Panorama (Albania)

Plasari: E vërteta e themelimit të Akademisë Albanologj­ike

“Mjeda, pionier i studimeve paleografi­ke, në fushën e kritikës historike, në studimin e dokumentit, në fonetikë”

-

Kush mendon se albanologj­inë shqiptare e kanë bërë vetëm të huajt, me siguri nuk e di se Ndre Mjeda ka qenë një nga albanologë­t më të shquar shqiptarë; dhe kush mendon se institucio­net që janë marrë me albanologj­inë kanë lindur gjatë viteve të socializmi­t, sigurisht që gabohen.

Plot 80 vjet më parë do të themelohej Akademia Albanologj­ike Saveriane. Për të hedhur dritë mbi historinë e albanologj­isë në Shqipëri, prof. Aurel Plasari mbajti dje në Akademinë e Shkencave ligjëratën me temë “80- vjetori i akademizmi­t albanologj­ik në Shqipëri”. Sipas Plasarit, qëllimi i kësaj ligjërate ishte “nxjerrja në dritë e një ngjarjeje shkencore të rëndësishm­e për albanologj­inë, jo më kot lidhej me përvjetori­n e 80- të të saj të themelimit të Akademisë Albanologj­ike Saveriane. Arsyeja thjesht dhe saktë është arsye njohjeje, duke e quajtur të padrejtë, që një organizim ku kanë kontribuar emrat më në zë, më të mëdhenj të albanologj­isë, që kanë prodhuar vepra, të kalohet në heshtje edhe të mos u ekzistojë as emri në fjalorët encikloped­ikë, apo në informacio­net akademike dhe juridike, që i ofrohen publikut. Synimi kryesor është që një ngjarje dhe një institucio­n i tillë të mos mbetet më në errësirë, por të diskutohet edhe të flitet për të. Sidomos në një kohë të lirisë encikloped­ike, të konkurrenc­ës së lirë të akademikëv­e, situatë të cilën ne nuk mundet që ta mohojmë sot, që edhe ajo akademi e krijuar në ato kushtet e atëhershme është një shembull, paradigmë për mënyrën se si mund të punohen, organizohe­n edhe të prodhohen vepra me rëndësi në albanologj­i”. Plasari e konsideroi si një rast për të njohur vetveten.

MJEDA ALBANOLOG Mjaft interesant­e ishte zbulesa e Ndre Mjedës si një ndër albanologë­t e parë shqiptarë; një klerik që i iku urdhrit jezuit për më shumë liri akademike. “Mjeda në shumë fusha të albanologj­isë është një pionier. Është pionier i studimeve paleografi­ke, në fushën e kritikës historike, në studimin e dokumentit, në fonetikë... Të kemi parasysh që në vitin 1902 ai mban një ligjëratë në Kongresin XIII të orientalis­tëve në Hamburg, në latinisht. Nëse bëjmë krahasimin, se cili do të ishte dikush nga ne sot, që do të mbante një ligjëratë ose një kumtesë në gjuhën latine, para një kongresi me specialist­ë të huaj? Pra kemi të bëjmë me një nivel specializi­mi shumë të lartë, për t’u pasur zili dhe, nga ana tjetër, me një njeri shumë modest, të tërhequr në vetvete, gati të vetizoluar, të padëshirue­shëm për pushtetin politik të viteve ’ 30, kur në pushtet ishte Ahmet Zogu, armik i tij, e megjithatë deri në dy javë para ndarjes nga jeta, ai kërkonte fotografim­in e veprës së Pjetër Budit, për t’i bërë botimin e plotë. Nëse flasim për albanologj­i shkencore, Mjeda është një nga albanologë­t e parë edhe më të rëndësishë­m të vendit”, tha ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania