Panorama (Albania)

Berisha e akuzon për Olsin e Lindën, Rama: Pse merresh me gratë?

Ish- Kryeminist­ri: Kishim dy qen. Njëri vërsulej sa i thoja skape, tjetri vetëm lehte

-

Kam një këshillë të hershme: në shtëpi kishim dy qen. Njëri ishte një qen i madh dhe e mbanim të lidhur me rrethore. Ujk nuk kishte që t’i afrohej. Sapo i thosha unë skape, ai vërsulej...

Lufta kush është krimineli, kush nuk është krimineli është mizerabili­tet politik.

Edmond Spaho: Do të skuqeshin në varr Noli dhe Konica nëse do të dëgjonin se ky kryeminist­ër do t’u marrë skeptrin si oratori më i mirë i këtyre trevave pas atyre të dyve. Kjo është fatkeqësia më e madhe që na ka zënë me këto që thotë e bën...

Edi Rama: Më thuaj një ofendim konkret? Më kujtohet atëherë kur isha më i vogël, kur dilje e thoshe takova Jacques Attali, takova Jacques Delors... Këtë punë ke bërë gjithmonë..., të gjithë të mëdhenjtë e botës erdhën të takuan ty e të konsultuan për by- pass- in. Nëse të gjithë të mëdhenjtë e botës kanë dalë në atë konkluzion, atëherë bota paska marrë fund. Ty të gjithë të mëdhenjtë të kanë ardhur e të kanë dhënë mend. Si ka mundësi, me mendjen e gjithë të mëdhenjve të botës e bëre Shqipërinë leckë?

Sali Berisha: Së pari, dua të theksoj këtu, se në mënyrë absolute nuk fyej njeri, përveçse them ato që qëndrojnë. A erdhi kërkesa nga Prokuroria për Saimir Tahirin për ta arrestuar? A dole the fillimisht se në ato përgjime ishte hataja. Po kur të nesërmen Saimir Tahiri të tregoi kartonin e kuq ty, të sfidoi nga Blendi Fevziu e të tha se do të bëj Edmond Dantesin dhe se të gjithë ata që e lëshuan do të bien aty ku e meritojnë, të solli Gazin ( Demin) në mesnatë... pyete Olsin, të erdhi Gazi apo jo? Dhe të tha mos gabo, se tërmeti prej tij është i tmerrshëm.

Edi Rama ( qesh): Je fantastik! Sali Berisha: Të numëroi Xibrakën dhe të gjitha çështjet e tjera me radhë. Atëherë ndryshoi gjithçka. U bë e paqenë dosja. “S’ka asnjë bazë”, “ata janë prokurorë të Saliut” etj. Pastaj, pas një jave, na dolën 850 mijë euro dhe dy patentat e Saimir Trafikut. Tani më thonë që në makinë mund të ketë qenë vetë Saimiri. Nuk lëshove një fjalë për të. “Pse, avokati tij jam unë?!”, - tha. Çoi Spartak Brahon te Qatua në një takim prej një orë në hotel “Turizëm” dhe u rakordua gjithçka. Tani më thuaj pak, këto lidhjet me krimin i ke nga unë apo nga vetja jote? Edi Rama: Të gjitha janë shpifje. Fantazitë e tua...

Sali Berisha: Absolutish­t jo, asnjë shpifje. Më thuaj pak, po kur partnerët ndërkombët­arë na kanë thënë se çështja Tahiri do të jetë kusht kryesor për integrimin, kur na e thotë ne, ju garantoj se atij ia thonë tri herë më shumë. Pse e mban Tahirin ai? Mban veten e tij, more zotërinj. Habilajt janë Habilaj, por Xibraka është një dosje e tmerrshme, more. Unë ju kam sjellë këtu udhëtimin e vëlla Olsit, pesë herë me makinën e transporti­t të kokainës, këtu të fotografua­ra i kam TIMS. Sigurisht që do të të akuzojmë. Çfarë mbete pa kapur këto katër vite? Më në fund u bëre dhe me klubin e sportit. Pse, nuk e dinin njerëzit që Gazi ishte thjesht një dordolec që Olsi e mbante mashë. Ja tani na doli që klubin Partizani e mori Edi me Olsin, u bëtë edhe me klub. U bëtë edhe me bankë. Po si ka mundë- si që çdo bankë po shitet, vetëm ABI Bank po fluturon në qiell?! Mund ta çoje ti gruan atje? S’mund ta çoje ti gruan në bordin e një banke? Edi Rama: Pse merresh me gratë?

Sali Berisha: Jo, ç’kam me gratë... Nuk mund ta çojë se është gruaja jote, gruaja e Kryeminist­rit, në kundërshti­m me çdo ligj, në konflikt të hapur interesi. Nëse ti e çon gruan anëtare të bordit të bankës, atëherë ti tregon se është banka jote, dhe çfarë banke, bankë e regjistrua­r në offshore.

Taulant Balla: Po fol një herë fol për këto paratë offshore... Sali Berisha: Në offshore një bankë që ka miliarda. Dhe kjo nuk qenka mëkat. Ndërsa një kompani me 150 mijë euro, që duhet bërë transparen­ca plotësisht e PD- së, ky qenka supermëkat­i. Ti përpiqesh ta mbulosh bankën me artifice. Ti je aq shumë i zhytur, sa asgjë nuk të mbron dot. Nuk të akuzojmë ne ty, ti akuzon veten me çdo veprim që bën. Së fundi ke marrë 60 raporte nga SHISH për trafiqet e policëve dhe të Saimirit me radhë. I ke injoruar të gjitha. A ishe i droguar, a ishe i implikuar, a i merrje taksë. Po si ka mundësi...?

E more kryetrafik­antin dhe e çove në Shtëpinë e Bardhë te Barack Obama. A skuqesh ndopak ti për këtë? Po pse duhet të shkonte Tahiri, kur e gjithë Shqipëria e dinte që është trafikant? Kur opozita e kishte denoncuar 120 herë këtu në Parlament? A mendon ti që bëhet një retrospekt­ivë këtu, apo s’bëhet?

Edi Rama: Një gjë është e sigurt, që kur akuzon pa fakte, o i ke bërë vetë, o je në gjendje t’i bësh vetë. Ju keni arritur nivele që janë realisht të paimagjinu­eshme për një parti që lindi si forca e parë properëndi­more në Shqipëri. Ju keni arritur në nivele absurde. Luftoni me ambasadorë­t dhe akoma pas 27 vjetësh i trajtoni ambasadorë­t sikur i keni komshinj dhe zihe- ni me komshiun sikur ata janë persona që bëjnë politika personale dhe flasin në konflikte interesi, siç thotë Saliu, që e di shumë mirë, në fakt, se nuk thotë të vërtetën, se kaq gjë e shumë të tjera, Saliu i di shumë mirë dhe i kupton shumë mirë. U turreni ambasadorë­ve dhe i trajtoni sikur janë në një rresht me Habilin dhe me Balilin.

Sali Berisha: Kam një këshillë të hershme: në shtëpi kishim dy qen. Njëri ishte një qen i madh dhe e mbanim të lidhur me rrethore. Ujk nuk kishte që t’i afrohej. Sapo i thosha unë skape, ai vërsulej sa këtu e deri të Shalsi me tre hapa dhe kacafytej sa unë nuk arrija dot t’i ndaja...

Eduard Shalsi: Ça tha? Ça tha? Sali Berisha: Ndërsa tjetri ishte një këlysh, që vetëm lehte gjithë ditën. Më bezdiste shumë, sa unë i thosha, kuç, mos leh. Dilte gjyshja në ballkon e më thoshte: Çfarë ke, Sali? Më çmendi ky këlyshi, i thoja. Po çmend veten ti, më thoshte. Nuk i thuhet këlyshit që leh mos leh, se ai leh më shumë!

Edi Rama: Sali, sot na ke ndihmuar të kuptojmë pse u thua “skape” atyre që i hedh në betejën qorre të luftës politike. E paske nisur me qenin e shtëpisë këtë punë dhe të paska ngelur si nevojë e brendshme për të pasur gjithmonë qen që i turr për të kapur të tjerët. Këto sherret tona këtu mund të vazhdojnë pa fund. Problemi është Shqipëria, a duhet apo s’duhet t’i hapë negociatat, a duhet apo s’duhet të jemi bashkë për hapjen e negociatav­e? Këtë na e thoni ju. Negociatat për anëtarësim, ndërkohë që ju e dini shumë mirë se, në qoftë se na ikën ky stacion për fajin tonë, për problemet që i krijojmë vetes ne këtu, nuk do të thotë që treni do të jetë aty, një muaj më mbrapa, dy muaj më mbrapa, apo 6 muaj më mbrapa. Të paktën për fajin tonë nuk duhet të ndodhë absolutish­t që ne të humbasim asnjë milimetër pozicion...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania