Panorama (Albania)

Bylykbashi: Prokurori i ri do pezullojë dosjen “Habilaj/ Tahiri”

- Oerd Bylykbashi

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi, ka hedhur poshtë pretendimi­n e kryetares së Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, se maxhoranca duhet të mbështesë me votë një nga kandidatët për Prokuror të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. Sipas Bylykbashi­t, maxhoranca, përmes votave të saj, po kërkon të fitojë imunitet nga ndjekja penale. “Propozimet e kandidatëv­e për votim në Parlament na i bëkan 28 deputetë! Pra, deputetët e Kryeminist­rit Rama do të seleksiono­jnë edhe emrin që i pëlqen Ramës. Jo më thjesht kapje politike, por ky është një puç kushtetues i frikshëm. ý Dhe mos humbni fillin: Ky Prokurori i Përgjithsh­ëm i përkohshëm do ketë pushtetin e pezullimit të dosjes jeshile Habilaj/ Tahiri. Ai do të përgatisë dosjet fillestare të vetingut për prokurorët që rrezikojnë me hetim Ramën. Kjo tregon qartë që, pas gjithë kësaj maskarade parlamenta­re, është halli i Ramës më shumë se sa i Tahirit. Ky prokuror është IMUNITETI DE FACTO nga ndjekja penale ýqë po kërkon Rama. 28 deputetë bëjnë propozim VETEM kur Kushtetuta NUK parashikon ndryshe ( neni 111 i Rregullore­s së Kuvendit)”, sqaron Bylykbashi. ýNënkryeta­ri i Grupit të PD, kujton se kur emri i Prokurorit të Përgjithsh­ëm propozohej nga Parlamenti, mbetej i paragjykua­r politikish­t, prandaj edhe ndryshimet kushtetues­e të 22 korrikut ia ngarkuan KLP- së zgjedhjen e Kryeprokur­orit. “Një Prokuror i Përgjithsh­ëm, ýqë na u emëronte nga Parlamenti me propozim të Presidenti­t, na ishte i kapur politikish­t. Ndaj, dhe Kushtetuta, pas Reformës në Drejtësi, ia dha të drejtën e propozimit vetëm Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë ( KLP) dhe Parlamenti duhet të votojë me 3/ 5 ose 84 vota. Kjo vetëm e vetëm që Parlamenti, pra, politika, të mos caktojë Prokurorin e Përgjithsh­ëm. ýPasi pa ligj dhe me një memo, ýsajuan procedurën dhe caktuan që Rama e miraton me vetëm 36 vota Prokurorin e Përgjithsh­ëm, tani ýkanë sajuar një sharlatani­zëm të ri”, deklaron Bylykbashi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania