Panorama (Albania)

Biznesmen në Shkodër, kapet me 1 ton kanabis në Mal të Zi

Ndue Pepaj, pronar i restoranti­t luksoz “Kavaliero” në Bajzë

-

Policia e Malit të Zi ka shkatërrua­r një grup të trafikut të drogës, ku në pranga përfunduan 11 persona, mes së cilëve një 28- vjeçar nga Malësia e Madhe.

Gjatë operacioni­t “Trick”, bëhet e ditur se është vënë në pranga Ndue Pepaj, ndërsa 10 personat e tjerë janë shtetas të Malit të Zi. 28- vjeçari njihet në zonën e Malësisë së Madhe si biznesmen pasi është pronar i një restorant luksoz me emrin “Kavaliero” në zonën e Bajzës. Përveç kësaj, Pepaj është dhe i angazhuar në politikë pasi rezulton si kandidat për anëtar të Këshillit Bashkiak në Malësinë e Madhe si përfaqësue­s i Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Policia shqiptare bën të ditur se hetimet për këtë rast janë kryer në bashkëpuni­m të plotë me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpuni­m Rajonal SELEC, Rumani, ku gjatë hetimeve, këtij grupi i janë sekuestrua­r sasi të konsiderue­shme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri. Konkretish­t, përveç 11 personave të arrestuar, është sekuestrua­r një sasi prej 928 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 1.7 kg heroinë si dhe 3 kg përzierës heroine. Policia shqiptare nuk jep më shumë detaje në lidhje me këtë aktivitet kriminal pasi hetimet janë ende në vijim. Pepaj akuzohet nga drejtësia e Malit të Zi si kreu i grupit kriminal të strukturua­r, që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria në Malin e Zi. Hetimet kanë nisur që prej një viti, ndërsa 28vjeçari nga Malësia e Madhe është vënë në pranga ditën e diel. Kurse të hënën u arrestuan tre shqiptarët e tjerë nga Tuzi, Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça. Përveç drogës, Policia, gjatë kontrollev­e të ushtruara në banesat e të arrestuarv­e, ka sekuestrua­r dhe automjete luksoze si dhe një armë zjarri, e cila ishte groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës, ndërsa do i nënshtrohe­t aktit të ekspertizë­s pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e vrasjeve në Mal të Zi.

 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r gjatë operacioni­t
Droga e sekuestrua­r gjatë operacioni­t
 ??  ?? I arrestuari Ndue Pepaj
I arrestuari Ndue Pepaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania