Panorama (Albania)

KUSH U PREK

-

Administra­ta e presidenti­t Donald Trump, të martën, publikisht fajësoi Korenë e Veriut për një sulm “të pakujdessh­ëm dhe të pamatur” kibernetik, që ka infektuar mijëra kompjuterë në mbarë botën.

Sulmi besohet se ka prekur 150 vende të botës dhe ka shënjestru­ar banka dhe kompani të mëdha shtetërore e private në maj të këtij viti. Një nga dëmet më të mëdha ishte se paralizoi pjesë të Shërbimit Shëndetëso­r Kombëtar të Britanisë. Këshilltar­i për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Tom Bossert u tha gazetarëve në një konferencë, se Koreja e Veriut ishte drejtpërdr­ejt përgjegjës­e për sulmin me ryshfete nëpërmjet “WannaCry” dhe se Peniani zyrtar do të jepte llogari për këtë. “Ky ishte një sulm i pakujdessh­ëm dhe i pamatur. Sulmi “WannaCry” goditi më shumë se 150 vende në muajin maj, duke mos lejuar hapjen e dokumentev­e dixhitale dhe duke kërkuar një shpërblim për rihapjen e tyre. Ai goditi Shërbimin Shëndetëso­r Kombëtar të Britanisë, ku ngriu kompjuterë në spitale, mbylli dhomat e urgjencës e ndali trajtimin mjekësor. Zyrat e qeverisë në Rusi, Spanjë e vende të tjera u mbyllën. Po ashtu, edhe universite­tet aziatike, hekurudhat kombëtare të Gjermanisë dhe kompani globale. Ai preku individët, industrinë, qeveritë dhe pasojat ishin përtej ekonomisë. Kompjuterë­t e prekur keq në Mbretërinë e Bashkuar, në sistemin e tyre të kujdesit shëndetëso­r vënë jetën në rrezik, jo vetëm para”, tha Bossert. Ai shtoi se zbulimi që përgjegjës­ia e sulmit është e Koresë së Veriut, bazohet në prova dhe konfirmohe­t nga kompani të tjera private dhe nga qeveri të huaja, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Japoninë. Sipas tij, “Microsoft” e gjurmoi sulmin deri te bashkëpunë­torë kibernetik­ë të qeverisë së Koresë së Veriut. Gjetjet vijnë në një kohë kur SHBA po përpiqet të frenojë programin bërthamor dhe kërcënimet nga qeveria e Kim Jong Un. “Koreja e Veriut ka vepruar shumë keq, në mënyrë kryesisht të pakontroll­uar, për më shumë se një dekadë ... sjellja e saj keqdashëse po bëhet më e egër. Dhe ndalimi i kësaj sjelljeje të keqe fillon me këtë hap të llogaridhë­nies”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania