Panorama (Albania)

Basha pret në zyrë Lu: Kundërshti­m i prerë për Kryeprokur­orin

“Opozita do qëndrojë në përputhje me parimet themelore të demokracis­ë amerikane”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e e cilësoi antikushte­tues zgjedhjen e Prokurores së re Arta Marku.

Basha ka pritur në zyrën e tij për më shumë se 60 minuta ambasadori­n e SHBA- ve Donald Lu, me të cilin ka diskutuar për reagimet e ashpra të opozitës gjatë dhe pas zgjedhjes së Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme. Zyra e shtypit e Partisë Demokratik­e, pas takimit, njofton se “Kryetari i opozitës Lulzim Basha i përcolli dje ambasadori­t amerikan Donald Lu kundërshti­min e prerë të Partisë Demokratik­e për zgjedhjen antikushte­tuese të një Prokurori të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm”.

Sipas selisë blu, zgjedhja e Prokurores së Përkohshme përbën një puç antikushte­tues. “Në një takim në selinë e Partisë Demokratik­e, zoti Basha bëri të qartë se moskrijimi i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, uzurpimi i kompetenca­ve të KLP- së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithsh­ëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e Prokurores pa kaluar Vetingun, janë puç antikushte­tues, i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërrua­r procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destabiliz­uese për vendin”, thuhet në njoftimin e selisë blu.

Duket se në qendër të takimit me ambasadori­n Lu, kanë qenë dhe qëndrimet e Ambasadës së SHBA- ve për protestën e opozitës.

“Kryetari Basha theksoi se interesat e shqiptarëv­e dhe të SHBA- ve shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarë­ve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit për takimin Basha - Lu. Edhe pse paralajmër­imet nga Ambasada Amerikane janë për ruajtje të qetësisë nga ana e partive politike, duket se kryetari Basha e ka siguruar am- basadorin Lu se opozita do të vijojë reagimin e saj me mjete dhe forma demokratik­e. “Kryetari i opozitës e siguroi ambasadori­n Lu se në përputhje me parimet më themelore të demokracis­ë amerikane, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratik­e në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe demokracis­ë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bash- këqeverisi­n me të”, thuhet në njoftimet e zyrës së shtypit të PD- së. Për kreun e PD- së, zgjedhja e Prokurores së re nga Edi Rama bëhet me qëllim prishjen e hetimeve ndaj Saimir Tahirit. “Zoti Basha pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramendua­ra dhe të planifikua­ra nga Edi Rama për të zgjedhur një Kryeprokur­or që kontrolloh­et plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrim­in e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanë­ve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën”, vijon njoftimi i selisë blu. Kreu i PD- së ka garantuar ambasadori­n Lu për “qëndrimin e pandryshue­shëm të PD- së për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetues­hmërisë dhe politikanë­t e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri te Vangjush Dako, të përfundojn­ë para drejtësisë”. “Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim”, u shpreh Basha. SHBA menjëherë pas votimit të Prokurores së Përkohshme në Parlament, dënoi elementët e dhunës në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmba­jtje dhe të nxisin qetësi”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

 ??  ??
 ??  ?? Basha e Lu dje në PD
Basha e Lu dje në PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania