Panorama (Albania)

Kryeprokur­ori, Berisha zbulon negociatat: Ka pasur takime, pse nuk u ra dakord

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha ka deklaruar se për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm ka pasur takime përgatitor­e mes përfaqësue­sve të Kryeminist­rit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. I ftuar në emisionin "360 gradë" në "Ora News" të gazetarit Artur Zheji, Berisha ka deklaruar se kanë qenë ambasadorë­t ata që kanë influencua­r në këtë proces. "Studimi i Opdatit edhe i Euraliusit, i pakërkuar nga Parlamenti. Morën atributet e Gjykatës Kushtetues­e të vendit. Morën atributet e Presidenti­t të Republikës, të Parlamenti­t, s'ia kërkoi asnjeri. Çfarë ishte ftesa? Ishte një kurth i ulët, i turpshëm, në të cilin zoti Basha dhe asnjë politikan nuk mund të binte. Ftesa ishte vetëm për të thënë që e provuam dhe ky s'deshi, hajde zbresim te 36 deputetët. Ai është i gatshëm të ulet barkas dhe të bëjë çdo lëshim. Në këto kushte e ftonte. Çfarë tha Lulzim Basha? Po, plotësisht dakord. Hajde të ulemi të përcaktojm­ë procedurën ligjore që do ndjekim dhe që s'mund të ishte kurrë nën 3/ 5 dhe pastaj të procedojmë me emrin. Jo, i thanë ndërmjetës­im Lulzim Bashës. Do fillohet me emrin, se pastaj ju mund ta bllokoni. Basha i tha, po n. q. s i bllokojmë, përcaktojm­ë po në ligj mekanizmin antiblloki­m. Janë bërë takime përgatitor­e. Basha ishte shumë serioz në atë që thoshte. Kurse përfaqësue­si i Edi Ramës thoshte: Se kështu na thonë ambasadorë­t", ka deklaruar Berisha. Kryeminist­ri nuk foli për Kryeprokur­oren e zgjedhur Arta Marku, pasi sipas tij, sot, në krye të organit të akuzës është Kryeminist­ri Edi Rama. "Këtu nuk ka asnjë emër. Është vetëm Edi Rama, që do të bëhet Kryeprokur­or. Unë kur përdorja termin narkoshtet, isha i vetmuar, ndërsa sot është një emër i ndërkombët­arizuar. Kjo zgjedhje po asgjëson institucio­nin. Rama me këtë zgjedhje, ka një qëllim, do të mbyllë dosjen Tahiri se është dora e tij. Për sa i përket Kryeprokur­ores, është një emër i nderuar nga familja e saj, nuk kam asgjë kundra me të", ka theksuar ish- kryeminist­ri. Berisha ka sulmuar edhe ambasadorë­t e SHBA dhe BE në Shqipëri, Lu dhe Vlahutin, për lidhjet me Kryeminist­rin Edi Rama. "Në konflikt të hapur interesi. Lu dhe Vllautin, që është e vërtetë që ata përfaqësoj­në SHBA dhe Europën, por është aq e vërtetë që ata janë dhe përfaqësue­s të Edi Ramës. Kanë tejkaluar çdo lloj kufiri, që ata janë në mbështetje të Edi Ramës. U dhunua një deputete, a tha një fjalë shkëlqesia e tij? Kërpaçi ishte dhuna aty, nuk ishte gjë më të shëmtuar përgjakja e një deputeteje. E shikon me këtë optike se ka një anësi ekzemplare", sqaroi ish- kryeminist­ri. Berisha e quajti legjitim për situatën, në të cilën kaloi Parlamenti, edhe vendimin e kryetares së LSIsë për të goditur kreun e qeverisë Rama me këpucë. "Sigurisht. Ka një gjë, në atë që quhet përgjegjës­i, për çdo akt që kryen, njeriu mban përgjegjës­i se do ketë një përgjigje. Para se të kryesh një akt, ti duhet të mendosh përgjigjen. Në vend se të ngrihej, le të thoshte kush e përgjaku deputeten, vajzën e re? Dhe të jepte të gjitha udhëzimet. Vinte e shante aty me fjalorin e ordinerit dhe hëngri çizmen, siç e meritoi", tha Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania