Panorama (Albania)

Transaksio­net e dyshimta me pronat, vëllai i Balilit: Kam 350 persona të punësuar

Administra­tori i “Balili& Co”: Unë jam ortaku i vetëm, s’kanë lidhje vëllezërit e mi. Kam të punësuar me tatime 350 persona

-

Pas sekuestrim­it të “Santa Quaranta” dhe heqjes së licencës së policisë private, ka reaguar dje Bashkim Balili, administra­tor i kompanisë “Balili& Co”.

Sipas tij, vëllai i tij Klement Balili është i akuzuar për një vepër që nuk ka prova, por edhe sikur ai të jetë fajtor, po ndodh një situatë e ngjashme me atë të luftës së klasave. Sipas tij, e gjithë familja, i gjithë fisi Balili, kanë dy vjet që jetojnë si të persekutua­r.

Prokuroria ka sekuestrua­r pasuritë e Balilit, përveç “Santa Quaranta”, është hequr edhe licenca për shoqërinë e sigurisë dhe ruajtjes fizike “Balili& CO”. Keni një koment?

Në radhë të parë ju falënderoj që më jepini mundësinë të shprehem për të thënë realitetin, por edhe për të shprehur atë se shumë është folur dhe se mediat, në mungesë të informacio­nit të saktë dhe real, po bëjnë gabim dhe rëndojnë në lidhje me aktiviteti­n dhe zbardhjen e së vërtetës. Dua të bëj me dije se shoqëria ime ka një aktivitet që prej vitit 1994, me emrin “Balili”, sot “Balili & Co” dhe me ortak të vetëm Bashkim Balilin. Shoqëria ime që prej vitit 1994, me një aktivitet 23- vjeçar, fillimisht e ka nisur aktiviteti­n në fushën e ruajtjes së sigurisë fizike të objekteve, duke ecur më tej në fushën e turizmit dhe në fushën e bujqësisë. Si asete të kompanisë, të gjitha janë të ortakut të vetëm, Bashkim Balili, pra të miat.

Pra të gjitha këto asete nuk janë të ndara mes vëllezërve Balili?

Unë jam ortaku i vetëm i shoqërisë “Balili& Co”. Nuk kam ortak as vëllezërit dhe as fëmijët në kompani. Shoqëria “Balili & Co”, në sajë të punës së mirë, duke qenë bashkëpunu­ese me të gjitha institucio­net shtetërore, punon konform ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, merr pjesë nëpër tendera brenda juridiksio­nit dhe ka ekstrakte të regjis- truara në QKR, sot ka 350 punonjës të regjistrua­r në tatime. Si lindi “Santa Quaranta”? Për sa i përket resortit “Santa Quaranta”, që është ndërtuar nga shoqëria “Balili & Co”, me administra­tor Bashkim Balilin si ortaku i vetëm, po jap detaje për informacio­n të saktë për të mos gabuar dhe hedhur baltë pa asnjë arsye. “Santa Quaranta” është përfituar nga transparen­ca në ankandin e zhvilluar nga qeveria nga Bashkim Balili. Resortin “Santa Quaranta”, në vitet 2016, 2017 e kanë frekuentua­r jo më pak se 60 mijë pushues në vit. Ka të punësuar jo më pak se 300 punonjës në sezonin e verës, pra sezonalë për tre muaj. “Santa Quaranta” u ndërtua me kujdes duke iu referuar edhe politikave të qeverisë, e cila ka në programin e saj zhvillimin e turizmit, për një turizëm elitar. Jam i hapur para çdo institucio­ni, para çdo prokurorie, apo çdo personi, individi, të marrë vesh të vërtetën në bazë të dokumentac­ionit që disponoj. Jam akuzuar se kam lidhur dhe përfituar në mënyrë të padrejtë tendera apo kam lidhur kontrata politikish­t, siç lakohet shpesh nëpër media. Nuk është e vërtetë.

Si është e vërteta e tokës bujqësore që ju keni përfituar nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë?

Në buletinin e Ministrisë për toka që jepeshin me qira u futa edhe unë si shoqëri në ankand, pa ditur se kush e zhvillonte ankandin, pasi këtë të drejtë ma jep ligji të kërkoj edhe unë. Kam marrë pjesë dhe jam shpallur fitues për 21.4 ha. Tenderi është zhvilluar nga muaji prill, para tri vitesh. Pasi u bë kualifikim­i, duke mos qenë kompani e vetme në tender, u shpalla fitues dhe kam nënshkruar kontratën. Kam përfituar një tokë e cila që nga viti 1987 ishte tokë djerrë, me shkurre, ferra, gjineshtër, pra e papunuar. Me punimet e kryera në të, deri edhe në kanalizime e drenazhim të saj, e solla në tokë produktive ku kam mbjellë 7000 mijë fidanë me arra dhe shegë. Sot, që nuk është ende në prodhim, janë të punësuar 15 punonjës dhe kur të nisë prodhimi, do të punësohen jo më pak se 50 punonjës definitivë.

A keni përfituar subvencion nga shteti?

Nuk kam kërkuar, edhe pse e dija që qeveria e ka në sloganin e vet për të stimuluar të gjithë fermerët. Nuk kam kërkuar, sepse toka që përfitova unë me tender kishte shumë punë. Tani që punët i kam mbaruar me tokën, do të kërkoj edhe unë sipas të drejtave të mia për rimbursim.

Policia private juaja deri ku e ka shtrirjen? Aktualisht i është hequr licenca...

Shoqëria private “Balili & Co” në fushën e ruajtjes dhe sigurisë fizike, duke qenë me një CV të plotësuar dhe me një punë këmbëngulë­se, duke bërë pjesë në kompanitë e mira, ka aktivitet në të gjithë Shqipërinë.

Do t’i apeloni sekuestrot dhe bllokimet që po i bëhen aktiviteti­t tuaj?

Do të apeloj çdo vendim, do të kundërshto­j çdo media të shkruar apo vizive, që kërkon të hedhë baltë duke disinformu­ar dhe shtrembëru­ar realitetin kokëfortë.

Klement Balili është vëllai juaj, a keni dijeni se ku ndodhet ai?

Klement Balili është vëllai im, është i akuzuar për një vepër pa prova. Nuk kam dijeni se ku ndodhet ai. Drejtësia le të bëjë punën e vet. Unë them se kjo është një lojë e stisur me kujdes. Është shashkë. Klement Balili nuk ka lidhje me politikën. Në punë është futur si gjithë të tjerët. Klement Balili u përdor politikish­t. Kemi dy vjet që në portale gazetash apo në emisione televizive, lakohet vetëm emri i tij. E gjithë kjo ndodh për interesa të ngushta. E vërteta vonon, por nuk harron asnjëherë. Dhe sikur Klement Balili të jetë fajtor, nuk jemi për zhvillimin e luftës së klasave, siç po ndodh me ne. Nuk është Klement Balili i ar-

Unë jam ortaku i vetëm i shoqërisë “Balili& Co”. Nuk kam ortak as vëllezërit dhe as fëmijët në kompani. Shoqëria “Balili & Co”, në sajë të punës së mirë, duke qenë bashkëpunu­ese me të gjitha institucio­net shtetërore, punon konform ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar...

restuar, është gjithë familja, gjithë fisi Balili. Ne kemi dy vjet që jemi të gjithë të arrestuar. Padrejtësi­sht na janë cenuar të drejtat e qytetarit të lirë. Me kontrolle të njëpasnjës­hme, me presione nga më të ndryshmet. Për një gjë jemi të sigurt, që në shtëpi flemë rehat sepse nuk dëgjojmë as qentë tani, se ka njerëz jashtë që ruajnë. Jetojmë me stres dhe ankth. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga media apo politika, por nga fakte dhe prova. Nëse ka të tilla, të veprojë. Më persekuton mua pa u shpallur ende fajtor Klement Balili.

A është e vërtetë që “Santa Quaranta” është e regjistrua­r në QKB në dhjetor të 2017?

Te kjo ka një vërtetë, por jo ashtu siç interpreto­het nga mediat, për interesa të ngushta. Në fakt është me “Santa Quaranta”, që u ka vrarë sytë të gjithë dashakeqës­ve që nuk e duan zhvillimin në tërësi dhe turizmin në veçanti, që sot në vendin tonë, nën kujdesin e Qeverisë, po bëhet një revolucion për zhvillimin e turizmit dhe veçanërish­t atë elitar. “Santa Quaranta” është pronë e Bashkim Balilit, është përfituar nga transparen­ca. Duke qenë një objekt i shkatërrua­r si pasojë e 1997- ës, që nga viti 2001 që është blerë, deri në vitin 2014, te “Santa Quaranta” është bërë rikonstruk­sioni i saj. Rikonstruk­sioni i Santës nuk është bërë me lekë të pista, me lekë që rrjedhin nga burime kriminale siç interpreto­het nga njerëz, të cilët nuk dinë realitetin. Në vitin 2011 u drejtova te “Societte Generale Bank”, për një kredi se të ardhurat për ta ndërtuar Santën nuk ishin të mjaftueshm­e dhe kam marrë 800 mijë euro, kredi kjo e bazuar mbi të ardhurat që siguronte shoqëria “Balili& Co”, me të cilat nisa të bëja rikonstruk­sionin e “Santa Quaranta”, sepse këtu nuk është bërë ndërtim që nga themeli. Në vitin 2012 mora edhe një tjetër kredi po në këtë bankë, prej 500 mijë euro. Pra, gjithsej 1 milion e 300 mijë euro, ku vazhdoj akoma të shlyej kredinë. Përveç kredisë, kam marrë edhe borxh te miq e shokë të mitë, borxhe të ligjshme para noterit, ende të pashlyera. Deri nga fillimi 2014, ky biznes ka qenë në rikonstruk­sion, në korrik të 2014 u bë inaugurimi për vetëm 10 dhoma të kompletuar­a. Në 2015 mbaroi tërësisht rikonstruk­sioni. Në 2017, edhe unë si gjithë subjektet turistike, e regjistrov­a “Santa Quaranta” më vete për të përfituar TVSH 6%, por edhe këtu duke qenë unë pronar i saj. Sqaroj se “Santa Quaranta” si biznes është regjistrua­r në QKR në 2014. Kush është kureshtar, faqja e QKR është online, ta shohë.

 ??  ?? RESORTI “SANTA QUARANTA”
RESORTI “SANTA QUARANTA”
 ??  ?? Bashkim Balili, administra­tor i kompanisë “Balili& Co”
Bashkim Balili, administra­tor i kompanisë “Balili& Co”
 ??  ?? Bashkim Balili
Bashkim Balili
 ??  ?? Klement Balili
Klement Balili
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania