Panorama (Albania)

Shqipëria voton kundër Trump në OKB, ambasadorj­a e SHBA: Mbajmë shënim emrat

ISH- AMBASADORI NE OKB, NESHO: E PAFALSHME, DUHEJ TE ABSTENONIM

- FATION BINJAKU Agim Nesho

Ish- ambasadori i Shqipërisë në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, në një prononcim për “Panorama”, e ka quajtur si të pafalshëm dhe të papërgjegj­shëm votën e Shqipërisë pro rezolutës së propozuar nga Turqia dhe Jemini kundër shpalljes së Jerusalemi­t si kryeqyteti e Izraelit.

Agim Nesho thekson se ky qëndrim i Shqipërisë nuk ishte për situatën në Lindjen e Mesme, por një votë politike e kërkuar nga administra­ta e Donald Trump. Sipas tij, vendet e BE- së nuk mbajtën qëndrim konsensual, pasi disa vende abstenuan për të treguar vlerën e marrëdhëni­eve të tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Diplomacia shqiptare është treguar minimalish­t e papërgjegj­shme ndaj një rasti të tillë, pavarësish­t se i është bashkuar vendeve të konsolidua­ra të BE- së, por qëndrimi i BE- së është i ndarë. Ka vende të tilla si Kroacia, Polonia, Çekia dhe disa vende të BE- së që kanë abstenuar, duke pasur parasysh vetë rëndësinë e marrëdhëni­eve të tyre me SHBA- të. Të mendojmë për një rast që SHBA- të janë promotori i njohjes së çështjes tonë kombëtare dhe njohjes së Kosovës”, ka thënë ish- diplomati në OKB. Për Agim Neshon Shqipëria doli në krah të Konferencë­s Islamike, duke kundërshtu­ar aleatin historik. “Mendo një administra­të, e cila kërkon një votë politike, por këtë nuk e klasifikon si një votim normal i rezolutave të vazhdueshm­e të OKB- së, por një votë e kërkuar në nivelet më të larta të administra­tës amerikane, sigurisht që do të perceptohe­t dhe si një qëndrim politik i Shqipërisë ndaj këtij rasti. Shqipëria gabimisht ka përkrahur Organizatë­n Islamike përkundrej­t Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ishte qëndrim për konfliktin në Lindjen e Mesme, por ishte një qëndrim për veprimtari­në e administra­tës së Presidenti­t Trump dhe këtu kjo gjë është e pafalshme për diplomacin­ë shqiptare, që si gjithmonë në mënyrën më të gabuar zgjedh anën e gabuar të medaljes”, theksoi ai. Sipas tij pasojat do të jenë në faktin se Shqipëria po pozicionoh­et ndaj vendeve islamike dhe jo ndaj SHBA- ve. “Ku do të jenë konsekuenc­at? Jo vetëm për Shqipërinë, sepse Shqipëria është shumë e vogël për interesat amerikane dhe zhvillimit të botës, por problemi do të qëndrojë që ka shenja gjithmonë e më shumë të lidhjeve me protagonis­të të Konferencë­s Islamike, të lidhjeve të vazhdueshm­e dhe detyrimet e pranuara nga marrëdhëni­et mes Turqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë diplomati. Për Agim Neshon votë- abstenim do të ishte më e duhura për Shqipërinë. “Vota abstenim do të ishte shumë komode, për të treguar që SHBA- të janë ashtu siç thotë Qeveria e zotit Rama, që është partneri ynë strategjik kur i duhet rasti, për të justifikua­r, gjithmonë e përdorin, na ka thënë Amerika kështu e ashtu. Por tregon që interesat dhe kahet e zhvillimit të marrëdhëni­eve duket se po kalojnë në sens të kundërt”, tha Nesho për “Panorama”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania