Panorama (Albania)

Të rruat Ramallahu dhe Erdogani, o Kryeminist­ri ynë!

- AGRON GJEKMARKAJ

Sot,Shqipëria, nëpërmjet përfaqësue­sit tonë në OKB, votoi kundër...

vendimit të SHBA- ve dhe Presidenti­t Trump për të njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit, me justifikim­in se qenkemi në një linjë me BE- në. Në fakt, sonte më shumë se kurrë jemi afruar me Ramallahun dhe sidomos Erdoganin. Në çdo rast tjetër, do të dukej e tepërt po të përsërisni­m atë që duhet ta mësojnë edhe fëmijët e porsalindu­r, që Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës ia dhanë SHBAtë; që shqiptarët në Maqedoni kanë shumë më tepër të drejta falë tyre; që jemi në NATO falë tyre, apo që Presidenti Uillson, me 14 pikat e tij, na shpëtoi nga shqyerja e fqinjëve. Po ashtu, duhet thënë me të madhe se krizat, shkundulli­mat, hingëllime­t dhe zuzaritë tona këto 27 vite i kanë frenuar pikërisht ata, me të dërguarit e posaçëm apo të përhershëm. Ëndrra jonë e madhe është Europa, prej së cilës na kanë ndarë, së pari, osmanët për pesëqind vjet, pikërisht paraardhës­it e sulltanit Erdogan, i cili po bërlyket si një Saladin i ri apo mbrojtësi i Palestinës, por interesi ynë kombëtar na thërret të jemi besnikë e luajalë, në radhë të parë me Amerikën. Nuk është i tepërt pohimi se në një Europë të paqartë për bashkimin e saj e shumë më të paqartë ndaj nesh, forcimi i miqësisë me SHBA- të veç e konsolidon marrëdhëni­en tonë me Brukselin. Ndihma e SHBA- ve vlen më shumë se të gjitha kinse reformat dhe arritjet tona hipokrite, sipas parimit haxhiqamil­ist “është hallall me rrejtë kaurrin”. Ne që jetojmë këtu, e dimë sa të vërteta i kemi reformat dhe arritjet. Askush nuk beson në asgjë. Motoja e çdo njeriu me pushtet është haja qenit, pija qenit. Ndaj qeveria jonë nuk duhet t’ia bënte këtë atentat popullit të vet. Kurrsesi nuk duhej ta godiste këtë romantizëm amerikan ndaj nesh. E për çfarë? Për një racion kadaif e bakllava më tepër nga Erdogani. Ne prej dekadash mburremi për ndihmën që u kemi dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë. E përsërisim këtë gjë deri në pështirosj­e... pa kursim, pa elegancë... me teprinë e natyrshme të një shoqërie që s’ka shumë për t’u mburrur. Ani, s’na vjen e keqja nga kjo mburrje. Por tani del sheshit se veçse trillanë e tepranë jemi, edhe të pabesë me Izraelin dhe sidomos me SHBA- të. Një fakt duhet pohuar, Izraeli është shtet demokratik dhe nuk dërgon sheikë me joshje speciale të këndellin shumëkënd në anët tona. Ndaj marrëdhëni­et me të janë sipërfaqës­ore, retorike... të ndalura... pa produkt. Diçka e fortë i pengon ato. Ndoshta është kjo shtysë që përcakton edhe votimin e sotëm në OKB. Një Shqipëri që voton kundër vetvetes. Ky akt nuk ndihmon për t’u ndier gjasme më shumë europianë, por u kujtoi amerikanëv­e se sa afër jemi në të vërtetë me Erdoganin dhe Ramallahun, po thuaj njësoj si në kohën kur Enver Hoxha priste me nderime Abu Xhihadin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania