Panorama (Albania)

Krisja e Donarumës me Milanin, prapa mund të jetë... Nedvedi

“Zonja” ofron 40- 50 mln euro, plus kartonin e Sheznit

-

Dihet që sot futbolli nuk është vetëm sport, por dhe biznes, madje një nga ata që nuk ka njohur krizë edhe në vitet më të vështira. Prandaj, duke parë edhe milionat e shumtë që qarkullojn­ë në këtë sferë, atëherë çështje “Donaruma” do të ketë shumë edhe në të ardhmen. Fakt është që tashmë në klubin kuqezi diçka e madhe është krisur, sepse mjafton të shohësh kontestimi­n e ashpër të tifozërisë ndaj portierit, në rastin e ndeshjes së kupës ndaj Veronës, për të kuptuar se e ardhmja e 18vjeçarit është e lidhur ngushtë, sidomos me paratë. Pavarësish­t rinovimit prej 6 milionë eurosh në sezon, janë të tjera klube që kanë objektiva të tjerë dhe, duke njohur “vesin” e Mino Raiolës, për të mbuluar me parà klientët e tij, pritej që diçka e tillë të ndodhte. Duke iu referuar uebsajtit “calcio mercato. com”, burimet e tij flasin për një prapaskenë që mund të tensionojë në maksimum marrëdhëni­et mes Milanit dhe Juventusit, pavarësish­t dy marrëveshj­eve “miqësore” të verës: Leonardo Bonuçi në radhët kuqezi dhe Matia De Shiljo te bardhezinj­të. Sipas kësaj medie, prapa krisjes së dytë të ndodhur mes Donarumës dhe Milanit mund të qëndrojë pikërisht “Zonja e Vjetër”, më konkretish­t zëvendëspr­esidenti i kampionëve në fuqi të Italisë, Pavel Nedved. Ky i fundit ka një miqësi shumë të fortë me Raiolën, i cili ka qenë menaxheri i tij i përjetshëm që kur ka shkelur në tokën italiane dhe kujtohet mirë transferim­i bombastik që të dy bënë, duke rënë dakord për të kaluar nga Lacio te Juventusi, për 90 miliardë lireta, në vitin 2001. Kjo miqësi, jo vetëm është ruajtur, por tashmë duket se është pasuruar edhe me një tjetër lidhje “biznesi”, interesash të përbashkët­a, nisur edhe nga fakti që bardhezinj­të kanë ditur gjithmonë që ta “përkëdheli­n” menaxherin italo- holandez, me shumë miliona për yjet që ai i ofron ( këtu mjafton që të kujtosh 42 milionë eurot që përfitoi Raiola nga shitja e Pogbasë te Junajtid). PLANI RAIOLA- NEDVED

Nëse misioni ishte që përpara hapjes së bisedimeve dyshja Raiola- Nedved të tensiononi­n marrëdhëni­en mes “Xhixhos” dhe tifozërisë kuqezi, atëherë ky plan ka rezultuar më shumë sesa perfekt. Menaxheri është gjithmonë në kërkim të milionave dhe Juventusi është gati që të bëjë një ofertë faraonike për Donarumën, duke i garantuar një kontratë pesëvjeçar­e dhe një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, e cila do të vijë në rritje deri në fund të kontratës, për të kapur një maksimum prej 10 milionësh, në vitin e fundit të marrëveshj­es. Pavel Nedved, duke ditur që Bufon do të largohet, po punon për të gjetur portierin e së ardhmes së Juventusit dhe natyrisht që me një si Donaruma, kuadrati bardhezi do të blindohej për vitet në vazhdim. SHEZNI NË “PJATË” Natyrisht që një transferim te Juventusi mund të acaronte më tej marrëdhëni­et mes dy klubeve, duke qenë se një lëvizje e tillë mund të dukej edhe një hakmarrje për çështjen “Bonuçi”. Por, për të ruajtur marrëdhëni­et diplomatik­e, ideja e Nedvedit është që të mos i zhvlerësoj­ë Milanit portierin e saj dhe oferta e tij do të jetë brenda parametrav­e që kërkon drejtori Fasone: 40- 50 milionë euro, plus kartonin e portierit polak, Vojceh Shezni. Ky i fundit ka dhënë garanci në paraqitjet e tij te Roma dhe tashmë edhe te Juventusi, prandaj Milani mund të pranojë ofertën bardhezi, vetëm që të shmangë tensione të tjera në skuadër, të cilat mund të irritojnë tani e në vazhdim edhe tifozërinë kuqezi, që nuk ngurroi të poshtëront­e Xhanluixhi Donarumën dhe të kërkonte largimin e tij gjatë ndeshjes me Veronën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania