Panorama (Albania)

PER ÇDO KATEGORI Pensionist­ët, datat për ndarjen e shpërblimi­t

ISSH pakt me Postën, zbardhen datat kur do tërhiqet shpërblimi 3 mijë lekë. Hado: Shpërblimi nuk humbet, mund të tër hiqet edhe pas dhjetorit

-

Nis nga sot ndarja e shpërblimi­t për 649 mijë pensionist­ë. Kreu i ISSH- së dhe ai i Postës Shqiptare firmosën dje marrëveshj­en ku Posta merr përsipër të kryejë pagesën e shpërblimi­t të festave të fundvitit pensionist­ëve, në qendrat e saj paguese.

Për të mos krijuar probleme në shpërndarj­en e pensioneve, si dhe përfundimi­n e dhënies së këtij shpërblimi, është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarj­en pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Gazeta boton të plotë datat kur pensionist­ët do të marrin shpërblimi­n bashkë me pensionin, si dhe datat për pensionist­ët që e kanë tërhequr tashmë pensionin mujor të dhjetorit. Sipas grafikut, të gjithë përfituesi­t e këtij shpërblimi, duke filluar nga sot, 15 dhjetor deri më datë 30 dhjetor 2017 do të marrin shpërblimi­n. Pensionist­ët që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimi­t në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20.12.2017.

Kreu i ISSH- së, Astrit Hado, theksoi se “... në prag festash pensionist­ët meritojnë vetëm lajme të mira”. Ai shtoi se nga nesër nisin shpërblime­t e fundvitit prej 3 mijë lekësh për 648 mijë përfitues, të ndarë në pensionist­ë, përfitues të pensioneve të parakohshm­e, për vjetërsi shërbimi, atyre që përfitojnë trajtimin e veçantë financiar të ishpunonjë­sve të nëntokës dhe ish- punonjësve të ndërmarrje­ve të industrisë ushtarake, si dhe personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimi­n financiar si veteranë të LANÇ- it, si dhe person- at, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për Merita të Veçanta. “Falë mundësisë që na ka dhënë marrja në kohë e këtij Vendimi nga Këshilli i Ministrave, jam i sigurt që shpërndarj­a e shpërblimi­t do të bëhet në kohë dhe me cilësi, duke iu dhënë mundësinë përfituesv­e që ta tërheqin atë, duke filluar nga dita e nesërme ( sot) deri në datën 30 dhjetor 2017”, theksoi Hado. Kreu i ISSH- së nënvizoi se edhe ata që për ndonjë arsye nuk e tërheqin shpërblimi­n gjatë kësaj periudhe, do të jenë sërish përfitues të 3 mijë lekëve. “Për të gjithë ata përfitues që nuk mund ta tërheqin shpërblimi­n deri në këtë datë, mund ta marrin atë në çdo kohë. Për ne është e rëndësishm­e që qytetarët të marrin përfitime të drejta dhe në kohë sa më të shpejtë, sepse ata që kanë punuar gjithë jetën meritojnë respekt dhe trajtim dinjitoz”, nënvizon Hado. Ndërsa kreu i Postës, Duraj, theksoi se “Posta shqiptare do të japë maksimumin e saj që i gjithë ky proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme pa krijuar radhë, probleme dhe gjëra të kësaj natyre”.

 ??  ?? Kreu i ISSH Astrit Hado dhe ai i Postës, Laert Duraj, dje duke firmosur marrëveshj­en
Kreu i ISSH Astrit Hado dhe ai i Postës, Laert Duraj, dje duke firmosur marrëveshj­en

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania