Panorama (Albania)

Dhimbja e fytit, trajtimet më të mira në kushte shtëpie

-

Kanceri i stomakut është më i zakonshëm te meshkujt sesa te gratë. Shumica e njerëzve të diagnostik­uar me kancer të stomakut janë në mes të viteve 60 dhe 80 të tyre. Infeksioni me bakteret Helicobact­er pylori ( H. pylori) duket të jetë shkaktari kryesor i kancerit të stomakut, sidomos kancerit në pjesën më të ulët ( distale) të stomakut. Njerëzit me kancer të stomakut kanë një shkallë më të lartë të infeksioni­t H. pylori sesa njerëzit pa këtë kancer. Infeksioni H. pylori lidhet gjithashtu me disa lloje të limfomës së stomakut. Një rrezik në rritje i kancerit të stomakut vërehet te njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të ushqimeve të tymosura, peshku, mishit të kripur dhe perimeve turshi. Nga ana tjetër, nëse konsumohen shumë fruta dhe perime të freskëta, ulet rreziku për t'u prekur nga kjo sëmundje. Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të stomakut, veçanërish­t për kanceret e pjesës së sipërme të stomakut pranë ezofagut. Shkalla e kancerit të stomakut është dyfishuar në radhët e duhanpirës­ve. Të qenurit mbipeshë, është shkak i mundshëm i kancerit të stomakut. Kirurgji e mëparshme e stomakut Kanceri i stomakut ka më shumë gjasa të zhvillohet te njerëzit që kanë pasur një pjesë të stomakut të tyre për të trajtuar sëmundjet jo kanceroze, të tilla si ulcera. Kjo mund të jetë sepse stomaku bën më pak acid, gjë që lejon më shumë baktere që prodhojnë nitrite, të jenë të pranishme. Grupet e tipit të gjakut u referohen substancav­e të caktuara, që zakonisht janë të pranishme në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe disa lloje të tjera të qelizave. Këto grupe janë të rëndësishm­e në krahasimin e gjakut për transfuzio­net. Për arsye të panjohura, njerëzit me gjakun e tipit A kanë një rrezik më të lartë për të marrë kancerin e stomakut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania