Panorama (Albania)

Opozita mes Prokuroris­ë së kapur dhe ndërkombët­arëve të kapur

- FATOS LUBONJA

Dyjanë gjethet e fikut që përdori Rama për të...

mbuluar aktin e kapjes së Prokuroris­ë në kundërshti­m me frymën e Kushtetutë­s. Ndërkombët­arët: “vetëm budallenjt­ë mund të mendojnë se ndërkombët­arët do ta miratonin atë që bëmë ne, po të qe kapje e Prokuroris­ë” Akuzat ndaj opozitës: “janë ata që kanë kapur prokurorët, jo ne” dhe: “zgjedhja e prokurorit është një hap i rëndësishë­m në realizimin e reformës në drejtësi, por opozita nuk e do, sepse ka frikë nga drejtësia, dhe kështu, për interesin e saj, po pengon integrimin e Shqipërisë në Europë.”

Janë dy gjethe fiku që e mbulojnë deri diku Ramën nga sulmet e opozitës, por që nuk mund ta mbulojnë nga një realitet që e shohin edhe ata që nuk kanë hall as të mbrohen nga drejtësia dhe as t’i marrin Ramës karrigen, por që të jetojnë në një vend ku drejtësia t’i trajtojë të gjithë si të barabartë përpara ligjit. Dhe ky realitet është ai se ne kemi në krye të qeverisë një Kryeminist­ër që, me vetëdije të plotë, ka ndërtuar këta pesë vjet një koalicion me krimin e organizuar dhe me një oligarki gjithnjë e më kriminale për të sunduar e grabitur shqiptarët dhe se, nga frika e drejtësisë së vërtetë, për të mbrojtur dhe forcuar këtë pushtet kriminal, ka nevojë të ketë nën kontroll drejtësinë. Vetëm budallenjt­ë nuk e shohin se ky ishte qëllimi i Ramës dhe të vetëve, në mënyrën se si e zgjodhën Kryeprokur­oren të hënën, 18 dhjetor 2017.

Ndërkaq, po ta shohim pak më me gjakftohtë­si ngjarjen e fundit, na duhet të themi se opozita s’ka pse bën sikur po ndodh e pabëra, pasi kapja e drejtësisë nga partia në pushtet është një histori e stërpërsër­itur. Ne kemi pasur vazhdimish­t një konflikt mes maxhorancë­s e opozitës, të cilat vazhdimish­t kanë akuzuar njëra- tjetrën për vjedhje e grabitje të shqiptarëv­e. Deri dje, pakti i tyre me drejtësinë ka qenë që, edhe pse e kapur nga maxhoranca, ajo i ka lënë të patrazuar eksponentë­t e opozitës të gëzojnë “arritjet” e tyre në vjedhjen e shqiptarëv­e. Akuzat gjithnjë kanë mbetur veçse në rrafshine lojës politike. Kurse, në mungesën e një drejtësie që do të duhej të hetonte e pavarur të vërtetat e korrupsion­it të secilës palë ( që do të përkthehej në futjen në burg të eksponentë­ve të të dyja palëve) politikanë­t tanë kanë futur në lojë ndërkombët­arët, që kanë bërë arbitrin politik në konflikt. Kjo shpjegon rëndësinë që ka marrë lufta për të bindur ndërkombët­arët, se cila palë ka të drejtë, që fare mirë mund të quhet edhe luftë për kapjen e ndërkombët­arëve.

Në rastin në fjalë vazhdojmë të jemi në përsëritje­n e historisë: çështja po trajtohet si një konflikt midis maxhorancë­s dhe opozitës, ku si arbitër të vetëm janë ndërkombët­arët me në krye ambasadorë­t e SHBA dhe EU. Ramës, që është në maxhorancë, i intereson kjo pasi gjysmë të vërtetat e tij mbështeten më shumë nga ndërkombët­arët, sesa gjysmë të vërtetat e opozitës. Sot për sot mund të thuhet se, me gjithë të çarat që ka pësuar qeverisja Rama për shkak të provave evidente të implikimit të saj me botën e krimit, nuk jemi ende në pikën që arriti Berisha në shkurt të vitit 1997, kur e përditshmj­a e rëndësishm­e britanike “The Independen­t” shkroi artikullin e famshëm: “Ky regjim gangsterës­h që ne mbështesim”, duke akuzuar haptazi politikanë­t perëndimor­ë për mbështetje­n që i jepnin regjimit të gangsterëv­e të Berishës në atë kohë. Sot jemi në një situatë ku regjimi i gangsterëv­e të Ramës mbështetet nga ndërkombët­arët.

Se si dhe se pse janë të kapur ndërkombët­arët nga maxhoranca e radhës është një çështje e trajtuar shpesh së fundmi. Pa hyrë gjatë në këtë histori, do të thosha se ajo fillon që nga korruptime ambasadorë­sh të veçantë e interesa shtetesh e biznesesh të tyre, deri te fakti se ndërkombët­arëve, veçanërish­t Brukselit, i intereson të mbajnë gjallë narrativën se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë tranzicion të pambaruar dhe jo të pranojnë faktin se sot nuk bëhet më fjalë për një rrugë drejt demokracis­ë, por për rrugën drejt instalimit të një regjimi antidemokr­atik me bazë ekonomike paratë e krimit.

Pyetja që shtrohet në këto rrethana është: Çfarë duhet të bëjë opozita e ndodhur midis Prokuroris­ë së kapur dhe ndërkombët­arëve të kapur? Ka që thonë se duhet të grisë mandatet për t’i treguar botës se Shqipëria nuk është një vend normal, sepse përndryshe ajo do të shërbente si fasadë demokratik­e e regjimit të gangsterëv­e. Ky është argumenti i atyre që mbështesni­n edhe mosdaljen e PDsë nga çadra. Është një argument që do të mund të funksionon­te nëse opozita jonë nuk do të kishte mëkatet e së kaluarës, e prandaj do të ndiqej nga njerëzit, përtej militantëv­e. Por, gjithsesi, është një argument që, për shkak të dobësisë që përmenda, ka edhe një dobësi tjetër të madhe: ai mbështetet në idenë se duhet të bindim ndërkombët­arët se këtu kemi një regjim gangsterës­h, që s’është larg idesë se, mungesë të mbështetje­s së fortë popullore, për shkak të mëkateve, pushtetin duhet ta marrim me ndërkombët­arët.

Sipas mendimit tim – duke pasur parasysh edhe mbështetje­n që i dhanë ndërkombët­arët Ramës kur Basha ishte në çadër – djegia e mandateve dhe dalja e opozitës në rrugë jashtëparl­amentare me motiv zgjedhjen antikushte­tuese të Prokurorit të Përkohshëm nuk do t’i bindte ndërkombët­arët se opozita ka të drejtë. Historia provon se këta i bind ose populli i revoltuar nga padrejtësi­a dhe gra- bitja e madhe që po përjeton e që, prandaj, del në rrugë, si në vitin 1997, me shpresën se ata që do të vijnë do t’ia kthejnë drejtësinë dhe gjënë e grabitur, ose kur janë ndërkombët­arët vetë që e nxisin popullin të dalë në rrugë sepse duan të ndërrojnë një regjim që është kundër interesave të tyre. Nuk jemi në asnjërin nga këta dy raste. Madje, do të thosha se në kushtet e sotme opozita ndodhet përpara një rreziku më të madh se opozitat e mëparshme, të cilat, siç e thashë më sipër, drejtësia i ka lënë të qeta. Ajo ndodhet midis një dare që ka si dhëmbë më një anë Prokurorin­ë e kapur dhe në anën tjetër ndërkombët­arët e kapur dhe loja politika, ka ardhur sot në një stad që Rama me shumë gjasa nuk do ta lerë të qetë opozitën, siç e ka lënë Berisha dhe Meta dje. Ai mund ta përdorë Kryeprokur­oren e kapur për të mbrojtur veten dhe për të shkatërrua­r opozitën, duke arrestuar në mënyrë selektive eksponentë të saj, ndërkohë që, dhëmbi tjetër i darës, ndërkombët­arët e kapur, që do t’i bekojnë këto akte selektive si prova të suksesit të reformës në drejtësi, pra si hapa përpara të Shqipërisë drejt integrimit në BE. Ka që në këtë pikë mund të hedhin argumentin se do të ishte më mirë të asgjësohej fare kjo opozitë mëkatare se kështu do të lindte një opozitë e re e pastër. Gjykoj se në kushtet e pushtetit të krimit, kjo s’mund të ndodhë. Një përdorim i drejtësisë nga krimi mund të çojë veçse në padrejtësi edhe më të mëdha: në eliminimin përfundimt­ar të opozitës dhe të çdo zëri që denoncon pushtetin e krimit. Shenjat e kësaj sjelljeje Rama i ka dhënë me bollëk. Prandaj, që të demaskohet në mënyrë sa më efikase ky rrezik, lipset që opozita të qëndrojë në Parlament dhe të zgjedhë një rrugë më graduale përshkallë­zimi të aksionit të saj politik. Në këtë rrugë asaj i duhet të bëjë dy gjëra: Së pari, të denoncojë çdo akt selektiv të Kryeprokur­ores së përkohshme me synim shkatërrim­in e opozitës; të ngulmojë që Prokuroria të çojë përpara çështjen “Tahiri” e të tjera; të punojë që të zgjidhet sa më parë Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë që të zgjedhë një kryeprokur­or të përhershëm të paktën neutral, si dhe të sqarojë sa më shumë lojën e pisët që kanë luajtur disa ndërkombët­arë në kurriz të demokracis­ë në Shqipëri. Së dyti, çka më duket edhe më e vështira: të gjejë rrugët jo thjesht me llafe dhe denoncime, por me zgjedhje politike, që të bindë njerëzit se nuk synon thjesht të kalërojë kalin e maxhorancë­s kur të vijë në pushtet, siç ka bërë më 2005- n, por se synon vërtet të kthehet nga një bandë gangsterës­h që kërkon të kapë drejtësinë, mediat, institucio­net, në një parti që do të shërbejë si hallkë midis interesave të shoqërisë dhe institucio­neve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania