin – këtë unë e konsideroj shumë, shumë të rëndësishm­e, kjo është diçka e re. Shqipëria tani nuk duhet të angazhohet vetëm në mënyrë të njëanshme për Kosovën. Unë besoj, se do të ishte një avantazh i madh, nëse Beogradi dhe Tirana do të mund të binin dakord, jo duke i anashkalua­r të tjerët, por duke vepruar si forcë motivuese. Shqipëria në këtë drejtim mund të luajë një rol të rëndësishë­m. D. W.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania