Panorama (Albania)

Pazaret e drogës, plagoset me armë zjarri i sapokthyer­i nga Gjermania

-

KORÇE – Një emigrant i sapokthyer nga Gjermani ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasi u përfshi në një konflikt me tetë persona të tjerë. Burime nga Policia bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur Mina Zoja. Personat, me të cilët u konfliktua, fillimisht e kanë goditur dhe janë larguar me shpejtësi, por më pas janë rikthyer dhe e kanë qëlluar me pistoletë, ku ka marrë një plumb në këmbë. Mësohet se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku jeton prej vitesh. Shkak për ngjarjen dyshohet të jete bërë një konflikt i vjetër, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 05, kur Policia u njoftua për plagosjen nga mjekët e Spitalit Rajonal të Korçës, ku Zoja ishte paraqitur për të marrë mjekim. Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra nga i plagosuri, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë- Ersekë, ku 39vjeçari është qëlluar nga një person ende i paidentifi­kuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarj­a me një mjet. Forca të shumta të Policisë shkuan në vendin e ngjarjes si dhe ngritën postblloqe në akset kryesore për ndalimin e autorëve. Deri tani, Policia ka bërë shoqërimin e disa personave të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Vetë 39vjeçari, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë, është treguar i rezervuar duke mos dhënë shumë informacio­n mbi ngjarjen. Nga Policia mësohet se, Mina Zoja rezulton person me precedentë të mëparshëm pasi rezulton i dënuar për shitje dhe prodhim të lendeve narkotike. 39vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani dhe Shqipëri. Nga hetimet paraprake dyshohet se plagosja ka ardhur pas prishjes së pazareve të drogës dhe kjo mendohet të jetë arsyeja pse 39- vjeçari nuk ka pranuar të japë asnjë detaj para grupit hetimor. Mjekët fillimisht thanë se 39- vjeçari nuk paraqiste rrezik për jetën, por pak orë pas ngjarjes ai u nis drejt Tiranës për mjekim të specializu­ar.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja në Korçë
Vendi ku ndodhi ngjarja në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania