Panorama (Albania)

Akuza për dhunë ndaj Policisë, në pranga 6 protestues

Policia e Prokuroria, deklaratë të përbashkët: Në hetim 10 deputetë, për prishje të rendit publik

-

Një ditë pas protestës së dhunshme, gjatë së cilës u lënduan edhe 6 efektivë të Policisë së Tiranës, janë arrestuar 6 prej protestues­ve, që dyshohet se kanë kryer veprimet e dhunshme.

Ndërsa janë proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike dhe kundërshti­m të forcave të Policisë edhe 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 4 të LSI dhe 6 të PD. Në lidhje me arrestimet dhe procedimet e nisura në ngarkim të këtyre personave, Policia dhe Prokuroria e Tiranës dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp. “Specialist­ët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimi­n, dokumentim­in dhe kapjen e shtetasve që kundërshtu­an me dhunë punonjësit e Policisë gjatë protestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017, para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të: Renato Xhihanit, 19 vjeç, Ervis Hajredinit, 21 vjeç, Igli Hasanit, 24 vjeç, Fanol Priftit, 40 vjeç, Sokol Vuçetës, 46 vjeç, i dënuar më parë dhe Shyqri Proshkës, 33 vjeç”, thuhet në deklaratë. Sipas Policisë e Prokuroris­ë, arrestimi u bë pasi gjatë protestës së të hënës, këta persona, në mënyrë aktive, kanë kryer veprime të dhunshme, si hedhje të sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhje të materialev­e piroteknik­e, si dhe kanë kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushje­n e detyrës. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me iniciale E. M., 17 vjeç dhe S. L., 52 vjeç, pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambientet e brendshme të Kuv- endit. Në deklaratë thuhet se ka nisur procedim penal për prishje të qetësisë publike ndaj deputetëve Flamur Noka, Grida Duma dhe Edi Paloka. Ndërsa për kundërshti­m të punonjësve të Policisë ka nisur procedim penal për deputetët Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianji, Indrit Brahimllar­i, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. Ka nisur procedim penal edhe për sekretarin organizati­v të PD, Enno Bozdo, i cili akuzohet për organizim dhe pjesëmarrj­e në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania