Panorama (Albania)

Çështja "Doshi" pa zot, edhe Krimet e Rënda shpallin moskompete­ncë

Dy muaj pas kalimit te Gjykata e Krimeve të Rënda, edhe kjo e fundit heq dorë duke e çuar sërish te Gjykata e Lartë

- TIRANE Tom Doshi Durim Bami

Çështja e "atentatit" ndaj deputetit Tom Doshi dhe ish- deputetit Fufi vazhdon të endet nëpër gjykata.

Vetëm pak kohë pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompete­ncë, edhe Krimet e Rënda kanë bërë të njëjtën gjë duke e kaluar sërish dosjen në Gjykatën e Lartë. Ditën e djeshme, Durim Bami duhet të dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivlerësim të masës së sigurisë "arrest shtëpiak", por seanca nuk u zhvillua. Kjo për shkak se Krimet e Rënda kanë shpallur moskompete­ncë duke e kaluar sërish dosjen andej prej nga u nis. Duket se kjo çështje nuk do të shqyrtohet asnjëherë deri sa të krijohet Gjykata Speciale Antikorrup­sion. Durim Bami, i cili është nën akuzë për "kallëzim të rremë", po ashtu si edhe Doshi, qëndron që prej 2 vitesh e nëntë muajsh në arrest shtëpiak. Ai akuzohet se, së bashku me Tom Doshin kanë orkestruar një atentat të rremë ndaj këtij të fundit. Në këtë dosje, si i bashkëpand­ehur është dhe ish- deputeti Mark Frroku. Gjykata e Lartë hoqi dorë nga dosja bazuar në ndryshimet kushtetues­e që u bënë për reformën në drejtësi. Kjo për shkak se ligji parashikon që deputetët gjykohen nga Gjykata Speciale Antikorrup­sion. Dosja kaloi te Krimet e Rënda, e cila ka shpallur gjithashtu moskompete­ncë dhe tashmë nuk dihet se si do të zgjidhet ky ngërç. Ndërkohë, Durim Bami e ka bërë kërkesën për shuarje të masës së sigurisë që në muajin nëntor dhe ishte në pritje të mbajtjes së seancës, e cila nuk u krye.

"ATENTATI" Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish- kreun e LSI- së, Ilir Meta. Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendont­e se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ishdeputet­in e PD- së, Mhill Fufin. Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e akuzës gjithçka ishte e rreme dhe tashmë, si Durim Bami, ashtu edhe Tom Doshi, janë nën akuzë për kallëzim të rremë. Durim Bami u arrestua më 4.3.2015, teksa po përpiqej të shkonte në Mal të Zi. Pas arrestimit ai është marrë në pyetje prej të paktën 10 orësh nga oficerët e Policisë Gjyqësore lidhur me atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit. Para prokurorëv­e, ai ka thënë se ishte paguar për të eliminuar deputetin Tom Doshi dhe ishdeputet­in e PD- së, Mëhill Fufi, por ishte penduar. Me gjithë detajet që ka dhënë Durim Bami, hetuesit nuk janë bin- dur për skenarin dhe e vunë nën akuzë për "kallëzim të rremë". Durim Bami ka qenë një emër i lakuar për disa ngjarje kriminale, por që nuk janë provuar asnjëherë.

SI U ZBULUA Ka qenë dëshmia e ish- deputetit Mark Frroku ajo që ka nxjerrë blof në njëfarë mënyre Tom Doshin. Ky i fundit ka thënë në Prokurori se është sinjalizua­r nga ish- deputeti për atentatin e supozuar. "Kam qenë në Budva me familjen, kur më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ' ku je, se dua të të takoj, se është një problem urgjent'. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva, më thotë që kishte takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguar lekë për të të eliminuar ty dhe Mëhill Fufin", pati thënë Doshi në Prokurori. Mirëpo, në dëshminë e tij në Prokurori, Mark Frroku ka mohuar versionin e Doshit, duke bërë që të ngrihen dyshime të mëdha për kallëzimin e deputetit Doshi se ndaj tij ishte planifikua­r një atentat nga eksponentë të lartë të politikës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania