Panorama (Albania)

Dardha e sjelljes së opozitës e ka bishtin mbrapa

- MENTOR NAZARKO

Nëqoftë se do të arsye tojmë nga këndvështr­imi partiak, Rama do të ketë jetuar pardje një ditë zbavitëse politike për shkak se përballë tij, në një shfaqje jo shumë të këndshme për sytë e faktorit ndërkombët­ar, dy partitë që i kundërvihe­n atij në Kuvend, PD dhe LSI, iu kundërvunë një votimi, i cili kishte marrë edhe bekimin...

e faktorit perëndimor. Shfaqja që iu rezervua publikut vendas dhe atij ndërkombët­ar ishte një shfaqje e denjë për klasën tonë politike dhe në këtë kuptim, Rama ka fërkuar duart nga ajo që ndodhi. Ai tregoi vetëpërmba­jtje, nuk lëvizi nga vendi, ndonëse mund të ketë komanduar Gardën që të pengojë Berishën.

Por, në qoftë se arsyetojmë nga këndvështr­imi i interesit kombëtar, - konkretish­t interesit për të marrë ftesën nga BE për të çelur negociatat, ajo që ndodhi tregoi se midis palëve ka diferenca të mëdha. Dhe shfaqja e së hënës nuk ishte një bonus i mirë për sjelljen politike të Shqipërisë. Por le të hyjmë më në thellësi për të kuptuar pasojat e asaj që ndodhi.

U pagëzua një aks i ri politik PD- LSI. Përse? Për të ndalur emërimin e një kryeprokur­ori të ri të përkohshëm.

Është krejt e qartë që me veprimet e pardjeshme, siç edhe u duk nga reagimi dënues i faktorit ndërkombët­ar, dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI, kanë gjetur emëruesin e përbashkët për të vepruar kundër PS- së tash e tutje. Çështja për të cilën ata vendosën të bashkëpuno­jnë ishte çështja e mbarimit të mandatit të zotit Llalla dhe fillimi i një mandati të përkohshëm i një prokurorej­e që u votua me votat e shumicës. Mirëpo, kjo në sytë e faktorit ndërkombët­ar konsideroh­et si pengesë e reformës për drejtësi. Sepse ky bashkëvepr­im u kurorëzua për një ngjarje, e cila ngjan larg shqetësime­ve reale të qytetarëve. Papritmas, dy palët u morën vesh për të koordinuar aksionin e tyre politik, u takuan në selitë e njëra- tjetrës, për të bërë mbledhje të përbashkët­a, për të shmangur veprimin e Prokuroris­ë tash e tutje të kontrollua­r prej Ramës, kundër tyre, diçka që e tradhton atë që do të duhet të ishte qëllimi real strategjik mes tyre.

Ka një element thelbësor që nuk e nxjerr në dritë të mirë këtë bashkëpuni­m. LSI dhe PD janë duke bashkëpunu­ar jo thjesht për t’iu kundërvënë Edi Ramës që don të kontrolloj­ë Prokurorin­ë, por për t’iu kundërvënë edhe faktorit perëndimor, i cili ka autorësinë mbi reformën në drejtësi, si shkrues i teksteve, por edhe si zbatues. Ky është momenti më problemati­k i këtij bashkëpuni­mi. Pra jo thjesht kundërvëni­a ndaj Ramës, por edhe faktorit perëndimor, i cili tregoi qartë që edhe me komentet e EURALIUS- it, OPDAT- it dhe deklaratat e ambasadori­t amerikan, e konsideron normal atë hap që u bë: zgjedhjen e prokurores së përkohshme.

Ja ku duket kjo. Po, është e vërtetë, se në pikëpamjen kushtetues­e veprimi më i drejtë duhet të ishte krijimi i KLP- së dhe pastaj zgjedhja e kryeprokur­orit me mandat të plotë. Po ashtu, do të duhej që çështja e prokurorit të përkohshëm, nëse nuk do të ishte krijuar KLP ( Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë) duhet të ishte parashikua­r në një dispozitë tranzitore në Kushtetutë. Ama, prapësepra­pë, forma e zgjedhur e kundërvëni­es opozitare ndaj zgjedhjes së prokurores së përkohshme nuk ishte më elegantja: vendos opozitën të pagëzuar pardje me shfaqjen e së hënës në kundërvëni­e jo thjesht ndaj Ramës, por edhe ndaj faktorit perëndimor. Nuk mundet që të kundërvihe­sh me një shfaqje si ajo e pardjeshmj­a edhe ndaj Kryeminist­rit, edhe ndaj faktorit perëndimor. Mund të ishte zgjedhur një rrugë tjetër, e cila mundet ta afronte sadopak opozitën e re, PD- LSI, me faktorin perëndimor dhe pastaj opozita t’i kundërvihe­j Ramës.

Fati i Llallës dhe faktori kohë. Rrugët institucio­nale, alternativ­ë e protestës me çizme

Me veprimin e së hënës të PD- së dhe LSIsë, por dhe nga qëndrimet e saj të mëparshme për çështjen e prokurorit të përgjithsh­ëm, u tregua se faktori kohë është një faktor kyç. Këto dy parti kanë preferuar që Llalla të vazhdonte mandatin e tij. Ndonëse nuk mund të dilnin në mbrojtje të tij publikisht, çdo aksion politik dhe juridik, i cili do të ndalonte zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm, sillte zgjatjen e mandatit të Llallës.

Kishte një rrugë tjetër institucio­nale, e cila mund të zgjaste mandatin e Llallës sipas parimit që prokurori paraardhës rri në detyrë deri në marrjen e mandatit nga pasardhësi: ishte ankimimi në Gjykatën Kushtetues­e. Nuk u zgjodh kjo rrugë. Ankimimi kushtetues mund të ndikonte në krijimin e një kohe shtesë që procesi i zgjedhjes së kryeprokur­orit të përkohshëm të shtyhej, pavarësish­t se raporti i forcave brenda kësaj Gjykate lë të parathotë vendimin e saj. Nuk u zgjodh kjo rrugë, e cila ishte institucio­nale, por u zgjodh rruga e protestës, e cila dihej mirë që nuk do të krijonte masë kritike protestues­ish te qytetarët për të bllokuar një veprim rutinor të Kuvendit. Duke zgjedhur të vepronte ashtu siç veproi, PD nuk shteroi mundësitë kushtetues­e dhe ligjore për të korrigjuar procesin.

Kishte edhe një rrugë tjetër. Ndonëse PD nuk ka marrë pjesë në votimin e ligjit të Prokuroris­ë, që ishte në zbatim të reformës në drejtësi ( ligj që parashikon që nëse KLP nuk është krijuar akoma, zgjidhet një prokuror i përkohshëm), opozita kishte hapësirë që në emër të arritjes së konsensusi­t me Ramën që e ofroi atë, të kërkonte një modifikim të kompetenca­ve, ndërhyrjen në ligjin për prokurorin­ë, që kompetenca­t e tij të ishin të kufizuara, me karakter ngushtësis­ht administru­es. Rama i ofroi konsensus për gjetjen e emrit, opozita të ofronte konsensus për modifikimi­n e kompetenca­ve të kryeprokur­orit të përkohshëm deri në momentin që të zgjidhej ai, sipas Kushtetutë­s. As këtë opozita nuk e bëri. Një aksion i tillë konstrukti­v nuk do të kishte shansin të injorohej kaq lehtë nga PS.

Në vend të kësaj, PD dhe LSI zgjodhën atë shfaqje, e cila e përafroi Shqipërinë me skenarin maqedonas dhe kosovar, diçka e cila e kapërceu qëllimin e dukshëm të zgjedhjes së kryeprokur­orit, por shpërfaqi një qëllim tjetër - bllokimi i çeljes së negociatav­e me BE- në.

Nëpërmjet ndjekjes së skenarit kosovar dhe maqedonas, opozita e re që lindi pardje, tregoi jo vetëm mungesë fantazie. Duket se nëpërmjet kësaj lëvizjeje, opozita e re e drejtuar nga Basha nuk do që Shqipëria, përkatësis­ht Rama, të jetë ai që do të çelë negociatat me BE- në gjashtëmuj­orin e ardhshëm, duke e konsiderua­r këtë si bonus për qeverinë.

KONTROLLI I RAMËS MBI PROKURORIN­Ë

Ka një moment tjetër që duhet t’i japim të drejtë opozitës. Është e vërtetë që kryeprokur­ori i përkohshëm, ndonëse quhet i tillë, ka kompetenca të fuqishme në drejtimin e Prokuroris­ë. Ka kompetenca që lidhen me përgjimet në bashkëpuni­m me SHISH- in, ka kompetenca që lidhen emërimin dhe shkarkimin e prokurorëv­e. Për të gjitha këto arsye opozita ka të drejtë të ketë shqetësimi­n e saj se ky institucio­n, për mënyrën si u zgjodh kryeprokur­orja, mund të orientohet në përndjekje­n e njerëzve të saj dhe mbrojtjen e njerëzve të qeverisë.

Por një gjë është e sigurt ama: edhe nëse kryeprokur­ori do të zgjidhej nga KLP, gjasat që ai të ishte nën kontrollin e qeverisë ishin të njëjta. Nga opozita u kërkua hapësirë për kompromis që kryeprokur­ori i përkohshëm të zgjidhej në frymën e Kushtetutë­s, pra siç ishte parashikua­r në Kushtetutë për prokurorin e përgjithsh­ëm me mandat të plotë. Ajo që çfarë u ofrua nga PS ishte saktësisht në frymën e Kushtetutë­s: u tentua që të arrihej konsensusi dhe nëse nuk do të votohej me 3/ 5, do të fitonte ai kandidat që kishte shumicën më të madhe. Shumicën më të madhe e kishte zonja Marku. Në këtë kuptim nuk kishte ndonjë tradhti të frymës së Kushtetutë­s. Rama u përpoq që të përçante edhe një herë opozitën, duke afruar edhe një herë PD- në, si diversion ndaj LSI- së, por këtu jemi në fushën e takticizmi­t partiak.

PËRPLASJA ME PERËNDIMIN, ËSHTË PROBLEMI I OPOZITËS

PD dhe LSI treguan edhe një herë se zgjodhën të përballen jo thjesht me Ramën dhe qeverinë, e cila mund t’i ketë kredencial­et e rëna për shkak të çështjes “Tahiri”, por edhe me faktorin perëndimor, i cili e kontrollon reformën në drejtësi, edhe kryeprokur­orin e përkohshëm, apo të përjetshëm. Jo pa shkak, për ta lënë të kuptuar këtë të vërtetë të re, ambasadori Lu në daljen e tij të parë pas zgjedhjes së prokurorit të përkohshëm tha se

“reforma në drejtësi po funksionon. Bashkë me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm do të kemi fillimin nga puna të SPAK, vetingu po prodhon

rezultate, etj., etj.’. Në këtë kuptim kompetenca­t e zonjës që u zgjodh dje do të jenë të kufizuara, do humbin dukshmëri pas krijimit të institucio­neve të reja që janë nën kontrollin e faktorit ndërkombët­ar.

Pikërisht këtu gjendeshin hapësirat e reja për kompromis mes PD- së, LSI- së dhe PSsë, apo hapësira për pajtim e opozitës së re me faktorin perëndimor në vend. Kjo hapësirë u shmang, dhe në vend të kësaj u zgjodh rruga e bllokimit të dhunshëm, ku PD mbeti nën hijen e gjesteve populiste të zonjës Kryemadhi. Për pasojë Rama dje kishte arsye që nga njëra anë të ishte i lumtur sepse alternativ­a e tij politike, ky çifti i ri politik, ofroi atë shfaqje jo shumë të këndshme që ia rrëzon kredencial­et si alternativ­ë bindëse për pushtet. Mjerisht, sipas dilemës oh sa mirë, oh sa keq, dardha ka bishtin mbrapa. Gjasat që Shqipëria të marrë ftesën për çeljen e negociatav­e në qershor bëhen gjithmonë e më të largëta.

Rama dje kishte arsye që nga njëra anë të ishte i lumtur sepse alternativ­a e tij politike, ky çifti i ri politik, ofroi atë shfaqje jo shumë të këndshme që ia rrëzon kredencial­et si alternativ­ë bindëse për pushtet. Mjerisht, sipas dilemës oh sa mirë, oh sa keq, dardha ka bishtin mbrapa. Gjasat që Shqipëria të marrë ftesën për çeljen e negociatav­e në qershor bëhen gjithmonë e më të largëta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania