Panorama (Albania)

Sulmuesi polak Levandovsk­i “thyen” Mesin e Ronaldon

-

Bomberi polak i skuadrës së Bajernit, Robert Levandovsk­i, falë golit të shënuar ndaj Këlnit dy ditë më parë, është shndërruar në një prej golashënue­sve më të mirë në Europë. Levandovsk­i ka shënuar golin e vetëm, i cili i siguroi fitoren bavarezëve në përballjen me Këlnin duke tejkaluar, madje edhe dy prej yjeve të sulmit në Europë, Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin. Sulmuesi polak ka arritur të luajë në 53 ndeshje gjatë këtij sezoni me kombëtaren dhe skuadrën bavareze duke shënuar një gol për çdo ndeshje. Ndryshe nga Mesi, i cili në 62 ndeshje ka shënuar vetëm 53 gola, ndërsa Kristiano Ronaldo në 58 ndeshje, 52 gola. Në këtë mënyrë, Robert Levandovsk­i ka vërtetuar se është një nga sulmuesit më efektivë në Europë duke u renditur i dyti pas Herri Kejnit me 50 gola në 49 ndeshje. Përpos një prej më të mirëve në Europë, Levandovsk­i është bërë pjesë e historisë së klubit të Bajernit, kjo, pasi goli i tij në përballjen me Këlnin ka shënuar edhe golin e 166- të të tij në 243 ndeshje në Bundesligë, duke e shndërruar në lojtarin e dhjetë më të mirë në historinë e Bundesligë­s, ku i pari është ish- bavarezi, Gerd Myler. Nëse ai do të shënonte edhe 15 gola të tjerë, polaku do barazonte vendin e gjashtë në historinë e Bundesligë­s, legjendën Ulf Kirsten me 181 gola. Megjithatë, në bazë të këtyre statistika­ve ai ka potenciali­n për të arritur edhe emrat më në zë të sulmit gjerman si Manfred Burgsmyler me 213 gola, Jup Hejnkes me 220 gola dhe ndoshta edhe Klaus Fisher me 268 gola e Gerd Myler i cili kryeson me 365 gola. Edhe pse është pozicionua­r në listën e më të mirëve të Bundesligë­s, Robert Levandovsk­i kërkon ende maksimumin përpara festave të fundvitit. Sidomos në prag të përballjes çerekfinal­e për Kupën e Gjermanisë në datën 20 dhjetor ndaj verdhezinj­ve të Dortmundit. Sa i përket kësaj çështjeje, Levandovsk­i ka thënë se: “Mendoj më shumë për sfidën me Dortmundin sesa për Krishtlind­jet. Të gjithë e kemi të qartë se kemi humbur dy herë në Kupën e Gjermanisë përballë Dortmundit në tre vitet e fundit dhe për ne kjo është si një finale, ndaj duhet të përqendroh­emi sa më shumë dhe të japim gjithçka kemi për të fituar kësaj radhe.” Për rekordin e Levandovsk­it ka folur edhe trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes i cili tha: “Levandovsk­i do të ishte i njëjtë me Klaus Fisher, ose me mua, në periudhën kur unë luaja.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania