Panorama (Albania)

Incident me të shtëna në bazën amerikane

-

Njeriu që përplasi makinën e tij në portën e një baze të Forcave Ajrore të SHBA- ve në Britani, mund të ketë qenë duke u përpjekur të grabiste një avion ushtarak, pasi pamjet e publikuara tregonin Policinë që kishte rrethuar një avion. Policia në bazën e “RAF Mildenhall” në Suffolk iu përgjigj raporteve mbi të shtëna me armë dhe një alarmi të rëndësishë­m sigurie. Ka pasur të shtëna nga personeli i shërbimit amerikan, në orën 13: 00 dhe një 44- vjeçar me shenja prerjesh dhe plagësh u ndalua dhe u arrestua. Është e paqartë se sa larg në territorin e bazës ka mbërritur ai. Pamjet ajrore sugjerojnë se mund të ketë arritur në një pistë, në qendër të bazës. Një kordon policor ka rrethuar një “Bell Boeing V- 22 Osprey” disa orë pas incidentit, por Policia e Suffolk beson se kjo nuk ka lidhje me terrorizmi­n. I dyshuari është një qytetar britanik i cili pretendont­e të ishte dikush që nuk ishte, ndoshta një figurë e lartë ushtarake, për të kaluar një pikë kontrolli. Banorët gjithashtu raportuan se kishin dëgjuar armë zjarri dhe fëmijët amerikanë në një zonë të rezervuar për të luajtur në fshat, thuhej se ishin larguar papritmas pas incidentit. Një makinë policore po bllokonte hyrjen në bazë dhe kishte një prani të forta policore e ushtarake në zonë, me automjete 4x4 që patrulloni­n jashtë, sipas “MailOnline”. Fillimisht Policia kërkoi që njerëzit të mos qarkulloni­n në atë zonë. Dhe pas disa orësh e konsideroi atë sërish të sigurt. Janë ngritur pikëpyetje në lidhje me këtë incident. Një anëtar i byrosë së aviacionit në “Aviation Week” shkroi se pse thuhet që incidenti është në portën hyrëse kur ka një kordon policie rreth një avioni ushtarak, duke sugjeruar se personi ka hyrë në pistë. Sidoqoftë zona tani është konsiderua­r e sigurt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania