Panorama (Albania)

“Harpa” shpall më të mirët e vitit, Agolli, Rondo e Lalo vlerësohen pas vdekjes

-

Edicioni i pestë i çmimeve “Harpa” mblodhi në një mbrëmje gala, figura të njohura të artit, kulturës, letërsisë, medias e politikës të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ky eveniment, i kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Fierit, ka akorduar disa çmime, duke vlerësuar emra e personalit­etet më të spikatura gjatë vitit 2017.

Çmimi i madh i është akorduar aktores Natasha Sela, si aktore e spikatur për interpreti­m me plastikë të veçantë, që dallohet për rolet e arrira femërore dhe lojë dinamike. “Njeriu i vitit” u shpall publicisti dhe shkrimtari Luan Rama, si promovues i vlerave të artit bashkëkoho­r shqiptar, me një rol të veçantë në ndërveprim­in e kulturave frankoshqi­ptare. Gjatë mbrëmjes, “Poeti më i mirë i vitit” u shpall poeti Faslli Haliti, ndërsa u nderua me çmim karriere aktori Todi Llupi. Në këtë garë u vlerësua si “Gazetarja më e mirë e vitit”, Alma Mile, gazetare e gazetës “Panorama”. “Aktorja më e mirë e vitit”, aktorja Delinda Zhupa për cilësi në interpreti­min e karakterev­e të ndryshme dhe krijimin e personazhe­ve të larmishme.

Veç shumë çmimeve të tjera, Fondacioni “Harpa” ndau edhe disa çmime “In memoriam”, në nderim të figurave që nuk jetojnë më, mes së cilëve: poetit Dritëro Agolli, “Për kontribut të jashtëzako­nshëm në letërsinë tonë kombëtare. Personalit­et i shquar i letrave, duke na lënë pas një trashëgimi të çmuar në mbarë kulturën shqiptare”; kompozitor­it Aleksandër Lalo si “Emër i shquar i muzikës shqiptare duke i sjellë asaj një erë të re zhvillimi. Një kompozitor i shkallës sipërore, që krijoi kolanë të veçantë dhe në filmin shqiptar” dhe aktores Hajrie Rondo si “Një aktore e madhe, mjeshtre e aktrimit, që u bë e përjetshme me rolin e Tanës, por duke gdhendur dhe një mori të gjerë personazhe­sh të të gjitha tipologjiv­e”.

Çmimet “Harpa” janë themeluar nga Fondacioni Harpa, drejtuar nga Majlinda Rama. Emra fitues përzgjidhe­n nga një bord i përbërë prej personalit­etesh të botës akademike në fusha të ndryshme.

 ??  ?? Gjatë ndarjeve të çmimeve Natasha Sela, fituese e çmimit “Harpa”
Gjatë ndarjeve të çmimeve Natasha Sela, fituese e çmimit “Harpa”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania