Panorama (Albania)

Ahmetaj: Programi synon vetëpunësi­min e të rinjve

Kursimi i energjisë, Gjiknuri: Projekti edhe në godinat qeveritare

-

Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan dje marrëveshj­et financiare për promovimin e punësimit dhe arsimit profesiona­l dhe për eficencën në energji. Të pranishëm ishin ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj si dhe përfaqësue­sit e GIZ dhe KfW. Marrëveshj­a e parë qeveritare i referohet akordimit të një fondi grant në masën 6 milionë euro për financimin e programit “Zhvillimi ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit dhe trajnimi e arsimimi profesiona­l”, që u nënshkrua nga Ministri Ahmetaj dhe ambasa- dorja gjermane Schütz. “Objektivi i kryesor i Programit është përmirësim­i i situatës së vetëpunësi­mit të punës së kualifikua­r, në veçanti të të rinjve në lidhje me tregun lokal të punës. Përmirësim­et do të kryhen në të gjitha rajonet e Shqipërisë, në sektorë të përcaktuar, nëpërm- jet ndërhyrjev­e në dy drejtime: në ndërmarrje­t mikro, të vogla dhe të mesme dhe së dyti, në projektet për investime”, u shpreh ministri Ahmetaj. Programi i dytë i financuar nga qeveria gjermane është ai për “Rehabiliti­min e konvikteve në Universite­tin e Tiranës, sipas parimit të eficiencës së energjisë”, për të cilin u nënshkruan marrëveshj­et financiare dhe marrëveshj­et e veçanta, që përfshijnë edhe Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë si palë zbatuese, dhe Bashkinë e Tiranës si përfituese. Vlera financiare e dhënë në formë granti nga qeveria gjermane në këtë marrëveshj­e, arrin në 6.5 milion euro, ndërsa aktualisht është në fazë zbatimi projekti i mëparshëm në vlerën 9 milionë euro. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri tha se projekte të tilla do të shtrihen në të gjitha godinat qeveritare. Edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se investime të tilla do të shtrihen edhe në objekte të tjera nën administri­m të Bashkisë së Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania