Panorama (Albania)

SHBA: Irani zhvillon aktivitete destabiliz­uese

-

Ambasadorj­a amerikane në OKB Nikki Haley e shfrytëzoi një konferencë shtypi që dha sot “për të theksuar aktivitete­t e vazhdueshm­e destabiliz­uese të Iranit në Lindjen e Mesme” dhe gjetkë nëpër botë. Haley foli për një raport të OKB- së mbi zbatimin e marrëveshj­es bërthamore të arritur mes Iranit, SHBA, Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë dhe Gjermanisë, e cila i kërkon Iranit të mos kryejë aktivitet me raketa balistike, me kapaciteti­n për të mbajtur mbushje bërthamore. Presidenti Donald Trump e ka kundërshtu­ar marrëveshj­en bërthamore, të cilën paraardhës­i i tij Barack Obama e mbështeti, si mënyrën më të mirë për t’u siguruar që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore. Të dyja administra­tat amerikane i kanë kundërshtu­ar provat e Iranit me raketa balistike. Irani thotë se nuk përpiqet të ndërtojë armë bërthamore dhe se gëzon të drejtën për të punuar për ndërtimin e raketave për të fuqizuar mbrojtjen e vendit. Në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB- së, Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së Antonio Guterres, i bën thirrje SHBA “t’i mbajë premtimet bazuar në marrëveshj­en bërthamore dhe të shqyrtojë implikimet në rajon, para se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.” Ai gjithashtu bëri thirrje që Irani “t’i trajtojë me kujdes shqetësime­t e ngritura nga pjesëmarrë­s të tjerë në marrëveshj­e.” SHBA dhe Arabia Saudite e akuzojnë Iranin për armatosjen e rebelëve Huthi në Jemen, përfshirë raketat që u hodhën në Arabinë Saudite në korrik dhe në nëntor. Irani mohon se u dërgon armë rebelëve Huthi. Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së Guterres, thotë në raportin e tij se OKB po zhvillon hetime lidhur me akuzat e ngritura për Iranin. VOA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania