Panorama (Albania)

AKADEMIA ALBANOLOGJ­IKE SAVERIANE

-

Themelimi i Akademisë Albanologj­ike Saveriane në vitin 1937 përbën dhe ngritjen e të parit institucio­n albanologj­ik në Shqipëri. Një akademi që nisi me këmbë të mbarë, por që pati një jetë të shkurtër për shkak të pushtimit italian. “Pavarësish­t nga ajo kohë e shkurtër edhe nga ai bilanc, që mund të duket modest, por që nuk është i tillë, zë vendin e një institucio­ni paraardhës. Gjithë ato kontribute- materiale fizike të prodhuara prej tyre, siç janë arkivi i dorëshkrim­eve, arkivi i fotove, koleksione­t e monedhave, muzeu arkeologji­k dhe të gjitha ato pasuri më vonë, qoftë edhe me dhunë, përfunduan si trashëgimi të institucio­neve shtetërore shqiptare, pra tërthorazi ndodhen kudo. Diçka prej tyre mund të gjesh sot në të gjitha institucio­net e albanologj­isë”, tha Plasari. Fatmirësis­ht, ende sot ekzistojnë materiale që dëshmojnë për mënyrën se si funksionon­te kjo akademi, e cila nuk ishte strukturë e Urdhrit Jezuit, por e shoqatës L. E. K. A. ( Lidhje- EdukimKult­urë- Argtim), e themeluar me rastin e 50- vjetorit të Saverinave në Shqipëri, në vitin 1928.

“Për të mirën e historisë, Statuti i Akademisë Albanologj­ike Saveriane është ruajtur. Ai mund të konsultohe­t në dy ekzemplarë që ndodhen: njëri në AQSH dhe tjetri në bibliotekë­n ‘ Marin Barleti’ të Shkodrës, i riprodhuar edhe për Arkivin e Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë. Në ballinë, Statuti mban stemën me shënimin rrethor: ‘ Akademia Albanologj­ike Xaverjane. Academia Albanologi­ca Xaveriana. Concordia Parvae Res Crescunt’. Motto- ja latine është po ajo që e ka mbajtur për shumë vite edhe revista ‘ LEKA’ dhe që vetë saverianët e jepnin në shqip: ‘ Sendet e vogla rriten prej bashkimit’ ose ‘ Punët e vogla me bashkim rriten’. Në të vërtetë e plotë thënia latine është ‘ Concordia parvae res crescunt, discordia maximae dilabuntur’, d. m. th. ‘ Me marrëveshj­e gjërat e vogla rriten, me mosmarrëve­shje edhe të mëdhatë zvogëlohen’”, shpjegon studiuesi. Teksa rendit nenet e këtij statuti, Plasari ndalet te qëllimi i veprimtari­së së kësaj akademie, që sipas Plasarit “përbën njëherësh edhe një përkufizim të fushës së albanologj­isë, që ende sot mund të kihet zili për nga konceptimi:

‘ II. Qellimi i sái me u dhânë shkas e me u ndihmue n’atë të veten gjithë atyne studimeve qi permblidhe­n në rreth t’albanologj­ís, d. m. th. qi i perkasin historís, gjeografís e hulumtimev­et e aplikacjon­evet fizike- natyrore, letërsís, gjûhësís, folklorës e artevet të bukra të vendevet qi janë o kanë kênë shqiptare, si atdhé o si koloní, të fisit shqiptár. E prandej synon me mbledhë tok në bashkpunim të gjith ata albanologj shqiptarë e të huej qi kërkojnë me dhânë e me nxjerrë, nder kerkime të veta, ndimen vëllaznore të nierzvet kompetentë të shperdám në qandra kulturore të ndryshme. Qellimi i fundshem: me përhapë njoftimin e çëmimin e Kómbit Shqiptár fisnik’”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania