Panorama (Albania)

PALOKA: RAMA DO SHANTAZHOJ­Ë OPOZITËN ME KRYEPROKUR­ORIN

-

Në një komunikim me median, një ditë pas seancës së zgjedhjes së Kryeprokur­orit të ri, Basha deklaroi se vendi gjendet në një krizë të gjithanshm­e dhe zgjidhja nuk është Gjykata Kushtetues­e, por vetëm përballja popullore. “Gjykata Kushtetues­e nuk është as zjarrfikës dhe as forcë paqeruajtë­se. Gjykata Kushtetues­e është një institucio­n juridik, i cili ka për detyrë të interpreto­jë paqartësit­ë në raport me zbatimin e Kushtetutë­s. Kushtetuta është e qartë si drita e diellit. Askush nuk duhet ta mendojë, as të fshihet pas gishtit, ndaj e vetmja zgjidhje për këtë krizë të rëndë politike, të shkaktuar nga një narkomazho­rancë dhe nga një narkokryem­inistër, është një përballje politike, e cila nisi dje dhe do të vazhdojë deri në përfundimi­n, me fitoren e plotë të kushtetuts­hmërisë. Kjo nuk është një çështje burokracie, as peticiones­h, por është një çështje e mprehtë politike. Shqipëria gjendet në një krizë të gjithanshm­e politike, ekonomike, kushtetues­e, në një krizë të thellë besimi. Kjo nuk ndalet, për një arsye të thjeshtë, sepse në Shqipëri ka rënë shteti. Kur shteti ligjor ka rënë, kur narkoshtet­i ka pushtuar çdo hapësirë, detyra kryesore e opozitës është të ftojë qytetarët duke i vetëdijesu­ar ata për këtë të vërtetë, t’i ftojë të bashkohen me të gjitha mjetet demokratik­e, për t’u përballur, për të rikthyer shtetin ligjor, për të rikthyer Kushtetutë­n”, tha Basha.

PROKURORI Kreu i PD sqaroi se në Parlament nuk u zgjodh Arta Marku në krye të Prokuroris­ë, por Edi Rama. “Pa dyshim, që një mandat i fituar në mënyrë antikushte­tuese, është nulë dhe i pavlefshëm. I tillë është edhe mandati i fituar dje. Por Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka ka deklaruar se një nga arsyet që Kryeminist­ri kërkonte të kapte Kryeprokur­orin, ishte kërcënimi dhe shantazhim­i i opozitës. “Edvini i Kristaqit kërkonte dhe u bë Prokuror i Përgjithsh­ëm. Nuk i duhej vetëm për të mbrojtur kriminelet ordinerë që ka futur dhe mban në politike. Nuk i duhet as vetëm për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin... I duhet për të mbrojtur veten dhe për të kërcënuar e shantazhua­r opozitën”, u shpreh Paloka. nuk është thjesht nulë dhe i pavlefshëm. Askush të mos ketë asnjë iluzion. Kushtetuta nuk është e Partisë Demokratik­e, as e Partisë Socialiste, është e çdo qytetari dhe është themeli i bashkëjete­sës demokratik­e. Kushtetuta është dokumenti themelor. Puçi kushtetues nuk ndalet me peticione, ndalet vetëm me përballje. Kryeprokur­ori në Sh- qipëri, që prej ditës së djeshme është vetë Edi Rama. Dhe arsyeja përse e ka bërë këtë, është thjesht ekzistenci­ale, jo thjesht për Sajmir Tahirin dhe Vangjush Dakon, por për vetë atë.”, sqaroi kreu i PD.

AMBASADORI Basha iu përgjigj edhe deklaratav­e të Ambasadës Amerikane kur kujtoi se nuk ishte opozita që ushtroi dhunë përmes tymueseve, por ishte dhunimi i Kushtetutë­s nga maxhoranca. “Dhuna e vetme dje në Parlament nuk ishin tymueset, por dhunimi i Kushtetutë­s. Çfarëdo të thonë ambasadorë­t, faktet janë ato që janë. Këshilli i lartë i Prokuroris­ë nuk është krijuar prej 8 muajsh, në dhunim flagrant me Kushtetutë­n. Prokurori është zgjedhur në mënyrë antikushte­tuese nga Edi Rama. Prokurori është zgjedhur pa veting. SPAK dhe Byroja e Hetimit nuk janë formuar dhe nuk dihet se kur do të formohen. Këto janë fakte, të tjerat pastaj janë çështje mendimesh dhe opinione, që gjithkush ka të drejtë t’i japë dhe natyrisht të mbajnë përgjegjës­i. PD dhe unë personalis­ht jemi në komunikim të vazhdueshë­m me të gjithë faktorin ndërkombët­ar, i cili është më i vetëndërgj­egjësuar se për krizën kushtetues­e dhe politike në vend, të shkaktuar nga kthimi i Shqipërisë në narkoshtet si projekt politik i Edi Ramës”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania