Panorama (Albania)

REAGIMI I DAR

-

Komisioni i Etikës në Drejtorinë Arsimore të Korçës ka pezulluar dje nga puna drejtoresh­ën e kopshtit, Laureta Asllani dhe edukatoren Suzana Brahimllar­i. Sipas burime nga Drejtoria Arsimore, komisioni ka vendosur pezullimin deri në një vendim të dytë, pasi çështja të analizohet jo vetëm prej tyre, por të ketë edhe një përfundim nga hetimi i nisur. Ngjarja e pati zanafillën kur edukatorja 50vjeçare përfundoi në spital me hematoma të dukshme në trup. Ajo akuzoi drejtoresh­ën e saj, e cila e kishte marrë zvarrë nëpër shkallë pas një debati verbal që kishin pasur më parë mes tyre për një ankesë nga një prind.

“Më tha drejtoresh­a se kishte pasur një ankesë nga një prind me argumentin se unë nuk respektoja etikën, pasi u thosha prindërve çfarë bënin fëmijët e tyre gjatë kohës që unë kujdesesha për ta. Ndërkohë, që unë e kam detyrim që t’i informoj prindërit për çdo gjë që ndodh me fëmijët, çdo sjellje të tyre të mirë apo çdo gabim që bëjnë. Më thirri në zyrë dhe më komunikoi që kishte këtë ankesë prindi dhe madje kishte mbledhur Komisionin e Etikës. I kërkova letrën që pretendont­e se e kishte bërë prindi dhe ajo e nxori dhe ma tregoi. Në ato momente, unë i kërkova që ta bëja fotokopje dhe t’ia ktheja origjinali­n dhe nisa ta palos. Por ajo u revoltua nga kjo gjë dhe nisi të më godasë. Unë dola nga zyra, por ajo më ndoqi dhe po më tërhiqte zvarrë nëpër shkallë... Më pas iu shkëputa nga duart dhe hyra në klasë ku ishin edhe fëmijët. Mendova se për shkak se aty kishte fëmijë, nuk do të vinte atje. Por ka hyrë në klasë dhe në sy të fëmijëve, që janë 5vjeçarë, më goditi. Ata u traumatizu­an”, u shpreh ditën e ngjarjes edukatorja e dhunuar. Një ditë më pas, drejtoresh­a 38- vjeçare ka dhënë dëshminë e saj në Polici, nga ku mësohet se ka mohuar në mënyrë kategorike që ta ketë prekur me dorë vartësen e saj. “Absolutish­t nuk ka pasur asnjë përballje fizike mes meje dhe edukatores Suzana Brahimllar­i. Nuk e kam prekur me dorë dhe nuk e di pse më ka akuzuar për këtë gjë. Ka pasur një shqetësim nga një prind dhe jam për- Pas publikimit të rastit, drejtori i DAR Korçë pati paralajmër­uar se çështja do verifikohe­t nga Komisioni i Etikës dhe më pas do të vendoset se si do të procedohet. “Rasti është duke u shqyrtuar nga të gjitha instancat përkatëse. Është mbledhur Komisioni i Etikës dhe rasti po ndiqet me detaje. Ne si institucio­n, që kemi rolin dhe përgjegjës­inë tonë, do të veprojmë sipas ligjit, i cili parashikon nga vërejtje, masë, pezullim e deri në pushim nga puna. Duhet të presim konkluzion­et e komisionit për të vendosur”, u shpreh Kristaq Grabocka, drejtor i DAR Korçë një ditë pas ngjarjes. pjekur të diskutoj me të, ta sqaroj. Madje, i kam treguar edhe ankesën e shkruar nga prindi, por ajo ka reaguar ashpër dhe në mënyrë agresive ma ka rrëmbyer nga dora ankesën. Kjo ka qenë arsyeja e debatit, sepse Suzana donte të ma merrte atë letër. Ajo ankesë ishte depozituar në drejtori dhe unë nuk mund t’i lëshoj dokumentet kështu... Në asnjë moment nuk e kam prekur me dorë dhe nuk e di pse ajo i ka ato shenja ( hematomat)”, është shprehur drejtoresh­a Laureta Asllani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania