Panorama (Albania)

Protesta, Rama: Në Bruksel nuk flas për opozitën

“Reforma në Drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur”

-

Kryeminist­ri Rama tha dje në Bruksel se, zgjedhja e Prokurores së re të Përgjithsh­me do të rrisë besimin se Reforma në Drejtësi po shkon në drejtimin e duhur. Këtë deklaratë, Kryeminist­ri Rama e bëri pas takimit që pati në Bruksel me përfaqësue­sen e lartë për Çështjet e Jashtme, njëkohësis­ht zëvendëspr­esidentja e Komisionit Europian për Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini dhe me kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor. “Ka qenë shumë e qartë se edhe vendimi i sotëm në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se Reforma në Drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur, dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara. Sigurisht, që tema e ndërveprim­it dhe bashkëpuni­mit ndërrajona­l ka qenë pjesë e bisedave”, tha Kryeminist­ri Rama. I pyetur nëse temë e bisedimeve me Mogherinin ka qenë dhe protesta e opozitës në Parlament dhe jashtë tij, kreu i qeverisë la të kuptohet se kur flet me partnerët ndërkombët­arë, nuk flet për opozitën. “Unë kur flas në gjuhë të huaj, flas për Shqipërinë, nuk flas për palët. Kështu që, edhe sot, edhe njëherë kam folur për Shqipërinë, dhe sigurisht, që këtu jam munduar që të kapërcej atë moment vështirësi­e të krijuar nga sjellja e opozitës, por, sigurisht, jo duke fajësuar opozitën, por duke u fokusuar te Shqipëria, te shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për një parti, hapen për Shqipërinë, hapen për të gjithë shqiptarët pa dallim”, tha Kryeminist­ri Rama. Tema e integrimit të Ballkanit Perëndimor duket se ka qenë në qendër të takimit të fundit për këtë vit të përfaqësue­ses së lartë për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherinit me Kryeminist­rat e rajonit, ndërsa Kryeminist­ri Rama shprehet se mbetet në vendimin e vendeve anëtare të BE- së hapja e negociatav­e. I pyetur nëse ka bindjen se Shqipëria vërtetë vitin që vjen do të marrë së pari rekomandim­in e Komisionit dhe të nisë negociatat e anëtarësim­it, Rama tha: “Këtë bindje s’mund ta kem, sepse duhet ta kenë të gjitha vendet anëtare dhe Këshilli Europian, por, unë jam i bindur që Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatav­e për anëtarësim. Edhe sonte, qoftë në takimin kokë më kokë, qoftë dhe në darkën e kryeminist­rave, ka dalë qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucio­neve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces, bazuar në çka është arritur, sigurisht edhe nga Shqipëria, në rastin konkret.”

 ??  ?? Edi Rama dhe Federica Mogherini
Edi Rama dhe Federica Mogherini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania