Panorama (Albania)

Dyshime pas transaksio­neve brenda familjarëv­e Balilaj

Bashkëshor­tja e Klement Balilit çregjistro­i “Santa Quaranta”

- Klement Balili

Më 3 prill 2016, Alma Balili, bashkëshor­tja e Klement Balilit, regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë me emrin tregtar “Santa Quaranta” me objekt veprimtari­e hotel, barkafe, restorant dhe me kapital themeltar 100 lekë.

Një muaj më vonë, në maj 2016, një operacion masiv antidrogë i Policisë greke në bashkëpuni­m me Agjencinë Amerikane të Luftës Kundër Drogës, DEA, solli shpalljen në kërkim të Klement Balilit, 44vjeçarit që në këtë kohë mbante postin e drejtorit të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, dega Sarandë. Në korrik 2016, kohë kur fati i Klementit ishte i paqartë, pasi autoritete­t shqiptare nuk prononcohe­shin nëse ai ishte apo jo i shpallur në kërkim, Alma e çregjistro­i kompaninë “Santa Quaranta”.

Një vit e gjysmë më vonë, kjo kompani jetëshkurt­ër përbën një prej argumentev­e me të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi vendosjen e hotelit luksoz në dalje të Sarandës nën sekuestro në bazë të ligjit për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, të njohur më së shumti si ligji antimafia. Sipas Prokuroris­ë, veprimet e Alma Balilit me pronat e familjes lidhen me faktin se bashkëshor­ti i saj është i shpallur në kërkim si i hetuar për trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike.

Kërkesa e Prokuroris­ë, e nëntorit 2017, pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë solli vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartament­e, si dhe hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili u inaugurua në prani të disa zyrtarëve të lartë të maxhorancë­s qeverisëse, në gusht 2015.

Familja Balili shpreson se pronat e saj do të konsideroh­en pa lidhje me subjektin e hetimit, shtetasin Klement Balili, aktualisht i shpallur në kërkim, ndërkohë që Prokuroria gjykon se të gjitha pronat e saj janë me prejardhje të dyshimtë dhe për këtë arsye ka kërkuar vendosjen e tyre nën regjimin e sekuestrim­it dhe administri­min e tyre nga zyrtarë të Agjencisë për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a pranë Ministrisë së Financave.

Sipas dokumentev­e të Qendrës Kombëtare të Regjistrim- it, si dhe sipas kërkesës së sekuestros së Prokuroris­ë për Gjykatën e Krimeve të Rënda, kompania në fjalë tregon lidhjen mes të shpallurit në kërkim Klement Balili dhe resortit luksoz të njohur si “Santa Quaranta”, një pronë shumëmilio­nëshe, e cila është nën pronësinë e kompanisë “Balili- KO”, ku aksioner i vetëm është Bashkim Balili, vëllai i Klementit, i cili nuk përballet me asnjë akuzë. Bashkim Balili i tha BIRN në lidhje telefonike se Prokuroria nuk ka të drejtë të kërkojë sekuestrim­in e “Santa Quaranta”, pasi ky është objekt nën pronësinë e tij dhe jo të të vëllait, të cilit media greke i ka ngjitur nofkën “Eskobari i Ballkanit”. “Alma Balili ka një dyqan floktore në Sarandë, që nxjerr vetëm bukën e gojës dhe asnjë gjë më shumë. Këtë jua them me shumë bindje. Ndërsa për hotelin, sërish jua them me shumë bindje se në këtë pronë nuk ka asnjë lidhje vëllai im dhe gruaja e tij. Klementi është shpirti im, është vëllai im, për të marr dhe pushkën, por këtë pronë e ka Bashkim Balili”, tha ky i fundit për BIRN. Në lidhje me kompaninë e regjistrua­r nga Alma Balili me emrin “Santa Quaranta” dhe që më pas u çregjistru­a, financierj­a e kompanisë “Balili& KO”, Alba Hodaj, tha për BIRN se Alma Balili nuk ka asnjë lidhje me hotelin dhe se ky NIPT është hapur pasi gruaja e Klementit ka marrë një ambient me qira te “Santa Quaranta”, ku do të ushtronte aktiviteti­n e saj. “Për këtë am- bient ka një kontratë qiraje mes Alma Balilit dhe kompanisë. Biznesi është hapur, por pas problemeve me punën e bashkëshor­tit, Alma ka vendosur të heqë dorë nga marrja me qira e këtij ambienti dhe njëherësh ka bërë dhe çregjistri­min e biznesit në QKR”, tha Hodaj. Pas kësaj, më 1 dhjetor 2017, vëllai i Klementit, Bashkimi, regjistroi një kompani tjetër në QKB të quajtur “Santa Quaranta Premium Resort”. Regjistrim­i i kompanisë së re ndodhi vetëm 9 ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte vendosur objektin nën sekuestro. Zbatimi i vendimit të gjykatës bëri që kompania e re të vihej nën administri­min e dy zyrtarëve të Ministrisë së Financave, të cilët do të duhet të kryejnë administri­min fizik dhe ekonomik të kompanisë deri në një vendim final. Sekuestrim­i në bazë të ligjit antimafia është një vendim i ndërmjetëm, i cili nuk ia heq pronësinë Bashkim Balilit, por i krijon mundësi prokuroris­ë që të hetojë për origjinën e parave që kanë krijuar pronën, ndërsa i kalon barrën e provës pronarit për të vërtetuar se prona nuk është produkt i aktivitete­ve kriminale.

LIDHJE TË SHUMËFISHT­A Prokuroria në kërkesën e sekuestrim­it rendit disa të dhëna të grumbullua­ra gjatë hetimit që lidhin të kërkuarin Balili dhe bashkëshor­ten e tij me aktiviteti­n e Bashkim Balilit dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ekzistenca e kompanisë jetëshkurt­ër “Santa Quaranta” nën pronësinë e Alma Balilit është vetëm një nga këto lidhje. Lidhja tjetër e gjetur nga Prokuroria është një kredi bankare e marrë nga Bashkim Balili, me vlerë 500 mijë euro, në të cilën Klementi rezulton dorëzanës.

“Në kontratën e kredisë bankare nr. 1010 rep. Nr. 281/ 1 kol, datë 31.07.2015 rezulton se dorëzanësi numër 1 në këtë kontratë për pagimin e kredisë është i hetuari Klement Balili”, shkruhet në kërkesën e Prokuroris­ë për Gjykatën. Një lidhje e tretë e dalluar nga Prokuroria, e cila dyshon se një pjesë e madhe e pronave të familjes janë krijuar nga aktiviteti i dyshuar kriminal i Klementit, është një kontratë shitblerje­je aksionesh mes Alma Balilit, bashkëshor­tes së Klementit, me Hektor Balilin, vëllain tjetër të familjes. Sipas kontratës, Alma bleu 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Balili Security” përkundrej­t shumës 2.5 milionë lekë, transaksio­n i kryer më 5 tetor 2015. Më 20 prill 2016, Alma ia transferoi aksionet pas Hektorit përmes një kontrate dhurimi. “Unë Alma Balili, ortakja që zotëroj 50 % të kuotave të kapitalit të shoqërisë ‘ Balili Security’, me vullnetin tim të plotë vendosa që kuotat e mia të kapitalit në shoqëri t’ia dhuroj Hektor Balilit”, shkruhet në kontratë. Prokuroria e argumenton kërkesën e sekuestros me konkluzion­in se “nga hetimi provohet se këta të fundit dhe familjarët e tyre nuk kanë të ardhura, të cilat mund të justifikoj­në një pasuri të tillë”.

Alma Balili ka një dyqan floktore në Sarandë, që nxjerr vetëm bukën e gojës dhe asnjë gjë më shumë. Këtë jua them me shumë bindje. Ndërsa për hotelin, sërish jua them me shumë bindje se në këtë pronë nuk ka asnjë lidhje vëllai im dhe gruaja e tij

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania