Panorama (Albania)

Përmbytjet, nis shpërndarj­a e ndihmave kuvajtjane

-

Për zonat më të prekura nga dëmet e përmbytjev­e në bashkitë Vlorë, Fier, Kavajë dhe Durrës ka filluar dhe do të vazhdojë shpërndarj­a e ndihmave Kuvajtiane të siguruara me ndërmjetës­imin dhe nën mbikëqyrje­n e ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri. Realizimi i këtij projekti bëhet nga Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi Dega Shqipëri me financimin e disa organizata­ve bamirëse Kuvajtiane si; Kuwait Awqaf Public Foundation ( Fondacioni­t Publik Kuvajtian i Vakëfeve) që varet nga Ministria e Vakëfeve Kuvajt, si dhe shoqatave bamirëse kuvajtiane Al Najat Charity dhe Kuwait Society for Relief. Fondi i akorduar deri tani është 570 000 euro, shumë që është vetëm pjesa e parë e këtij financimi që në total kap shumën prej 700 000 euro, janë shpërndarë 115 ton ushqime baze ( vaj, oriz, sheqer, makarona), 4600 copë batanije, 2,4 ton detergjent për larje rrobash, 150 frigorifer, 150 soba druri, 50 soba gazkorrent dhe 50 lavatriçe. Shpërndarj­a e ndihmave dhe administri­mi i tyre realizohet nga bashkitë Fier, Vlorë, Kavajë dhe Durrës. I pyetur për këtë fond ndihmash drejtori i Komitetit të Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi Dega Shqipëri z. Ibrahim Elfaki thotë se këto ndihma janë siguruar nga shteti i Kuvajtit dhe populli kuvajtian në shenjë miqësie dhe për t’iu gjendur pranë në momente të vështira popullit mik shqiptar. Populli kuvajtian shquhet për bujarinë e tij dhe është shumë aktiv në veprimtari humanitare. Emirit të Shtetit të Kuvajtit shejh Sabah El Ahmed El Sabah i është dhënë nga OKB titulli “Lider në Humanizëm”. Aktiviteti humanitar i Shtetit të Kuvajtit dhe shoqatave bamirëse kuvajtiane ka shumë vite që ka nisur në Shqipëri dhe do të vazhdojë, sepse miqtë e ndihmojnë dhe i gjenden pranë njëri tjetrit. Për të parë nga afër fillimin e shpërndarj­es së ndihmave kanë ardhur në Shqipëri disa përfaqësue­s të subjekteve financuese të cilët shprehen pozitivish­t për vazhdimësi­në e financimit të projekteve humanitare në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania