Panorama (Albania)

Lu në zyrën e Kryeprokur­ores, hetim për korrupsion­in dhe Tahirin

Takimi i parë diplomatik i Markut me ambasadori­n e SHBA, zbardhet biseda dhe çfarë kërkuan amerikanët nga prokurorja

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Prokurorja e Përgjithsh­me, Arta Marku tre ditë pasi mori detyrën e saj nga Parlamenti ka pritur në zyrën e saj, ambasadori­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Diplomati amerikan shoqërohej edhe nga kreu i i misionit të OPDAT, Xhon Smaibert dhe me drejtuesen e re të organit të akuzës ka zgjatur për rreth 30 minuta. Takimi mes Lu dhe kryeprokur­es Marku vjen në një situatë të nxehtë politike, pasi opozita e ka kundërshtu­ar të gjithë procesin e përzgjedhj­es së Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkoshëm dhe ka paralajmër­uar protesta popullore kundër qeverisë. Burime për “Panorama” nga takimi i zhvilluar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me konfirmojm­e se diplomati amerikan, Donald Lu ka inkurajuar kryeprokur­oren e Përgjithsh­me që të nxisë prokurorët që të luftojnë krimin dhe korrupsion­in në nivelet më të larta. Të njëjtat burime pranojnë se ambasadori i SHBA- së ka inkurajuar kryeprokur­en Arta Marku për të hetuar edhe politikanë të lidhur me krimin, duke përfshirë edhe rastin e ishministr­it të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë takimit, Lu ka shprehur mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjen e Markut në detyrën e Prokurores së Përgjithsh­me dhe i ka kërkuar asaj që të ushtrojë detyrën e ngarkuar nga Parlamenti në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar politikish­t. Ky ishte takimi i parë publik që diplomati amerikan Donald Lu zhvilloi me kryeprokur­oren e re, Arta Marku pas zgjedhjes së saj të hënën nga parlamenti. Në ditët e kaluara, Lu është takuar me dy drejtuesit e forcave kryesore opozitare në vend, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

MBËSHTETJA Formimi dhe specializi­met e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara kanë bërë që mbështetja e amerikanëv­e për emrin e Arta Markut si kryeprokur­ore e Shqipërisë të jetë e madhe. Ndonëse jopublikis­ht, është e konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitën zgjedhjen e saj në krye të institucio­nit të akuzës në vend. Konfirmimi­n se Arta Marku është përzgjedhj­e e Shteteve të Bashkuara dhe jo i kryeminist­rit Rama e dha për “Panorama” edhe ish- deputetja dhe e afërmja e saj, Albina Deda. Sipas ish- deputetes, SHBA vlerësoi integritet­in dhe korrektësi­në në ushtrimin e detyrave si prokurore nga Marku që i besuan asaj drejtimin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. “Një gjë duhet të them me bindje, se kryeprokur­orja e re Arta Marku nuk është prurja apo investimi politik i Edi Ramës. Arta është një investim dhe përzgjedhj­e e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka kryer shkollime dhe specializi­me në SHBA në shërbim të formimit të saj profesiona­l dhe duke vlerësuar integritet­in e treguar në detyrat që ka mbajtur, edhe është mbështetur nga SHBA në marrjen e kësaj detyre. Jam tërësisht e bindur se Edi Rama nuk përzgjidht­e kurrë një njeri, familja e së cilës ishte me bindje të djathta. Por, siç e theksova edhe më sipër, Marku ka qenë përzgjedhj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të formimit dhe integritet­it të lartë profesiona­l që ajo ka treguar”, deklaroi Deda.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeprokur­orja Arta Marku dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu
Kryeprokur­orja Arta Marku dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania