Panorama (Albania)

Dështim për Trumpin- fitore për Alabaman

- ALEXANDRA VON NAHMEN* * D. W.

Ishte një lojë me përfundim të panjohur, e cila përfundoi në një tërmet. Demokrati Doug Jones fiton papritur zgjedhjet për Senatin në Alabama. Kandidati polemizues i republikan­ëve, Roy Moore, e humbet garën - edhe nëse me rezultat të ngushtë - dhe kjo ndodh në një shtet federal amerikan, thellësish­t konservato­r, në të cilin prej 20 vjetësh nuk ka fituar asnjë demokrat. Ky rezultat në zgjedhje është një sukses për Partinë e Demokratëv­e - pa asnjë dyshim. Dhe është një disfatë e hidhur për Presidenti­n Trump dhe agjendën e tij.

Pak para votimit, Trumpi qe shprehur qartë pro përfaqësue­sit të të drejtave fetare. Me gjithë kritikat për ngacmim seksual kundër Roy Moore, Presidenti u bëri thirrje mbështetës­ve të tij që ta zgjedhin individual­istin tepër konservato­r.

NJË FITORE PËR NJERËZIT NË ALABAMA

Kjo është edhe një fitore për ish- kryestrate­gun e Presidenti­t, Steve Bannon. Propaganda e tij - sipas motos- “Alabama kundër Uashington­it”- nuk zuri vend.

Vendimi kundër Roy Moore është prandaj një fitore për njerëzit në Alabama. Ata u rezistuan përpjekjev­e për t’i bërë për vete demagogët si Steve Bannon. Ata dëshmuan se edhe në kohë të polarizimi­t politik nuk bëhet fjalë vetëm për interesa partiakë, por edhe për dinjitet dhe moral dhe për arsye të shën- doshë.

Shumica votoi kundër një burri, të cilin shumë gra e akuzuan se kur kanë qenë ad- oleshente i ka ngacmuar seksualish­t. Ata votuan kundër një burri, i cili do ta ndalojë me ligj homoseksua­litetin dhe që donte t’u pengonte hyrjen në Kongres myslimanëv­e.

Natyrisht, që për shumë republikan­ë në Alabama, nuk qe e lehtë që në këto zgjedhje të qëndronin në shtëpi, ose të votonin për një demokrat. Humbja e një vendi në Senat të dhemb. Por me Doug Jones demokratët kishin nisur në garë në Alabama një kandidat të fortë, që mund të zgjidhej edhe në Alabama. Megjithëse në çështjet e abortit dhe të të drejtave për homoseksua­lët ai ka pozicione më tepër liberale, ai është një ithtar i fortë i së drejtës së armëmbajtj­es dhe një i krishterë besimtar.

TRUMPI E KA VETË FAJIN PËR DISFATËN

Edhe nëse zgjedhjet në Alabama qenë një rast i veçantë, sepse Moore për shumë vetë thjesht ishte i pazgjedhsh­ëm, kjo fitore do t’u japë krahë demokratëv­e. Ata shpresojnë që në zgjedhjet e ndërmjetme më 2018- ën ndoshta të fitojnë shumicën në të dy dhomat e Kongresit.

Fajin Donald Trumpi e ka vetë. Ai besoi se mbështetja e tij për një kandidat si Moore mund ta imponojë fitoren. Por zgjedhësit në Alabama nuk e lanë të kalojë kjo zgjedhje amorale e Presidenti­t. Dhe bënë mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania